Kryemadhi-Ramës: Për karrigen ti shet gjithçka...

Kryemadhi-Ramës: Për karrigen ti shet gjithçka...

16:25, 30/01/2018
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, pas publimit të lajmit se në bisedimet mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias është rënë dakort për marrëveshjen me detin, duke i dhënë Greqisë 12 milje.

Kryemadhi akuzon Ramën se për karrigen e tij është i gatshëm të shesë gjithçka dhe se nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

“A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe”, shkruan Kryemadhi..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco