Arian Galdini, Zhejit: Ke axhendë të fëlliqur. S’të ndjek kurrë më

Arian Galdini, Zhejit: Ke axhendë të fëlliqur. S’të ndjek kurrë më

14:05, 17/01/2018

Emisioni i fundit i Artur Zhejit ka sjellë sot reagimin e Arian Galdinit.

Pjesëmarrës në politikën e ditës dhe pedagog, Galdini ka akuzuar Zhejin se ka një axhendë të fëlliqur të emisionit të tij dhe nuk ka për ta ndjekur më ndonjëherë.

Ja çfarë shkruan Arian Galdini në Facebook:

Vetëm Artur Zheji mund të bëjë bashkë një temë të pakuptimte, një axhendë të fëlliqët dhe një panel me injorantë të cilët plot kurajo hyjnë me çizmet e tyre të ndyra në territore që as i njohin fare....

Hera e parë që e ndoqa Zhejin dhe uroj të mos kem më fare ngasje për ta parë më herë tjetër....

Kot së koti...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi18/01/2018 21:28

Kur ska cipe Si do kete turp Ju flet Maskva Ja ka nxjerre te tera ne shesh ai As skuqet as sverdhet e therret ne emision.

Qazim 18/01/2018 01:07

Është shumë e thjeshtë; qeveritarë nuk guxojnë të vijnë të debatojnë për këto tema sepse kanë shumë kusure edhe antiligjore (si mbulimi i Skënderbeut në shesh gjatë vizitave të qeveritarëve turq dhe plot skandaleve tjera) antikushtetuese dhe nuk ua mbanë të deklarohen siç mendojnë vet por si e do kryeministri dhe po përmende erdoganin je i mbaruar. Antishqiptarë dhe i dënueshëm është qëndrimi i yazeci dhe i atyre që qëllimisht shtrëmbërojnë të vërtetën. Yazeci dhe mercenarë si ai mediat serioze nuk duhet t'i ftojnë. përkundrazi duhet t'i denoncojnë për misionin e tyre antishqiptar. Kastriot Myftaraj ka thënë dhe thot gjithmonë të vërtetën

AROME PERCARJE FETARE17/01/2018 16:18

Jo o Qazim vella, nuk po themi qe Mirditoret paskan apo nuk paskan te drejte. Le ta gjykoje populli. Perse Zheji nuk therret qeverine me panel gazetaresh ta bejne per uje te ftohte. Perse ligji duhet te jete ne doren e popullit. Perse ky Myftaraj apo dhe ky Jazexhiu duhet te shfaqen ne ate lloj forme, sidomos ky myftaraj qe shume here ka ofenduar shume Myslimanet Shqiptare dhe fene Islame ne pergjithesi. Dihet qe extremet nuk ndajne vetem familjet dhe komunitete por kontinente, shtete dhe mundet dhe planete. Keshtu vella Qazim qe harmonia eshte e shenjte dhe shume e shtrejte per shqiptaret. Pastaj per mirditoret, malesoret, jugoret apo ku di une duhen te trajtohen tema qellimisht per rolin e tyre. Ky Zheji dhe Myftaraj ishin ne nje mendje kur thonin mbreme Je suis Mirditor ce soir dhe ky I fundit do vriska Erdoganin. Po pse jemi kaq te mbyllur more aman. Ne serbi Dacic I kendoi kengen e Osman Agait per shume investime, kurse Mirditoret ( mbase me te drejte) nuk lejuan nje simbolike per gjithe ate veper madhore. Po turpi eshte per Zhejin sidomos, qe sulmon shume here Myslimanet nese jane shqiptare ao jo. MYSIMANET SHQIPTARE JAN ME VITE DRITE ME SHQIPTARE SE ZHEJI TE PAKTEN. UNE NUK DO LEJOJA ASNJE DJAL NENE NE KETE TRUALL TE THOTE QE ESHTE ME SHQITARENGA MUA. Leku eshte I keq.

krasasi tp17/01/2018 16:04

Profesor Galdini e kuptove me ne fund, qe z.Rama ka te drejte qe i quan gazetaret dhe analistet "kazan".Keta te kazanit te Zhejit jane ball kazani, por jo injorant.Keta jane as me shume e as me pak, por fondamentalist.Me siguri qe paguen.Promovojne ndasite dhe percarjen fetare, ne vend te harmonise dhe mirekuptimit qe egziston jo vetem ne popull, por edhe ne institucionet e kultit.Veting per pasurite e te gjitheve pjesemarresve ne panel dhe atyre te perfshire me "korespodence"ne debat.

Qazim 17/01/2018 15:47

Ku është urrejtja fetare këtu? Vetëdije kombëtare po. Gabimi ishte ftesa e xhihadistit jazexhi (yazeci) që duhet të ishte i burgosur me kohë. Kjo ndyrësirë paguhet që çdo gjë ta paraqes ,,konflikt" fetar. Veprimi i mirditorëve është shembull si ruhen vlerat e një kombi. Sa për fetë, në Shqipëri nuk pjerdh njeri.

astrit17/01/2018 14:59

Me aq sa e pashe emisionin e Zheit, me vinte turp per injorancen apo e thene osmanisht (xhahillikun e autorit te ketij emisioni) Ne mejhanet tona kur avujt e rakise mbreterojne jane ku e ku me kete palo emision qe beri Zhei. Muhabet caracash!

AROME PERCARJE FETARE17/01/2018 14:46

Turp o Artur Zheji dhe haram e pac me gjithe ate lloj pise qe po ben. Edhe nese ka ndonje urrejtje fetare te stisur nga tipa si ti dhe anash teje te sponsorizuar nga qarqe anti-shqiptare te rrezikshme, ti asesi nuk duhesh te pakten te thoje Je suis Mirditor ce soir. I jep shume hapesire nje INJORANTI DHE NJE VIRUSI ANTI-KOMBETAR SI Myfraraj, Nese je nj ordoks I I lindur nga nje nene Myslimane gjakovare, mbaje, nuk na ben xheloz por mos u pompo zotrote dhe mos bej misionarin. Dava plehrash, vetem per te rritur audiencen cfare nuk beni.

Shto koment