Video/ Rama paralajmëron BE: Ka një shumëllojshmëri ofertash, vraponi për të na kapur...

Video/ Rama paralajmëron BE: Ka një shumëllojshmëri ofertash, vraponi për të na kapur...

17:05, 05/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone deri diku kërcënuese ndaj Bashkimit Europain në lidhje me proçesin e zgjerimit.  Në Samitin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Miqtë e Shqipërisë në Bruksel, Rama theksoi se sot ka një shumëllojshmëri opsionesh, për të cilat do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt martesa jonë do të ketë kosto edhe më të lartë.

“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.

Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i  duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri u shpreh se sot askush nuk mund të vijë dhe të thotë se ndonjë vend i BE-së ka realizuar reformën në drejtësi për dy vjet.

“Askush nuk mund të më vijë të më thotë sot se kanë kryer një reformë në drejtësi për dy vjet, që kanë ndryshuar Kushtetutën me konsensusin, dhe tani pas dy vitesh çdo gjyqtar dhe prokuror do të kalojë vetingun. Kush e ka bërë këtë? Me kemi fqinj shumë të mirë, por më i miri është Italia. Por i është dashur 25 vite të kryejnë reformën në drejtësi. Nëse do të shohim historikun e integrimit, kush ishin ata që hyjnë të parët në BE nga Europa komuniste? Ata që kishin vijimësi të institucioneve. Kush mbetën në fund? Ballkani perëndimor, pasi e shkuara nuk u tregua kaq bujare me ne. Ajo që na jep proçesi i BE është ajo që nuk e gjetëm në të shkuarën tonë”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë u ndal gjithashtu në akuzat që po i bëne sot shqiptarëve ditë për ditë nga media e një vendi, anëtar të BE, për krimin etnik. “Nuk dua të përmend emrin e këtij shteti që ka një ekip futbolli shumë të mirë, por kur thonë se krimi etnik shqiptar është problem, kur sipas statistikave vetëm 0.4 % e krimeve kanë lidhje me shqiptarët, atëherë kjo është e papranueshme”, tha Rama.  

Sipas Kryeministrit, tashmë në Ballkan nuk e pyesim veten se çfarë do të ndodhë mes nesh, por se çfarë do të ndodhë mes nesh dhe BE-së.  

“Kjo tregon rëndësinë e BE në Ballkan. Shtetet anëtare do të pajtohen me BE dhe ajo do të jetë ajo që ne e kemi ëndërruar gjithmonë. Kur BE ishte në formën e saj më të mirë, ne ishim në formën më të keqe, ndërsa tani që ne jemi në formë të mirë, BE jo se është në formën më të keqe, por është drejt asaj rruge.  Ngjyrat e ndryshme të ylberit nuk duhet të urrehen ndaj njëra-tjetrës, pasi secila prej tyre është e ndrsyhme dhe ka bukurinë e saj.   Ëndrra e BE është të jemi pjesë e familjes me rregulla të qarta, ku gjithkush respekton rregullat dhe atë që BE përmend në çdo fjali, shtetin e së drejtës, të kemi institucione të forta. Kjo ka të bëjë me të qënin pjesë e një familjeje që përfaqëson vlera unike, të cilat po sfidohen nga forca mjaft të rrezikshme, dhe në kohëra që ne kemi një shans unik për tu divorcuar përfundimisht me të shkuarën dhe duam të martohemi me këtë Union, që na thotë gjithmonë që duam të martohemi, por ju s’jemi gati të flasim tani. Në mesjetë kishim martesa edhe pa folur, por nuk besoj se ndodhin tani”, tha Rama.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho06/12/2017 15:15

Kush te pjerdh ty more i droguar! Por ky i pacipe i ben keto deklarata per propagande per tu hedhur hi syve gomereve shpullar qe i shkojne pas ( per ndonje lek droge qe ju hedh) jo per evropen se per ate e di qe nuk e dgjon njeri, por i pa burri ngelet i pa bur deri ne vdekje!

pp06/12/2017 14:31

shqiperia placke e hedhur dhe ky ben marketing per te gjetur bleres.

Nebil06/12/2017 14:30

O karagjoz ka ikur koha kur vendoste Enveri, ti mund te besh kakerdhi sa te duash por ne sofren e kuqe socialiste por JOOOOOO ME mbi flamurin e Shqiperise! Edi Rama thirri mendjes e mos fol si idiot!

binjaku06/12/2017 01:24

Alternativa ma e mire eshte binjakezimi me Korene e Veriut. Vetem nje binjakezim i tille do ta bente popullin e lumtur si dikur, eliminonte xhelozite ekonomike dhe siguronte rend e qetesi ashtu siç e deshiron sovrani.

Ceni05/12/2017 19:09

Vetem nje idiot si ky mund te beje te tilla presione, a thua se eshte ku qe i merr vendimet per jeten tone

t05/12/2017 18:15

ky psikopat dhe rilindja e tij sot duhet te ishin shtrire pertoke dhe te mos ngrheshin kurre,dhe nqs gagarit akoma,eshte per merite te lulit personalisht dhe atij grupi qe e quan veten pd

Shto koment

Denonco