Kot nervozohesh, Sali Berisha!

Kot nervozohesh, Sali Berisha!

Nga SYRI.net - 29/09/2017

Sali Berisha kot nervozohet me Edi Ramën duke i nxjerr foto të vjetra, për ti treguar se kush e ka inauguruar veprën gjigante hidro-energjitike në Kaskadën e Devollit.

 Më 23 Shtator të vitit të kaluar, Edi Rama mbajti një fjalim entuziast me rastin e inaugurimit të hidocentralit të Banjës i ndërtuar nga gjiganti norvegjes, Statkraft, ku mes të tjerave deklaroi se, “ gjetëm një kontratë të nënshkruar”. Ajo që i duhej të bënte si qeveri ishte thjesht të zbatonte pikë për pikë këtë kontratë. Por as këtë, nuk e bëri dot.

Ishte periudha që jetën e qeverisjen e tij e numëronte me muaj dhe jo me vite, për t`ju shmangur kështu llogaridhënies për çfarë kishte bërë me investimet publike, gjatë mandatit të parë. Atë ditë në prani  të norvegjezëve dhe të popullit gramshiot nuk guxoi të shkonte më larg, se mburrja me kontributin që kishte dhënë qeveria e tij, për zgjidhjen e situatës sociale eksplozive në zonë.

Por kur mbërriti në Tiranë, pa ju skuqur fare faqja hodhi një status në FB dhe mashtroi duke numëruar rrugët, shkollat dhe urat që ishin ndërtuar në këtë zonë, të cilat i shiti si vepra të qeverisë së tij. Në fakt të gjitha këto ishin investuar dhe përfunduar me paratë e hedhura shtesë nga Starkraft dhe ajo që kishte bërë në shkëmbim qeveria e paaftë e Ramës edhe për të zbatuar detyrimet ishte, vetëm zgjatja në disa e vite e koncesionit të shfrytëzimit të HEC-it të Banjës.

Rama bën mirë që nxjerr fotot e veprave publike për komunitetin të ndërtuara nga koncensionari, pas marrëveshjes së vitit 2013 me qeverinë Berisha, por do ishte më e udhës që kohën të mos ta harxhonte duke vjedhur meritat e të tjerëve, por duke sjellë ndonjë investitor të huaj edhe vetë. Sepse ju bënë 4 vjet në pushtet dhe ka nisur udhën e po kaq viteve të tjerave dhe Shqipëria vazhdon të ngjallë alergji, për  investitorët e huaj.

Kur përpëlitej në tentativë shmangieje gjatë fushatës eletorale nëpër studio televizive, pasi e pyesnin të tregonte ndonjë investim të ardhur nën qeverisjen e tij, ajo që mundi të nxirrte ishte vetëm një belbëzim; TAP, Bankers Petrolium...

Të kthjellosh e përgënjeshtrosh çdo mashtrim që Edi Rama e hedh si ushqim për “popullin miop”, sa herë që atij i duhet ti bëjë makiazh investimit të tij real në katër vite (Fermës më të madhe në botë të kanabisit dhe organizatave të Lalës) është një film i përsëritur, i njëjtë si ai i kalvarit të investitorëve të huaj në Shqipëri në katër vitet e fundit.

Atij as i skuqet faqja, as i dridhet zëri më, sepse tashmë edhe vetë e di, që është duke ecur drejt një rruge nga nuk tërhiqet dot më. Prandaj mos u nervozoni me Edi Ramën; le të vazhdojë me makizhiet e forta që i bën gjithë ankth, Shqipërisë që ka gatuar vetë.

Qelbi po shpërthen dhe ai e ka një hall të madh.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku30/09/2017 09:39

E keqja nuk del po nuk shkoi deri n? fund. E në fakt mungon shumë pak për të prekur fundin.

Shto koment

Denonco