Bushati merret në pyetje: Asgjë sekrete në dialogun  me Greqinë asgjë sekrete, statusi i varrezave sipas ...

Bushati merret në pyetje: Asgjë sekrete në dialogun me Greqinë asgjë sekrete, statusi i varrezave sipas ...

13:21, 29/01/2018
A+ Aa A-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka folur në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kuvend për dialogun me Greqinë.

Bushati u shpreh se në këtë pjesë asgjë nuk është sekrete dhe se duhet të jenë të hapur për një zgjidhje. Sipas tij çështjet me Greqinë kanë filluar para se Kryeministri Edi Rama të vinte në jetë.

 “Nuk ka asgjë sekrete, por më parë duhet të thoni nëse ka interes apo jo. Me dyer të mbyllura kam diskutuar në komisionin e politikës së jashtme. Unë jam gati që të flas për çdo çështje, por më parë duhet që të sigurohemi që të mos nxjerrin informacion të klasifikuar. Vura re që ka një mungesë qartësie për dialogun me fqinjin tonë. Shqipëria nuk është prishur nga negociata me Greqinë, jemi ulur në bisedime për të listuar të gjitha çështjet që për ne konsiderohen të hapura de kërkojnë një zgjidhje. Nuk ka filluar në Kretë dhe nuk ka Mbaruar në Korçë. Ky proces ka filluar në fundin e 2013-s dhe do të vazhdoj përsëri.

Listimi i çështjeve nuk ka qenë proces i lehtë, mjafton të kujtoni deklaratat që kanë bërë në vite drejtues të shtetit grek. Ne kemi vendosur me kolegun grek të ndërtojmë një mekanizëm dialogu që do evidentonte ato që quhen çështje të pambyllura. Ramë dakord që të dorëzonin një dokument të cilësuar si knowpaper.

Çështjet me Greqinë kanë ekzistuar para se të vinte Edi Rama ne jetë.  Për ne pika e nisjes së çështjeve që e kanë zanafillën tek lufta e dytë botërore ishte shfuqizimi i ligjit të luftës

Kam dëgjuar që thonë edhe ça se hiqet ligji i luftës. Ligji i luftës ka komponent politik sepse do përmirësojnë marrëdhëniet tona me Greqinë. Dhe ka një komponent ligjor që lidhet me pronat Për të arritur në këtë pikë ne kemi bërë jo pak punë. Për ne heqja e ligjit të luftës i ka të dyja segmentet politike dhe ata ligjorë. Shporta e luftës është e mbarsur me shumë keqkuptime. Përshëndes angazhimin e shtetit grek për të hequr ligjin e luftës sepse ne 2013 nuk njihej fare ligji i luftës.

 Pjesë e kësaj shporte janë edhe çështjet që lidhen me varrezat greke. Kjo është një marrëveshje e firmosur në vitin 2009, nën ndikimin e dy kryeministrave dhe nuk është atakuar nga asnjë prej institucioneve shqiptare. I kemi dëshmuar palës greke për të sjellë këtë marrëveshje në norma europiane.

Përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi kanë shumë autoritet vendore. I gjithë ky proces do të mbyllet bashkërisht mes ekspertëve grekë dhe atyre shqiptarë. Me palën greke kemi diskutuar edhe për shportën e dytë, për çështje të aktualitetit.

Ju nuk keni thënë gjë çfarë po behet me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Po ashtu përsa i përket njohjes së patentave e kemi vendosur në tryezë për ta zgjidhur me palën greke.  Sot vazhdojnë diskutimet mes ekspertëve për të mbyllur këtë marrëveshje.

Për tekset shkollore është ngritur një komision i përbashkët pune për të përshtatur me standardin e këshillit të Europës.

Me Greqinë ende nuk kemi përfunduar çështjen e regjimit kufitar, qoftë në tokë, qoftë në det

Marrim çështjen e detit, për marrëveshjen e 2009 flet mirë vetëm Sali Berisha.  Për sa kohë Gjykata Kushtetuese ka folur për këtë çështje ky është perimetri mbi të cilin operon çdo qeveri. Unë kam informuar presidentin e republikës para takimit për hapat qe mund të rimerren me Greqinë.

Po në këtë prizëm kemi hapur një kantier të ri pune me Greqinë.

Një çështje tjetër është çështja çame. E para ne shprehëm angazhimin tonë të palëkundur për mosndryshimin e kufijve. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim për ndryshimin e kufijve. Dënojmë çdo qëndrim që flet për ndryshim të kufinjëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco