Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Lotët e Gertës, tallja e Ramës dhe mjerimi i ulur këmbëkryq kudo në fshat e qytet

Lotët e Gertës, tallja e Ramës dhe mjerimi i ulur këmbëkryq kudo në fshat e qytet

Nga Belind Këlliçi - 01/10/2017

Dje në parlament foli një vajzë Mirditore. Më shumë se fjalët (jam i bindur se janë të paktë ata që mbajnë mend sot se çfarë tha) janë lotët e saj që prekën gjithkënd. Janë lot dhembje dhe trishtimi për realitetin që ndjen së pari ajo, e pas saj dhe të tjerët.

Gerta nuk ishte një e panjohur për një pjesë të mirë të qytetarëve. Gerta u bë e njohur në kronikat dhe reportazhet televizive si vajza Mirditore që ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Rome, e specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare, e cila më pas u kthye, por dyert e bashkisë së qytetit të saj Mirditës, i gjeti të mbyllura për një punë dhe hapi një ferme me dhi.

Ndoshta lotët e Gertës në parlament, lidhen më së shumti me faktin që një vajzë si ajo, e mirë arsimuar dhe edukuar, nuk gjen dot hapësirë të ulet në ato karrike të pushtuara nga gjithfarë kriminelësh, mashtruesish, hajdutësh e analfabetesh.

Gerta u ankua për rrugën e fshatit dhe ka të drejtë sepse në katër vite nuk u shtrua asnjë metër rruge, as në qytet dhe as fshat. Mjafton të shikosh aksin Tiranë-Elbasan, që vështirë se do të mbyllet dhe në këtë mandat.

Nuk i paragjykoj aspak lotët e saj, në veçanti për mungesën absurde të ujit e rrugës, sepse ndarja e re territoriale hoqi gjithë vëmendjen nga fshati dhe e zhyti atë në mjerim.

Infrastruktura e arave të mbjella me kanabis dhe siguria e krimit ishin dhe mbeten prioritet për Edi Ramën.

Teksa Gerta fliste mu kujtua Dibra. Mjerimi që pamë në fshatrat e Dibrës më sjell trishtim sa herë e kujtoj. Katër vjet të harruar, të braktisur. Ndarja e re territoriale dhe mungesa e investimeve ua kishte vështirësuar jetën. Nuk kishin me as shërbimet më elementare dhe për ta fatkeqësisht rruga ishte kthyer në luks. "Jemi rikthyer në mesjetë" më pati thënë një grua e re Dibrane, e cila  vuante përditë gjendjen e krijuar. Por fatkeqësisht ajo dhe shumë të tjerë e harruan këtë mjerim ditën e votimit dhe preferuan 2.000 leke sot, për të shtyrë ditën në këmbim të votës, dhe harruan se pas asaj dite mjerimi aty do ishte si më parë e do të thellohej edhe më tej.

Kjo ndodhi dhe më 25 qershor e do të ndodhë gjithmonë derisa qytetaret ta kuptojnë rëndësinë e votës. Ato pak para apo një thes miell për votën janë zgjidhja e një dite, por mjerimi aty do të jetë nesër, pasnesër dhe çdo ditë. Sepse kur të blejnë votën nuk kanë më asnjë detyrim dhe vijojnë rrugën të bindur se do t'ju blejnë përsëri me paratë e grumbulluara nga krimi e korrupsioni.

Lotët e Gertës janë simbol i lotëve të shumë e shumë grave dhe burrave gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Lotët e Gertës janë të njëjtë me lotët e grave dhe femijëve të lagjes "Fushë Mbret" të Elbasanit, kur policia në mes të natës, si bandite, ushtroi terror mbi to, e natyrisht jo për krimin që sot ka marrë nën kontroll të plotë qytetin, por për 3.000 leke energji të papaguar.

Lotët e Gertës jane po lotët e atij kryefamiljarit në Lushnjë, që dy ditë pasi INUK i kishte prishur shtëpinë me leje, i tha se mund ta rindërtonte, pa mbajtur asnjë përgjegjësi se kishte nxjerrë në mes të katër rrugëve fëmijë, gra e burra, njerëz me dinjitet!

Lotët e Gertës janë dhe lotët e fëmijëve të Arif Dodës, i cili i mori jetën vetes se nuk paguante dot energjinë elektrike.

Po, lotët e Gertës janë lotët e qindra kryefamiljarëve të papunë që nuk sigurojnë dot bukën për fëmijët e tyre, librat e shkollës, ujin dhe dritat apo më keq, dergjen në kampet e refugjatëve bashkë me Sirianët nepër Europë.

Gerta, dhe unë si ti kam studiuar jashtë, në SHBA, dhe ashtu si ti edhe unë mendoj se qeverisja për qytetaret është krejt e ndryshme nga kjo që na udhëheq sot.

Prandaj të kërkoj të mos i fshish lotët e aq më pak të lejosh pushtetin të keqpërdorë lotët e tu, por të gjesh forcën t'i bashkohesh mijëra familjeve në këtë vend për të ndryshuar qeverisjen, ndalur blerjen e votës dhe kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

socialistja e Beratit01/10/2017 23:13

Master ne maredhenie nderkombetare ne "La sapienza" dhe i gjeti dyert e bashkise se Mirdites te mbyllura thote ky PAlla qe mban veten per gazetar. Ne fakt Bashkia e Mirdites eshte pike kyce per zgjidhjen e problemeve nderkombetare, madje e dhe nderplanetare. e pastaj cfare beri kjo intelekualja me eksperience Europiane ? i beri shurren Maredhenieve nderkombetare dhe ju pervesh dhive.Kete mund tja kishte mesuar edhe gjyshi apo ndonje bashkfshatar i saj e nuk kishte pse te shkonte deri ne Rome e te harxhonte parate atje. Me ato para qe harxhoi ne Rome per studime qe i hodhi ne plehun e dhive, mund te kishte blere edhe nja 300 a 400 dhi te tjera. Puna eshte se Mirdita nuk ka kullota per kaq shume bageti. Le pastaj qe me largimin e saj nga Maredheniet Nderkombetare ju po shihni se cpo ndodh, Kim Yong nuk po meret vesh me Trumpin, problemi i Rripit te Gazes mbeti pa zgjidhur per te mos folur per veshtiresite e Brexit-it. Kjo eshte nje budallaqe qe niset nga fshati , harxhon parate per nje profesion qe nuk eshte profesion rrugeve te botes, e pastaj kthehet te ruaje dhite ne malet e mirdites.

t01/10/2017 22:05

Ky popull po shndrohet ne zombi dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe, se nuk do mbese njeri i gjalle qe ti kundervihet me force ketij pushteti me te vertete okult

Shqiptari01/10/2017 21:03

Te drejte ka kjo ne gjithcka qe thote. Po, e para, pse nuk e mbajti kete fjalim, qe beri me lot edhe Mozi, perpara Rames gjate fushates elektorale???!!!! E dyta, si arriti kjo qe te fliste ne foltoren e parlamentit? Kush e coi deri atje dhe pse??? Edhe kam shume gjera per t'u thene deputeteve dhe qeveritareve tane, si mund te arrij deri tek foltorja??? Po na ngjallet Enver Hoxha qe therriste ne foltoret e kongreseve te partise mjelese, blegtore, veterinere, montatore, kooperativiste te dalluara qe te merrnin shembuj te gjithe. Kjo eshte nje komedi e turpshme e Rames!!! Filloni punoni dhe boll na e mbushet jeten me lajme!!! Lajmi me i kobshem ishte ai qe na dha BE: Shqiperia do te futet ne BE pas vitit 2030!!!!

Shto koment

Denonco