NewEuropë akuza Mogherinit dhe Vlahutin: Omertà është një vlerë tipike italiane

NewEuropë akuza Mogherinit dhe Vlahutin: Omertà është një vlerë tipike italiane

12:04, 29/01/2018
A+ Aa A-

Kassandra e kishte harruar (pothuajse) krejtësisht Shkëlqesinë e Saj Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Ndoshta e mbani mend zonjën që përfaqëson Bashkimin Evropian në Shqipëri-emëruar nga Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Politikën e Jashtme Federica Mogherini-e cila bleu një shtëpi me çmim disi të tepruar në Tiranë për të shërbyer si rezidencë për Ambasadorin e BE.

Shtëpia u kushtoi taksapaguesve evropianë rreth një milion euro më tepër nga sa duhej të kishte kushtuar. Pasi New Europe gërmoi për këtë çështje, Parlamenti Evropian u interesua për të dhe kreu i Komitetit të Kontrollit të Buxhetit i bëri një seri pyetjesh Federica Mogherinit dhe Shërbimit të Jashtëm (EEAS), duke marrë përgjigje të paqarta.

Dukej që EEAS po mbulonte të gjitha bëmat e Përfaqësisë së tij. Kassandra nuk e mësoi kurrë pse, por duhet të ketë ndonjë arsye. Megjithatë, megjithëse ishte temë interesante, ne e ndaluam raportimin në pritje të një zgjidhjeje politike, për të parë nëse Mogherini do ta transferonte Vlahutinin, por ajo e mban ende në Tiranë dhe kjo është shumë interesante.

Sidomos për shkak se gabime si këto mund t’i kushtojnë shtrenjtë dikujt kur është gati për të hedhur hapin tjetër në karrierën politike.

Për momentin, po ju tregojmë një përrallë shumë edukative, një nga të preferuarat e Kassandrës.

Një herë e një kohë, një zog i vogël ishte ulur në skaj të folesë, duke parë e admiruar zogjtë e tjerë që fluturonin aty pranë. Të nesërmen në mëngjes, zogu i vogël mblodhi të gjitha forcat dhe plot besim kërceu jashtë folesë në përpjekje për të fluturuar. I tërhequr si gur nga graviteti, zogu përfundoi përtokë. E kuptoni që ai ende nuk kishte pendë.

Ishte fillim dhjetori, kishte rënë bora e parë dhe zogu po ngrinte nga i ftohti, kur për fat aty kaloi një lopë, që për pak sa nuk e shkeli. Lopa bëri një bajgë të madhe të ngrohtë, e cila e mbuloi zogun e bërë akull. Ngrohtësia e bajgës e shpëtoi zogun e vogël nga vdekja e sigurt.

I lumtur që shpëtoi, zogu i vogël nxoru kokën nga bajga që po forcohej dhe nisi të cicëronte gjithë gëzim. Një shqiponjë që fluturonte aty e dëgjoi zogun dhe u zhyt në pikiatë, e kapi zogun me sqep, duke e copëtuar në çast. Fundi i përrallës.

Tre mësime.

Një.

Kur nuk ke vetë krahë, mos fluturo.

Dy.

Kushdo që të mbulon “me mut”, jo domosdoshmërisht është armiku yt dhe kushdo që të nxjerr nuk është domosdoshmërisht miku yt.

Tre.

Kur je i zhytur “në mut”, mbaje gojën mbyllur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery29/01/2018 16:03

Ne te provonte Mogerini ta emronte kroaten Rromana ne Maqedoni psh.Ajo ne Shkup. s do te mund te qendronte as 4 jave por , shyqyr zotit , ne Shqiperi i mbushi 4 vite e ca , ia ndertoi asaje dhe te derguareve qe do te vijne pase romanse BE nji ville ne Lagjen e Vipave ne Tirane, ani pse fatura e ciles u doli nja 1.5 miljon € me e ftyre se sa do te duhej te ishte , s ka dert , Romana ka me kend ti ndaje ate teprice parash te shqiptareve budallej ... Mjafton shqiptaret ti lesho pake me shume ne pushtet dhe bene me ta cfare te done qejfi sepse , nga e kaluara pra , nga koha e Mbreterise Serbo- Kroato - Sllovene te paret e Romanes kane eksperienca me ambicijet e smura te shqiptareve per pushtet dhe per te qene dikush sepse , Romanes kete dobesi gjenetike te shqiptareve ia ka treguar gjyshi ose stergjyshi i saje , mase edhe gjyshi i Vuciqit ne Beograd kure ishte zv.ambasadore e Kroacise ne Serbi .Ajo e di se shqiptaret kolektivishte nuke jane shquar per ndonji dhunti te jashtezakoneshme perveq ambicjeve patologjike per pushtet dhe ,erdhi koha , o tani o kurre , me u pasurue ne kuriz te shqiptareve ahmaka e batakqij te vendit te tyre ...kaq

Daj Jaku29/01/2018 13:11

Artikull shumë domethënës. Omerta (heshtja e detyruar) është "vlerë" (antivlerë) tipike mafioze, edhe italiane, edhe shqiptare, kryesisht komuniste, plumb ballit për fjalë goje. Por artikulli nuk ka përmendur të tjera "vlera" (antivlera) që karakterizon këto dy "zonja". Janë të dyja baxhella, prostituta di alto bordo, përfaqsuese tipike sorosiane të "shoqërisë së hapur", me shalë hapur e këmbë përpjetë. Korrupsioni i "li-derrave globalë" është një tjetër "vlerë" që promovohet nga këta plehra të ngritura në fu-qi nga e majta e re e Sorosit ( vështroni multimiljarderët Klinton, Tony Blair etj etj, me tonelata, nga li-derrat e majtë, që janë pasuruar vetëm nëpërmjet pushtetit).

Shto koment

Denonco