Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar në rrjetet sociale një video, sipas të cilit tregohet se Kryeministri Edi Rama e urren integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas Vasilit, ai do që ta gremisë Shqipërinë në Lindje drejt realitetesh, që ajo nuk i ka dashur kurrë.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Ja prova me zë e figurë që Kryeministri urren integrimin në BE.
Kryeministri e urren integrimin europian të Shqipërisë.
Një pjese e medias dhe analistëve të kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojne dhe komentojnë dëshminë e këtij hapi të tmerrshem të kryeministrit në Bruksel kundra të ardhmes europiane të vendit.
Ai do që ta gremisë Shqipërinë në Lindje drejt realitetesh, që ajo nuk i ka dashur kurrë.
Po jua vë në dispozicion ta dëgjoni vetë me zë dhe me figurë këtë kryeministër të paskrupullt, që flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shumë integrimin.
Pas kësaj dëshmije çdo shqiptar duhet ta përbuzë këtë kryeministër mashtrues dhe hipokrit, që për ca miliona të pista e të nxira, që dalin nga kanale të felliqura, e shet Shqipërinë pa u menduar dy herë.
Shiheni dhe reflektoni.
© SYRI.net
P O SHET MENT GRUAJA E BILELIT.