FOTO/ PD rezolutë në Kuvend, për votën kundër SHBA në OKB: Të rishikohet qëndrimi

FOTO/ PD rezolutë në Kuvend, për votën kundër SHBA në OKB: Të rishikohet qëndrimi

13:37, 29/01/2018
A+ Aa A-

Partia Demorkatike ka dorëzuar sot një rezolutë në Kuvend ku i kërkohet kreut, Gramoz Ruçit shqyrtimin dhe miratimin e saj.

Rezoluta bën fjalë për ‘Për ndryshimin e qëndrimit të mbajtur nga qeveria shqiptare mbi rezolutën për statusin e Jeruzalemit në OKB’.

PD kërkon zhvillimin e një debati në Kuvend për qëndrimet e papranueshme të qeverisë shqiptare në lidhje me votën ne OKB.

Kërkesë për mocion me debat  shoqëruar me Rezolutë:

REZOLUTA.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote.

Duke qene te vetedijshem per rolin e pa zevendesueshem qe ShBA luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon.

Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.

Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.

Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone.

Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme

Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.

Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez,  bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.

Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë  aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.

Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.

Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën "Per statusin e Jeruzalemit" te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve  aty, ShBA-se.

Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare.

Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

I kërkon qeverisë:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të  Organizatës së Bashkëpunimit Islamik  më 13 dhjetor 2017

Të rishikojë votën për rezolutën "Per statusin e Jeruzalemit" te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    sonja 29/01/2018 21:04

    Jam shume dakort per kete qe ka bere opzota, por me duket se nuk eshte momenti ky, te tjra probleme urgjente jane per tu zgjidhur, dhe jo kjo. Me duket se Luli po i bene lemsh gjerat, duke krijuar nje amulli dhe duke e coroditur popullin ne menyre qe ta largoj sa me shume nga PD-ja. Ne presim te diskutohet per ceshtjet tejet te nxehta, Luli i qan hallin Trampit. Lere Trampin Luli, se Trampi nepermjet Lu-s eshte me Ramen, nuk eshte me ty. Pra shume e kuptueshme per mua, te coroditet PD-ja sa me shume, qe asnjehere te mos vij ne pushtet. Luli eshte i futur nga sigurimi i shtetit ne PD, per ta shkaterruar ate. Ai po bene lojen e Rames.

    fery29/01/2018 18:28

    Edhe vota kunder SHBA dhe Rezollutes se Kongresit amerikan per shpalljen e Jerusalemit kryeqytet te Izraelit ne OKB , nuke eshte thjeshte nji vote kunder presidentit Trumph por , prapa kesaje vote qendojne forca te erreta nder shqiptsret qe kane per qellim amortizimin e mbeshtetjes amerikane se Shqipërisë dhe shqiptareve kudo qe ata jetojne .Per ironi , edhe ne Kosove ndodhen zhvillime te ulta te tentativa se terheqjes se ligjit te Gjykates Speciale , veprim i cili mund te konsiderohet i njejte me votimin e Shqipërisë kunder ne OKB .Dhe nese keto dy gjera analizohet nga pesha e tyre por edhe ne harkun kohor kure kane ndodhur realishte duhet cdokush te bie ne nji konkluzion se as njera dhe as tjetra nuke ndodhen rastesishte pse ndodhen ne te njejten kohe ngase , le te kuptohet se ne trojet ku jetojne shqiptaret , mbeturinat e komunizmit te shendruara ne ne pinjoll te sortosit kane ndikimin e tyre dhe jane ne top - forme te veprojne nga kater anet kunder shqiptareve .Qitja ne rend dite ne kuvendin e shtetit shqiptar votimin kunder Amerikes dhe presidentit Trumph do te ishte shume mire vetem nese ka qellim te sinqerte te gjetjes se shkakut se perse Shqipëria votoi kunder .Nese kjo tentative ka per qellim qe nepermes debatit te degradoje ky veprim kunder i Shqipërisë ateher votimi kunder ne OKB behet akoma me i rezikeshem per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ata jetojne

    shikohet29/01/2018 14:44

    Sa deklarate fallco, hipokrite, servile, mashtruese, e padrejte, diskriminuese per palestinen,deklarate e felliqur, puthadorese, e pandershme! Do kalojme direkt me Ramen, trim dhe burre e jo dhic si ju!

    Shto koment

    Denonco