LSI: Protesta madhështore e 27 janarit, vetëm fillimi për largimin e Edi Ramës

LSI: Protesta madhështore e 27 janarit, vetëm fillimi për largimin e Edi Ramës

12:38, 29/01/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se "protesta jonë sapo ka nisur dhe është vetëm beteja e parë për rrëzimin e pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës."

Nga selia e LSI, Kryemadhi foli për protestën e opozitës më 27 Janar, të cilën e cilësoi si madhështore.

Ajo falenderoi punonjësit e Policisë që nuk u bënë pre e provokimeve dhe dënoi ato segmente të Policisë që tentuan të intimidonin protestuesit duke i mbajtur me orë të tëra në kthim.

"Kjo protestë madhështore nuk ishte parë në 27 vite në bulevardin "Dëshmorët e Kombit, - theksoi kryetarja e LSI-së. -  Falenderoj të gjithë oganizatorët. Protesta e 27 janarit nuk është thjesht një parakalim para godinës ku gatuhet krimi por për t’i treguar Edi Ramës se protesta sapo ka filluar dhe se është beteja e gjithë popullit shqiptar kundër pabarazisë, mungesës së vendeve të punës, emigracionit, kundër kësaj klike që po e varfëron.

Protesta e ditës së shtunë është fillimi sepse axhendën e opozitës tani e bëjnë shqiptarët dhe ata nuk do ndalen deri në largimin e Ramës. Shqiptarët e kanë vrarë frikën që Edi Rama instaloi duke blerë votën me paratë e drogës. Ata kuptuan se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama dhe krimi i organizuar."

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco