Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Vdekja e foshnjave në maternitet, reagon Bardh Spahia: Jam i zhgënjyer...

Vdekja e foshnjave në maternitet, reagon Bardh Spahia: Jam i zhgënjyer...

19:24, 12/01/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas replikave të maternitetit “Koço Gliozheni”, që iu përgjigj një denoncimi të mëparshëm të ish zv/ministrit të Shëndetësisë, lidhur me vdekjen e foshnjave në këtë maternitet ditët e fundit.

Spahia denoncoi dje një situatë të rëndë që, sipas tij po ndodhte te Materniteti i ri, ku bëhet fjalë për vdekjen e 10 fëmijëve të sapolindur, brenda 10 ditëve të muajit që sapo kemi nisur.

Materniteti “Koço Gliozheni” reagoi duke hedhur poshtë akuzat e deputetit të PD, Bardh Spahia. Përmes një deklarate për mediat, “Koço Gliozheni” sqaroi se janë tetë raste muajt e fundit të lindur me anomali të rënda shëndetësore, të cilët nuk kanë mbijetuar, dhe jo për mungesë të inkubatorëve.

Por, deputeti i Partisë Demokratike në një status në Facebook shprehet i zhgënjyer me reagimin e maternitet. Ai shprehet se reagimi për rastin konkret duket artificial, “nuk sqaron por përkundrazi tenton të hedhë mjegull dhe konfirmon situatën katastrofale të sistemit shëndetësor”.

Reagimi

“Shqiptaret u njohen me nje realitet te dhimbshem, me nje numer te frikshem vdekjesh neonatale ne mes te Tiranes. E prisja ekzaktesisht ate lloj reagimi nga drejtuesit, ishte ashtu sic eshte vete ‘rilindja’, e papergjegjshme, mashtruese, cinike, siperfaqesore dhe per fat te keq per shume kend vrastare. Nje sistem komplet i centralizuar ne te cilin edhe kur konstatohen problemet apo ankesat e mjekeve dhe pacienteve reagimi nga ministria mungon fare, eshte i percipte apo me keq akoma tenton te mbuloje me ane te propagandes keto probleme.

Por mungesa e vendeve te oksigjenimit per neonatet nuk eshte i vetmi problem apo e vetmja mungese. Ne qendren e gruas jane vetem 2 Echo te vjeteruara qe datojne ne vitet 2005-2006, pa cilesi imazhesh te cilat perdoren edhe per urgjencen. Te gjitheve na kujtohet episodi i dhimbshem i humbjes se shtatzanes ne shtator 2016. Problem tjeter madhor eshte raporti numer bebesh/ numer personeli qe kujdesen.

Ka pasur largime te disa mjekeve nga ky maternitet per te punuar jashte vendit apo dhe ne sistemin privat, madje dhe te mjekeve mjaft te kualifikuar e me eksperience. Kjo e ben alarmante situaten nderkohe qe vijon mospergjigja e ministrise per mangesite e sherbimit. Nderkohe reagimi per rastin konkret duket artificial, nuk sqaron por perkundrazi tenton te hedhe mjergull dhe konfirmon situaten katastrofale te sistemit shendetesor madje per kete ne menyre shume diabolike fajin kerkon ta hedh tek mjeket duke ju referuar perkushtimit te tyre, perkushtim dhe sakrifice e cila nuk eshte vene ne diskutim asnjehere.

Cfare ndodhi ne kete fillim janari qe u shtuan kaq shume anomalite e organeve tek te porsalindurit, dhe qe u rrit kaq shume vdekshmeria neonatale? Nje gje eshte e sigurte, kjo eshte nje situate e tmerrshme e pa degjuar me pare, heshtja apo mbulimi i te ciles perben nje akt kriminal. Dhe pergjegjesi per kete mban Edvin Rama me qeverine e tij te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit edhe atehere kur behet fjale per jete te pafajshme", shprehet Spahia në regimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco