Çfarë përfaqëson AfD - Alternativa për Gjermaninë?

Çfarë përfaqëson AfD - Alternativa për Gjermaninë?

Nga SYRI.net - 25/09/2017

AfD, Alternativa për Gjermaninë është një parti e themeluar në 2013 nga një grup elitar individësh konservatorë që kanë pas kontribuar më parë në partinë e qendrës së djathtë CDU, të drejtuar nga Merkel. Ata në atë periudhë ishin të mërzitur me devijimin e CDU të drejtuar nga Merkel drejt qendrës por në mënyrë specifike nuk ishin dakord me mbështetjen që Gjermania i dha Greqisë për borxhin e saj. Kurse kur në 2015 në Gjermani arritën rreth 1 milion emigrantë AfD e përqendroi vëmendjen te siguria e brëndshme dhe u pozicionua kundër emigracionit.

Drejtuese e AfD ishte një grua, Frauke Petry, 42 vjec, që konsiderohet një person i moderuar por tashmë me disa kolegë të saj janë shkëputur nga partia dhe nuk do të bëjnë pjesë në grupin parlamentar të AfD. Kurse kryetari grupit të kandidatëve për deputetë dhe që me shumë gjasa do të jetë kryetari grupit parlamentar është zoti Gauland, 76 vjec i cili ka qenë një drejtues gazete dhe ka drejtuar zyrën e guvernatorit të CDU në Hessenin. Alice Weidel, 38 vjec, një ekonomiste që ka punuar për Goldman Sachs si bankiere është një nga dy drejtueset e AfD. Ajo cilësohet nga media gjermane si “lesbikja” që kërkonte të sfidonte Merkel. Të gjithë liderat e kësaj partie janë intelektualë në formim; konkretisht zonja Petry është ashtu si edhe Merkel shkencëtare dhe flet shumë mirë anglisht, kurse zonja Weidel flet shumë mirë gjuhën mandarine.

Për AfD kanë votuar rreth 6 milion gjermanë. 1,2 milion prej tyre kanë votuar për herë të parë sepse më parë nuk kanë marrë pjesë në votime. Rreth 1 milion të tjerë kanë pas votuar për CDU/CSU dhe kanë abandonuar partinë e Merkel. Po ashtu AfD ka rrëmbyer vota edhe nga e majta, rreth 500 mijë votues kanë qenë të SPD dhe rreth 400 mijë të partisë së ekstremit të Majtë me emrin Die Linke. Këta votues kanë qenë të dëshpëruar me partitë tradicionale që silleshin në mënyrë arrogante me votuesit dhe nuk dëgjonin shqetësimet e tyre.

Afd do të jetë në opozitë me 94 deputetë dhe do të ketë “konkurrentë” për të bërit opozitë, APD e drejtuar nga Martin Schulz i cili priste të ndërtonte koalicionin e madh me CDU por që tanimë kanë deklaruar se do të jenë në opozitë.

Sfida për AfD do të varet nëse votuesit e CDU dhe SPD do të rikthehen në partitë e tyre ndërkohë që këto dy parti tradicionale do të vazhdojnë të njëjtat politika për emigracionin dhe euron, për më tepër që rreth 5-20 përqind e votuesve të AfD kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj temave të emigracionit dhe të euros. Në fakt para se të dilte çështja e emigracionit, drejtuesit e AfD ishin të fokusuar te çështjet e ekonomisë, por më pas ata u orientuan te emigracioni i cili për herë të parë është shndërruar në një çështje të ndjeshme për Gjermaninë, por jo vetëm.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco