Rigerta Loku ose varianti femëror i Ndre Legisit

Rigerta Loku ose varianti femëror i Ndre Legisit

Nga Ylli Dylgjeri - 01/10/2017

Në fakt, pasi bie zhurma mediatike, të vjen në kujtesë se Copyright-in e mbarshtrimit të dhive në propagandë e në realitet e mban një mirditor tjetër. Një ish-politikan i të majtës, një ish-ministër shteti, një ish-deputet dhe një ish-nënkryetar i LSI-së. Ky është i mirënjohuri Ndre Legisi.

Edhe ky personalitet u arratis nga politika, dhe me kohë "mori malet" e shkoi me dhi. Arratisja e ish-ministrit Legisit për të shkuar me dhi, ishte edhe më e rëndë se përfundimi nga "La Sapienza" në Mirditë i zonjës Rigerta Loku që se njihte njeri deri dje.

Por jo vetëm kaq.

Ngjarja e sotme ngjan si dy pika uji me ngjarjen Legisi vite më parë. Jo vetëm personazhet janë nga Mirdita por edhe fabula,  mbarshtrimi, dhe problematikat janë pothuajse njëlloj.

Mirditor Ndreka, mirditore Rigerta. Dhi ruante Ndreka, dhi ruan Rigerta. Ujë e rrugë mungojnë te Ndreka, ujë e rrugë kërkon Rigerta.

Të majtës ia kërkon ndihmën Ndreka, të majtës ia kërkon edhe Rigerta. I mërzitur është Ndreka, lot lëshon edhe Rigerta. Për të majtën punon Ndreka, për te majtën punon dhe Rigerta.

Ambasadorët i hanin djathin Ndrekës, ambasadorët i qanin dje Rigertës...

U lodha....po e vazhdoj shkrimin me shembujt e reportazhit të bëre për këtë qellim nga gazetari Ylli Rakipi:

“Arratisje nga Liria”

Këto fusha, një pjesë e të cilave, të lëna djerrë, shtrihen jo shumë larg Tiranës. Këtu nuk ka ujë dhe energjia elektrike mungon.

Mbi kodrat përreth, ngrihen shtëpi të pakta dhe qetësinë e luginës, e prish, herë pas here, zhurma e avionëve që ulen diku pranë.

Jemi në Zalt. Ish-deputeti Ndre Legisi i cili mbërriti këtu afro gjashtë vjet më parë.

“Në 2009 së bashku me 5 kolegë të tjerë vendosëm të largoheshim nga politika e partisë nga LSI “....

Pra arratisja me dhi është një shembull i konsumuar për publikun. Dje u arratis Ndreka nga LSI e sot u arratis Rigerta me dhi.

Kush e ka radhën?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku01/10/2017 19:36

Sikur të shkonin të gjithë me dhi ( sepse aty e meritojnë të jenë) do ti bënin dy të mira mëmëdheut. Së pari do rritej punësimi efikas i njerëzve dhe do uleshin shpenzimet e tejfryra të administratës, së dyti (dhe kryesore) do shpëtonte buxheti i shteti nga grabitja totale.

somebody01/10/2017 16:35

inteligjence siperore

Shto koment

Denonco