Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mbledhja e Qeverisë, Rama pritet me protesta në Lezhë

Mbledhja e Qeverisë, Rama pritet me protesta në Lezhë

16:17, 12/01/2018
A+ Aa A-

Qytetarë të Lezhës po protestojnë përpara godinës ku Edi Rama ka mbledhur qeverinë në këtë qytet.

Protesta ka nisur në një kohë kur Rama dhe ministrat po zhvillonin mbledhjen, ndërsa kërkesa e tyre ka të bëjë me gjendjen e infrastrukturës.

Sikundër raportohet, protesta është organizuar nga banorët e Torovicës, të cilët mësohet se kanë pasur një komunikim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolli, deputete në qarkun e Lezhës.

Pak ditë më parë ish-deputeti socialist i Lezhës, Eduart Ndocaj, i drejtoi një thirrje banorëve të Lezhës që të presin me protesta Edi Ramën, për shkak të mungesës së investimeve në këtë qark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taku12/01/2018 21:06

Me shume te drejte lezhianet jane te shqetesuar dhe prtestojne para nje Qeverie qe migron nga Kryeqyteti ne qytete te Shqiperise,Qeveri pa seli. Model i kokeministrit rilindas,qe del shetitje dhe gallatohet me gjithe shqiptare me te cilet i ra bixha

hic fare12/01/2018 16:49

ahahaah HAJDUD duket qe nuk ka bere filloren HAJDUT! i thone ne shqip atij qe merr gjene e tjetrit.

F GjOKA12/01/2018 16:28

Të paktën shkruani shqipen ashtu siç duhet more protestues..:(

Shto koment

Denonco