Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim për qytetarët shqiptarë të interesuar për t'u regjistruar në Lotarinë Amerikane Dv-2019.
Ambasada tha sot se "faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet - jo vetëm Shqipërinë. Ne do t'ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion".
Njoftimi po ashtu jepet edhe në anglisht i shoqëruar me hashtagun #AskAnna #PyetAnën.
"The DV lottery website http://dvlottery.state.gov is temporarily down for maintenance. This is a worldwide outage impacting all countries – not just Albania. We will keep you informed as information becomes available. #AskAnna #PyetAnën".
© SYRI.net