Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Jehonë protestës së opozitës. Televizioni më i madh gjerman: Shqipëria, Kolumbia e Europës

Jehonë protestës së opozitës. Televizioni më i madh gjerman: Shqipëria, Kolumbia e Europës

11:10, 29/01/2018
A+ Aa A-

Televizioni më i madh në Gjermani, ARD i ka kushtuar një kronikë të veçantë dhe të gjatë protestës së mbajtur në Shqipëri ditën e shtunë.

Në edicionin kryesore të lajmeve në ARD, ‘Tagesschau’ që është edhe më i ndjekuri në Gjermani ka thënë dje se, dhjetëra mijëra shqiptarë dolën në rrugë kundër qeverisë së Shqipërisë që e ka kthyer vendin në ‘Kolumbinë e Europës’.

Ja kronika e plotë e ARD për protestën e opozitës në Tiranë:

Dhjetëra Mijëra protestuan në Tiranë kundër qeverisë së Edi Rama - duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Shqipëria shpreson që këtë vit të ketë hapjen e negociatave për pranimin në BE.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetin shqiptar Tiranën në protestë kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës. Demonstruesit akuzuan kryeministrin dhe ministrat e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, i cili është konfirmuar në detyrë në zgjedhjet e qershorit.

Image

Shqipëria-Kolumbia e Evropës

Tubimi u organizua nga partitë e opozitës. Ata akuzojnë qeverinë e Ramës se ka bërë marrëveshje fitimprurëse me trafikantët shqiptarë të kanabisit. ‘Rama e ka bërë Shqipërinë shtëpinë e krimit të organizuar dhe drogës,’ - tha udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij për pjesëmarrësit. ‘Ai duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për zgjedhje të reja’.

Për disa muaj, janë duke u zhvilluar hetime për kontakte të mundshme të Saimir Tahirit me një rrjet ndërkombëtar të tregtimit të kanabisit. Shqipëria konsiderohet të jetë një nga vendet më të korruptuara dhe quhet "Kolumbia e Evropës" për shkak të kultivimit ende të përhapur të kanabisit.

Rama shpreson për hapjen e negociatave

Edi Rama i refuzon të gjitha akuzat. Pak ditë më parë, ai i kërkoi opozitës të mos përdorë protestat për të prishur hapjen e negociatave të pranimit me BE. Rama shpreson të fillojë bisedimet këtë vit.

Me insistimin e BE, në vitin 2016 vendi kaloi një reformë gjyqësore që synonte ndalimin e korrupsionit të gjerë dhe krimit të organizuar. Vendi 2.9 milionë banorë është një nga më të varfërit në Evropë.

Për dekada, Socialistët dhe Demokratët kanë luftuar me njëri-tjetrin në vendin e që është anëtar i NATO-s. Zgjedhjet parlamentare të qershorit u bënë të mundura vetëm pas ndërmjetësimit intensiv mes SHBA dhe BE. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/01/2018 19:18

Për komentuesin e sipërm. O shoku Krist! Një kilometër gjatësi me 40 m gjërësi të bulevardit, bëjnë 40 mijë metra katrorë, sikur 1 person për metër katror të kish qenë, bëjnë 40 mijë njerëz. Ti o shoku duhet ta dish që në tubime rrijnë mesatatisht 3 deri 4 persona në 1 metër katror. Por edhe sikur 10 mijë të ishin, pak të duken ty? EDrama në 21 Janarin famëkeq nxorri gjithsej 500 vetë me pagesë nga 50 mijë lekë të vjetra (të filmuar duke marrë lekët), të cilët sulmuan Godinën e Pushtetit (ku sot mbretëron vetë), si dhe policinë me gurët e trotuareve, ndodhi ajo që ndodhi. Sebepi ishte i videos ku ministri i LSI i jepte 700 mijë € në zyrë Ilir Metës. 863 mijë € të Sajmir Tahirit u kapën në makinë, hiçgjë ndodhi. Si thua o Krist? Ndërsa për atë thënien tënde se dy gazeta gjermane thonë dy gjëra të ndryshme për të njejtin fakt dhe duhet denoncuar, ke harruar se EDrama yt gënjen 10 herë brenda javës pa pikë turpi për të njejtin argument dhe ti nuk je shqetsuar aspak. Vetëm për SajQorrin nga dru i shtrembër në mbrojtje stoike në pardhament, brenda ditës. Cili nga këto EDramë duhet denoncuar? Dhe rastet e tilla janë me mijra. Krist, gjej ndonjë mënyrë më të respektuar për të marrë rrogën, ose ndërro emrin.

Krist29/01/2018 16:26

Ky televizioni gjerman,nuk e paska lexuar deklaraten e D Veles,se ne protesten e 27 janarit,nuk ishin me shune se 8 deri 10 mije protestues?Tani,kush nga keta thote te verteten?Ai qe ka mashtruar,duhet te denohet,ose se paku te demaskohet,po nga mediat shqiptare.

ervin29/01/2018 11:41

populli eshte ne nje gjendje kritike ska buk te haj ky del ne tv dhe tallet nje kokker ordineri mafioz dhe hajdut po do japesh llogari per keto te keqia qe po u ben njerzve

dajana29/01/2018 11:17

jemi vendi me i varfer ne europ na i ka ber evin rama vendin si pron te vet

Laura29/01/2018 11:16

Shqiperia dhe pak dhe behet konkurenti kryesor i kolumbis

Shto koment

Denonco