Edi Paloka apo Edi Pakoka

Edi Paloka apo Edi Pakoka

Nga Agim Xhafka - 01/10/2017

Dje në parlament një zonjë nga Mirdita,e arsimuar në Itali,e punësuar në një biznes blegtoral,mbajti një fjalë që njëzëri u quajt emocionale. Bëri për vete plot njerëz,gjë që e dëshmon lumi i shpërndarjeve që mori fjala e saj në rrjetet sociale.

Më pas,kur hyri në punë arsyeja nisi krijimi i kampeve. Shumë pro fjalës së saj dhe po shumë kundër. Shoqëria u fut në një garë debati me fakte e argumente. Me pyetjen a qëndrojnë problemet,a rregullohen me fjalime,a kanë faj qeveritë,a duhet të jetësohen fshatrat malorë.

U duk si një tavolinë idesh e shëndetshme,deri sa hyri në lojë Edi Paloka që hodhi tezën se ajo zonjë ka pas qënë kandidate e Bamir Topit në Lezhë më 2013, se nuk kishte hyrë rastësisht në foltore,se ajo qau bashkë me Ruçin,se ka plot programe e kurse ku mësohet se si të vajtosh.

Kaja nënën do thoshin kosovarët. Po qenke bërë më keq se Pilo Peristeri motit,more nën/kryetar i PD-së. Ai po të shihte bashkë një vajzë e një djalë i martonte,se kot nuk bëjnë muhabet ata,thoshte.

Po si mund të jesh deputet e aq më tepër nën/kryetar parlamenti ti njeri me tru të skaduar?! Si mund të përgojosh një zonjë se ka qënë në listën e Topit që ishte në koalicion me   Ramën kur sot ke deputet të listës së partisë tënde Vangjel Dulen që ka qënë bythë e brekë me Ramën,apo kaq vjet pate deputet Kastriot Islamin,shokun e armëve të Ramës.

Si mund të thuash që si ka mundësi ajo zonjë qau në një kohë me Ruçin?! A je në metro,more?! Se ja,tani që po shkruaj unë mundet që po shkruan dhe Ruçi e kjo më bën ortak me të?! Ose ti ndodh që shurros në një kohë me Ruçin a Ramën, e ky veprim të bëka ty socialist?!

Unë për fjalën e Gertës kam mendimin se ajo tha plot të vërteta,por që nuk i zgjidhin qeveritë shqiptare. Se ato i vjedhin e i zhdukin fondet. Nga që drejtuesit e shtetit shqiptar janë grabitës. Siç thotë Ali Asllani,në mëngjes pa kokërr leku,milionierë i gjen darka.

Edi Paloka flet si Edi Pakoka. Opozita ka ngelur tek xixëllonja. Aq dritë lëshon,kur njerëzit presin ndriçim të fortë,prozhektorë që tregojnë udhën për nesër. Të djathtët ëndërrojnë frymë,Paloka lëshon firomë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genti05/10/2017 06:28

ORE TE GJITHË KUMONISTA JENI PA PËRJASHTIM POR AQ MË KEQ PO TË HEQËSH NJË TË DJATHTË NGA PARTIA KTHEHET NË KUMONIST EKSTREM E KU JANË TE DJATHTET E PRA REALISHT NJERËZIT JANË KUMONISTA TË GJITHË VETËM BERISHA E MBAJTI PD GJALLË ME STRATEGJI SOT ME KËTË KOHE EDHE PERENDIA TË JETË KRYETAR TEK PD NUK FITON DOT SEPSE EDHE TI SI GAZETAR GJEJA SI IDJATHT PO SPATE INTERES JE KUMONIST NË VEND QË TË NDIMONI TË DJATHTËN QË ESHTE NË KËTË DEREXHE POR I VINI SHKELMIN DHE E SHTYNI NË GREMINE EPRA PS NË PUSHTET DO RRI NE PUSHTET 100 VJET NGA JU GAZETAR GJEJA SI TE DJATHTE ATA JENI JU VETEM KUCALE DONI

reflection02/10/2017 00:58

Z Xhafka, aftesite e Palokes per n/kryetar partie dhe fjalim-hartimi i asaj zonje nga Mirdita jane dy gjera krejt te ndryshme, pa lidhje me njera tjetren. Kur e degjova ne fillim fjalimin e Rigertes, me pelqeu si permbajtje dhe si interpretim duke e vleresuar dhe ate si individ per oratorine.Do kisha deshiruar qe ajo te kishte qene verttet nje malsore e zgjuar ,e shkolluar e puntore qe vinte aty me inisiativen e vet dhe pa kurrfare kompromisi me njerezit e asaj salle ku foli. Por fakti qe ajo kishte nje pozicionim politik ne aleance me mazhorancen, selfiet me ministrin e bujqesise por edhe nje ekzaltim i mazhorances(???) pas fjalimit te saj, ma ndryshuan sakaq opinionin fillestar. Ajo ishte nje spektakel farse. Argumenti i Palokes (qe ti pandershmerisht i deformon mbiemrin duke menduar se ke dhene argument) qendron per mendimin tim dhe eshte e turpshme qe te luhet teater me fatkeqesine e fshatit.

taku01/10/2017 23:00

qe ishte hartim i shkruar nga mozi(gramozi),as nuk diskutohet te tjerat jane llogje....

obani Kecave01/10/2017 19:47

Ed Paloka i meriton fjalët e zotit Xhafka. Por ai recitimi i shkëlqyer i Çobaneshës Romantike, ishte nga fillimi në fund një lojë politike. Pasi ka kohë që promovohet nga Top Channel si baresha që ka më shumë vite shkollë se sa keca, më në fund zonja vjen e ftuar nga Gramoz Ruci per të folur ne parlament. Pasi qan për Muhameden, më falni, për Krishtinën, atakon qeverinë e Sali Berishës se e la para 6 vjetësh pa e punësuar në administratë, bashkë me ish-ministrat e Ilir Metës në qeverinë Rama, për Transportin dhe Bujqësinë . Qershinë mbi tortë e vendosin Taulant Balla me gazetarët e oborrit, që e postuan Harimin e Rigertës në Facebook dhe në çdo media shqiptare.

Daj Jaku01/10/2017 18:17

Po të ndodhë që Lulit ti mbushet mendja/ti teket për tu kthyer në "atdhe/Hollandë, këtij Palò lokës do ti mbetet PD. Çfarë mjerimi! Ky është ai "këshilltari mizerabël" që i bën pëshpësh në vesh Lulushit? Aftësia më e madhe e një drejtuesi është ta rrethojë vehten me njerëz të aftë. Në Shqipëri mbahen larg të aftit nga frika se i zenë vendin tek tepsia. Ndërsa Saliu i zgjidhte të korruptuar që ti sundonte, arsye pse PD është n? këtë mjerim që kur i lëshoi Saliu të "ecin vetë".

Shto koment

Denonco