Të mendosh ndryshe?

Të mendosh ndryshe?

Nga Nevila Xhindi - 10/10/2017

Jo në Shqipëri! As dje dhe as sot, ndërsa e nesërmja duket së do lind në muzg!

Në memorie e respekt të atyre burrave të mençur, në respekt e për mos harresë të një dite të trishtë, vendimtare për Shqipërinë atëherë, edhe sot pas 70 viteve.

Aktakuza :

“Rrëzimi me forcë i pushtetit popullor”! "…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…" dënohen: Me vdekje me pushkatim!

Kush:

“Grupi i deputetëve”,

Ishin opozita që lindi, mendimi ndryshe në Shqipërinë e diellit komunist që po lindte;

Ishin intelektualë, liberalë, të diplomuar në universitetet e Perëndimit;

Ishin deputetë të Parlamentit shqiptar disa prej tyre,  të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik;

Ishin inciatore për të ndalur revanshin komunist;

Ishin iniciatorë për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste;

Ishin kundër shtetit diktatorial të Enver Hoxhës;

…dhe Sigurimi i Shtetit ishte në dijeni …ndaj duhej vepruar shpejt e pa humbur kokë nga koha e kuqe!

Ato ishin 40 zemra e mendje të hapura, emra të spikatur, zëra të kthjellët në mes të një rrëmuje të kuqe që kish hedhur rrënjë në këtë vend të trishtë shekullor.

Pas një muaj gjyq, deri në momentet e fundit mendjet e hapura nuk i kishin humbur shpresat për falje nga ish-kolegët e tyre parlamentarë. Po…shpresë e kotë, që vdes e fundit! Ashtu si vetëm komunistat dijnë të bëjnë: I refuzuan lutjet e tyre për të jetuar.

Ekzekutimi…

16 të ekzekutuar me vdekje...në një listë me 40 emra dënime! Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit 1947, skuadra e pushkatimit do t'i merrte për t'i çuar në zonën e Malit me Gropa, ku do të ekzekutoheshin.

U qoftë i lehtë dheu!

Kujtesë për mosharresë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku10/10/2017 17:26

Hak Tako Takja. Krimi nuk parashkruhet me një "i qoftë i lehtë dheu". Në intervistën e dhënë nga biri i kriminelëve EDrama mburret se është distancuar nga e kaluara. Mburret se ka dëmshpërblyer të përndjekurit politikë që janë gjallë. Në fakt e ka mbushur qeverin? me kriminelë/RuçXhaf , por edhe gjithë bijtë e kriminelëve. Të përndjekurit politikë akoma gjallë janë vetëm ish komunistë të përbuzur e përndjekur nga Enveri/luftë brenda llojit të kriminelëve. Disidentët e vërtetë Enveri i vrau që gjatë luftës civile dhe në fillimet e instalimit të komunizmit, ose i dënoi me burgime të gjata e internime. Përse nuk botohen statistikat se si janë vlerësuar dhe kompensuar këto kategori? Sepse krimi komunist vazhdon akoma sot në Shqipëri nga qeveritë e ish komunistëve që pasuan "rënien e komunizmit" në Shqipëri, tip Nano/Berisha/Meta/Rama e çka përgatiten ti zëvëndësojnë, tip Veliaj/Basha e kompania e kuqe. Me to edhe këta që shkruajnë nostalgji. Izraeli ka 75 vjet q? vazhdon e përndjek kriminelët pa nostalgji. Përse krimet e komunizmit duhet të mbeten të pa dënuara, ti përkasin nostalgjive dhe ne të vazhdojmë nga kriminelët dhe të bijtë që vazhdojnë rrugën e krimeve me forma të reja "jo ideollogjike" por me të njejtin karshillëk?

Tako Takja10/10/2017 15:43

Nevila ,britanikët thonë drejtësia jo vetëm duhet të bëhet por edhe të duket!
Krimi në Shqipëri kishte dje,ka edhe sot,emër dhe mbiemër!
Ka vetëm një zgjidhje Drejtësi dhe Litar!
Pasi të bëjmë këtë ulemi e flasim!
Boll me çorba të pështira konkubinesh të gjakpiresve!
Drejt e ne Ballë zonjë ë nderuar!
Përndryshe nuk kemi bërë gjë!

Shto koment

Denonco