Eurodeputeti slloven kundër ndërtimit të HEC mbi lumin Vjosa

Eurodeputeti slloven kundër ndërtimit të HEC mbi lumin Vjosa

18:11, 07/11/2016
A+ Aa A-

Eurodeputeti slloven Igor Soltes është shprehur kundër projektit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e HEC-it në lumin Vjosa. Gjatë diskutimeve që po zhvillohen në Bruksel, eurodeputeti Soltes shprehu shqetësim, duke iu referuar edhe protestës së banorëve të Vlorës dhe të Mallakastrës.

I pranishëm gjuatë këtyre diskutimeve, ka qenë edhe deputeti shqiptar Soltes i PD Kastriot Islami, i cili pasi falenderoi eurodeputetin për interesimin lidhur me lumin e Vjosës, kërkoi që kjo çështje të përfshihet në progres-raportin.

Ky dokument pritet të dalë më 9 nëntor për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Deputeti Islami mori përsipër të bëjë amendamentin e nevojshëm për ndërtimet mbi lumin Vjosa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco