VIDEO-FOTO/ ‘Unë jam Ilir Beqaj’. Hajde suksese në jetë’. Ja se si ministri shkarkoi vartësin në Tropojë

VIDEO-FOTO/ ‘Unë jam Ilir Beqaj’. Hajde suksese në jetë’. Ja se si ministri shkarkoi vartësin në Tropojë

20:42, 16/11/2016
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkarkuar përmes telefonit drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hajdarmataj.

Sipas audio-regjistrimit të denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, dëgjohet biseda e ministrit Ilir Beqaj me vartësin në Tropojë, Hajrdarmataj.

Ky i fundit është shkarkuar nga detyra sepse nuk shkoi në një mbledhje të Partisë Socialiste në Tropojë përpara disa muajsh. Beqaj ka qenë i deleguar i PS në Tropojë.

Beqaj ka qenë i deleguar i PS në Tropojë dhe mosprezenca e Hajdarmataj në mbledhjen e partisë kishte nervozuar ministrin e Shëndetësisë. Ky i fundit i kërkonte llogari nga telefoni përse nuk kishte shkuar në mbledhje dhe përse nuk kishte njoftuar që do të mungonte.

Pasi ish-kreu i Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë argumentoi se mungoi për arsye personale, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e mbyll bisedën duke i thënë “suksese në jetë”./SYRI.net/

BISEDA:

Drejtori– Alo!

Ministri – Alo!

Drejtori – Po. Përshëndetje!
Ministri –  …… ?
Drejtori – Po.
Ministri – Unë jam Ilir Beqaj.
Drejtori – Po. Po ministër!
Ministri – Pse s’erdhe sot në mbledhje në 10 e gjys?
Drejtori – Si?
Ministri – Nga ora 10 e gjys, pse nuk erdhe në mbledhje të Asamblesë të zgjeruar?
Drejtori – Nuk erdha në mbledhje të Asamblesë?
Ministri – Po.
Drejtori – Nuk mujta me ardh, pata probleme.
Ministri – Pse? Pse s’erdhe?
Drejtori – Pata arsye të miat, personale.
Ministri – Pse nuk më njoftove para mbledhjes, që nuk vij dot?
Drejtori – Si?
Ministri – Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes, që nuk vij dot në mbledhje?
Drejtori – Po nuk kisha ndonjë pikë kontakti me juve z.ministër. Nuk më keni njoftue.
Ministri – Nuk e ndjeje, që duhet të vije sot në mbledhjen e Asamblesë?
Drejtori – Po nuk ë… Nuk kisha mundësi, që të tregoja ty. Mu më ka njoftue ish-kryetari, që ka qenë ……………. dhe ato i kam njoftu, që s’vij.
Ministri – Po pse më gënjen mu? Pse s’më njoftove që s’vij?
Drejtori – Po si të të njoftoj unë ty? Se s’kisha si të njoftoj. Për car me të njoftue?
Ministri – Si jo? Jam i delegumi. Ti e di, që jam i delegumi i partisë.
Drejtori – E di. E di unë, që je i delegumi, po s’kisha si të njoftoj.
Ministri – Po pra!
Drejtori – Ti nuk më njoftove.
Ministri -……..
Drejtori – Ti z.ministër nuk më njoftove për mbledhje! Nuk e mendova, që mund të njoftoja ty.
Ministri – Mirë, dakord. Hajde! Të uroj suksese në jetë atëhere!
Drejtori – Z. ministër!
Ministri – Urdhëro!
Drejtori – Po, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste?
Ministri – Unë po të them, të uroj suksese në jetë!
Drejtori – Si në jetë o?  C’a është kjo? Se s’e kuptoj për c’a po më thu kështu?
Ministri – Kuptoje si të dush!
Drejtori – Si kuptoje si të dush ? O z.ministër… 
Ministri – Si të dush. Si të dush.
Drejtori – Z.Ministër, ne jemi njerëz të sakrificës, që ia kemi bo 8 vjet mundin të Partisë Socialiste në Tropojë.
Ministri – Je…
Drejtori – Në kushte të Sali Berishës z. ministër. 
Ministri – Je njeri i përgjegjshëm, e kupton. 
Drejtori – Unë jam shumë i përgjegjshëm dhe jam njeri shumë me parime. Jam njeri shumë I drejtë, por ia kemi bo mundin e djersën Partisë Socialiste. Dhe jo me ardh njerëz, njerëz, që na kanë sulmu me armë. Na kanë sulmu me armë në kohën e… kur kemi qenë ne në pushtet në 2000. Dhe janë dhe të filmume z.Ministër.
Ministri – Po ta përsëris, të uroj suksese në jetë!
Drejtori – Z. Ministër, po nuk është…, nuk po më vjen mirë me ma thanë, se ne jemi bashkë për një qëllim.
Ministri – Kurse mu më vjen shumë më keq, që ti s’ke njoftu, që s’vjen dot në mbledhje.
Drejtori – Une të kam njoftu. Të kam hy në zyrë edhe të kam than dhe ta kam cu dhe e-mailin. Dhe firmën e katërdhet (40) personave.
Ministri – Dhe unë të kam thon, më vjen shumë keq, që pse s’më njoftove, që s’vij dot në mbledhje.
Drejtori – Po une të kam thanë mo, ta kemi cu e-mailin. Unë të kam taku, unë jam shumë serioz mo burrë. Unë të kam ardh, të kam taku në zyrë o z.ministër. Unë të kam sqarue z. Ministër, të kam sqarue, të kam ardh në zyrë.
Ministri – Unë për fatin tënd të keq, për fatin tënd të keq…
Drejtori – Po, po. Alo!
Ministri – Unë për fatin tënd të keq kam dy marrëdhënie me ty: edhe i delegum edhe ministri. Apo jo? Për shumicën e njerëzve jam thjesht si i delegum, për ty jam dhe ministër.
Drejtori – Po je dhe ministër dhe unë të respektoj 100% dhe Partinë Socialiste nuk e devijoj asnjë minutë, Partinë Socialiste.
Ministri – Po të më respektoje mu…
Drejtori – As statusin. Unë të repektoj ty dhe të kam ardh të kam kërkue. T’u kam lut njëherë si njeri, t’u kam lut si anëtar partie.
Ministri – Edhe njëherë, mund të më thoje për arsye, që s’ti them dot, sot nuk vij dot. Kaq doja prej teje unë. Nuk vij dot.
Drejtori – Nuk e pava të arsyeshme, se do të kisha njoftu. Unë të kam ardh, të kam… në zyrë. 
Ministri – A, pikërisht!
Drejtori – Unë ta kam cu e-mailin e arsyes që…
Ministri – Pikërisht pra, m.q.s. e thu vetë, që nuk e shef të arsyeshme, duket se gënjen. Hajde mirupafshim!


 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco