Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Donald J Trump i kërkon një nder Edi Ramës

Donald J Trump i kërkon një nder Edi Ramës

- 26/09/2017

Presidenti i Amerikës Donald J. Trump, pasi ka pozuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe dy gratë përkatëse, i ka kërkuar kryeministrit tonë, një nder të rëndësishëm.

– Dua një nder, i ka thëne Trumpi,– dhe kam dëgjuar, që vetëm ti mund të ma bësh.

– Ç’është kjo fjalë zoti President, – ja ka kthyer Edi Rama. Unë mezi e kam pritur këtë ditë. Mjafton, të prish pak atë imazhin e keq, budallallëkun e madh që bëra para zgjedhjeve. Më vraftë zoti si e bëra atë gjë, ti e di që të shpalla rrezik për botën, po të fitoje zgjedhjet…

–Lëre mo, se këtë gjë nuk e ke thënë keq, – ja ktheu Trumpi. Të gjithë rrezik jemi në këtë botë. Tani unë dua të më ndihmosh! Di gjë ti si mund të mbyllet kjo Partia Demokratike e Amerikës?

– S’ka gjë më të lehtë zoti President, – ja ktheu Edi Rama . Kemi një njeri ne në Tiranë, që mbyll çfarë të duash. Ky njeri e mbylli Partinë Demokratike të Shqiperisë, sa hap e mbyll sytë. Kudo që ta vësh të mbyll derën…

– Jo mo! – u hodh Trumpi. Po mirë, këtë Partinë Demokratike të Shqipërisë nuk e ka Sali Berisha?

– Ai e ka – ja ktheu Rama, por ka thirrur këtë Lulin, si mbyllës, që kur të mos jetë më Saliu, të mos jetë as Partia Demokratike.

– Jo mo jo, – po qenka burrë i ditur ky Saliu. Ç’moshë ka? Dhe a na e lejon këtë Lulin të vijë këtu?

– E lejon, e lejon, – i tha Rama, sepse Luli të gjithë ata që ka mbledhur në parti, i ka zgjedhur njëlloj si vetja. Një ikën, njëmijë të tjerë ngrihen, themi ne në Shqipëri. Pastaj, ky Saliu ty të do shumë, se keni afërsisht një mendje, por mbi të gjitha vdes për të mbyllur këtë Partinë Demokratike të Amerikës. Është histori e vjetër. Armiqtë e tu, janë edhe armiqtë e Saliut. Fillon që me Bill Klintonin kjo punë… /tpz.al.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

pyka27/09/2017 11:02

Plehrat e rames... Shko q..hu me kafshet o degjenerim qe di te shkruash. Tradhetar e ke pak, mban anen e ketij gjarpri qe po shkatron shqiperine, te rafte pika qe perbuz gjithe kete mjerim qe te kesh lek per raki.

parru,,,27/09/2017 02:34

e TAKOI APO U SHIT SIKUR E TAKOI. pOR DIALOGU ISHKRUAR ME DUKET SI ME PATERICA. ku DONI TE DILNI ME ASIMILIME NE FASHIZEM A edizem,.KA EDHE KOMUNIZEM QE JU NUK NA ETHONI,,,, lapsus IDIOTESK. KETA PO NAMBYSIN DEMOKRACINEE MERRENIJO LULI,E JO SALA SHIHNI ZDAPIN SE CPO I BEN KETIJ POPULLI. A KA FRYME E FORCEPER TASHPORRUR KETE MIKROB KOMUNISTI ME KALANE EVJETER TE TIJE//?gjejani patinat qe te rreshqase e te thyej qafen se per ndryshe vuajtjet edhepesedhjete vje nuk do u ndahen.

Ai 26/09/2017 22:56

Or injorant ,or qymyrxhi (origjina e familjes) na ben humor kinez e na ben per te vjelle

Raki-pi 26/09/2017 22:11

Ik ore batakxhi.....nje cop magazinier ushtrie na u be "gazetar" dhe po na ben humor.

O kazan !!!!26/09/2017 20:28

O rakip.....je si roje parkingu o psikopat ! Ske faj ti....po ato qe te lene vend ty ne tv. Mir ta tha Ngjela....je 24 ore i dehur. y te q...r...

Shoku " Shpati "26/09/2017 17:48

Nuk e dija qe paska edhe humor Ylli ...urime !

Shto koment

Denonco