Aeroporti i Vlorës, Tabaku-ministrave: E keni mbajtur të fshehtë projektin

Aeroporti i Vlorës, Tabaku-ministrave: E keni mbajtur të fshehtë projektin

15:35, 30/01/2018
A+ Aa A-

Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua për aeroportin e Vlorës, deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se qeveria e ka mbajtur ne errësirë Kuvendin për këtë projekt.

Ajo theksoi se tentativa për te ndryshuar procedurën e prokurimit është shenjë e një interesi personal të qeverisë ndaj kompanive që kanë ofruar dëshirën për të ndërtuar këtë aeroport.

‘Në dijeninë time, në bazë të ligjit të koncesioneve ndërtimi aeroportit duhej t’i nënshtrohej ligjit për koncesione dhe rrjedhimisht procedurës koncesionare. Por kjo nuk ka ndodhur’, u shpreh Tabaku.

Ajo vuri në dukje se ligji për investimet strategjike nuk përcakton në asnjë pikë rastet kur investitori strategjik përjashtohet nga procedurat. Duke këmbëngulur në pavlefshmërinë e propozimit të qeverisë.

Sakaq në komision theksoi se baza ligjore ku është vendosur projektligji I propozuar është qesharake pasi as kushtetuta, as ligji për investimet strategjike nuk janë kolonat e tij.

Me sa duket, shtoi deputetja e PD, qeveria do të përdorë Kuvendin si një mburojë për abuzimet e saj në këtë koncesion.

Sipas saj qeveria jo vetëm po bën një investim qe nuk ka asnjë studim fizibiliteti por gjithashtu po thyen edhe Marrëveshjen për Zonën e Përbashkët Europiane të Aviacionit ECAA.

E cila detyron shtetet të mos ndërhyjnë me subvencione për të deformuar konkurrencën mes aeroporteve jo vetëm brenda vendit por edhe me aeroportet e tjera të rajonit, është shprehur Tabaku.

Me ndryshimet qe iu bene marreveshjes koncesionare me TIA pervec shtyrjes se afatit me dy vjet deri ne prill 2027, Vlora dhe Kukesi quhen “aeroporte te perjashtuar”,  qe do te thote se jane te vetmit qe mund te vihen ne perdorim ne nje rreze 100 km nga aeroporti i Tiranes “Nene Tereza”.

Ndryshe nga operimi i aeroportit te Kukesit qe nuk ka impakt ne zgjatjen e metejshme te afatit te koncesionit te aeroportit te Tiranes venia ne operim e aeroportit te Vlores do te ndikoje me zgjatjen me 0,5 vjet per cdo vit te mbetur nga koncesioni aktual deri ne vitin 2027.

Sikur punimet te fillojne ne qershor 2018 si pretendon kryeministri ky aeroport nuk mund te jete gati para vitit 2020 duke pasur parasysh kohen fizike per ndertimin dhe certifikimin e tij qe do te thote se shtesa per koncesionin e aeroportit Nene Tereza do te jete 3-3,5vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco