Basha në Bruksel në takimin e PPE, bisedime me përfaqësues të lartë politikë

Basha në Bruksel në takimin e PPE, bisedime me përfaqësues të lartë politikë

11:46, 29/01/2018
A+ Aa A-

Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, zhvillohet sot në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike ku do të ketë takohet me përfaqësues të lartë të politikës europiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dino29/01/2018 12:10

ti je shpres per popullin kemi besim te ju Basha duam nje vend si gjith europa

fari29/01/2018 12:09

je nje lider me ide europiane dhe rinia eshte me ju per nje vend me te mir dhe europian

Shto koment

Denonco