Strategjia e re e BE për Ballkanin Perëndimor publikohet më 6 shkurt

Strategjia e re e BE për Ballkanin Perëndimor publikohet më 6 shkurt

16:31, 30/01/2018
A+ Aa A-

Kolegji i Komisionit Europian do të publikojë më 6 shkurt në Strasburg strategjinë e re për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kjo u bë e ditur nga Maja Kocijançiç, Zëdhënësja e Komisionit Europian, sipas të cilës kjo strategji nuk ka të bëjë vetëm me Malin e Zi dhe Serbinë, por me të gjitha vendet e rajonit.

Sipas Koçijançiç, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini do të prezantojnë strategjinë që ka marrë mbështetjen e presidentit të Komisionit Europian gjatë fjalimit të tij mbi situatën e Bashkimit Europian në shtator të vitit të shkuar.

Komisioni Europian ka pranuar që gjatë ditëve të fundit, liderë të rajonit të Ballkanit kanë përcjellë prurjet e tyre lidhur me këtë strategji në shkëmbimin që ata kanë patur me Komisionin Europian.

Në një intervistë për abcnews, Koçijançiç tha se nuk mund të konfirmonte prurjet e ndryshme, përgjigjjet dhe shkëmbimet që ka patur lidhur me këtë strategji .

“ Dua të theksoj sërish, se bëhet fjalë për një dokument të rëndësishëm që do do bëhet publik javën e ardhshme dhe është hapi i parë i rëndësishëm për axhendën e Ballkanit Perëndimor këtë vit, që përbën një prioritet për presidencën bullgare dhe Komisionin Europian. Ky hap do të vijohet nga publikimi i raporteve vjetore të progresit në prill dhe samitin për Ballkanin në Sofje në maj”, tha ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco