Krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin!

Krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin!

Nga Bujar Nishani - 22/09/2017

Opozita denoncoi para dy ditësh një akt kriminal të një lloji të veçantë krahasuar me ato që ndeshim pothuajse çdo ditë rrugëve të vendit. Një grup dukshëm i strukturuar kriminal sulmon në një akt gati vrastar me makinë të blinduar mjetin e forcave të policisë në Elbasan.

Shkaku formal sipas deklarimit zyrtar të policisë ishte sekuestrimi i disa makinave luksoze në pronësi të anëtarëve të këtij grupi. Në Shqipëri ka patur vijimësisht aktivitet kriminal të grupeve të strukturuara si të tilla.

Por veprimtaria e tyre shoqërohej me frikën nga goditja prej strukturave të shtetit. Ndaj krimi përpiqej të fshihej sa më shumë prej tij, të largohej sa më larg nga ai por edhe të tentonte kompromentimin e individëve të caktuar të tij. Sot rolet kanë ndryshuar.

Krimi i organizuar ka nisur të ndëshkojë shtetin. Me akte publike madje. Gangsterët e bandave kriminale ndihen tashmë me pushtet mbi policinë. Ata e shohin policinë si shërbyese të tyre e jo si përndjekëse e shkop force për ta. Kjo ishte e pritshme, për fat të keq.

Nëse policia jo vetëm nuk i goditi ata gjatë kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por madje i inkurajoi dhe në raste të caktuara bashkëpunoi me ta, s'kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse emërimet në strukturat e hetimit të krimit rekomandoheshin nga kapot e bandave s'kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse politikanët qeverisës i pagonin për të mbledhur vota me çdo çmim, s'kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse pushteti u falte pasuritë publike në këmbim të miqësisë së tyre për të trembur shqiptarët, s'kishte si ndodhte ndryshe sot.

Ata tani nuk mund të pranojnë që të bezdisen as edhe një grimë. As për show madje.

Krimi tani ka nisur të ndëshkojë shtetin.

Ky realitet është gati gati fatalitet. Ai mund të kthehet përfundimisht në fatalitet nëse nuk arrestohen dhe tregohen publikisht agresorët ndaj policisë në Elbasan. Nëse nuk bllokohen dhe futen në proces konfiskimi bisneset e anëtarëve të këtyre grupeve. Mbledhja për disa ditë në oborret e komisariateve të disa makinave është asgjë.

Goditja u duhet dhënë atje ku ata pastrojnë paranë e pisët. Atje ku i shumfishojnë paratë e krimit. Ato dihen, janë publike, të pa kontrolluara. Nëse kjo nuk bëhet ata pasi do ta ndëshkojnë mirë e mirë shtetin do ta blejnë të gjithin atë.

*Ish-president i Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nebil 23/09/2017 11:02

Qytetari Bujar Nishani, juve para se te beheshit president i Republikes Shqiperise, keni qene Minister i Brendeshem dhe lidhjet tuaja me krimin e organizuar kane qene shume te ngushta, dhe u vrane dy Deputete, Deputeti Xhindi dhe Deputeti Olldashi, si thua te te pyes me tutje??????????????????? Apo ta leme me kaq, se te tjerat i zgjidh Vettingu.

goni22/09/2017 19:02

Eshte fakt i pa mohueshem qe krimi mori goditje te rende ne kohen q Ministria e Brendshme drejtohej nga Sokol Olldashi.....se si rrodhen punet ne politiken shqiptare te atehershme, Olldashi u kandidua per nje vende qe ishte mij perqind i humbur.....drejtimin e M. Brendshme e mori Nishani.....qysh me fillimet e punes, ky qe na mban llogo tani, filloi nga vendosja ne detyra te miqve te vete por jo vetem miqe por edhe sherbyes qe do te thote, ndarje fitimesh......u arrit qe te blihej nje kostum polici per 1.8 moljon leke te vjetra apo njekondicioner zyre, 800 mij leke e vjetra qe shume shpejte dolen jashte perdorimit.....u perdoren rezultatet e kontrolleve per perfitime te ministrit sepse vendim e jepte ai etj ndyresi te tilla por jo vetem heren e pare por me shume fitimi u shtua heren e dyte i Nishanit minister.......kjo i dha dore te lire policeve te lidhur me krimin gje qe pasoi edhe me vone por ne kete periudhe rilindase krimi policor hypi ne sistem....ky njeri, Nishani apo mehmeti, si te dini lexojeni, eshte nga me skuthet, nga me te koruptuarit, nga me intrigantet por nga me servilet, sidomos tek Berisha i cili gjate gjithe kohes e mori ne mbrojtje aq sa e beri edhe presidente, per turpin e demokrateve, megjithse i dinte te gjitha cfar bente dhe merrte Nishani ne drejtimin e M. Brendshme dhe te asaj te drejtesise......

goni22/09/2017 17:23

Goni22/09/2017 17:20

Iliri22/09/2017 16:11

Jar seshte per ty kjo pune

Daku 22/09/2017 15:55

O Roni ....eshte flamur ai o rooooni ))) flamur I BE ose I italise....orrrrrrrrrrrroni )))))

Andrea22/09/2017 15:48

Ky ka merite ndershmerine dhe patriotizmin..mik .

Noni22/09/2017 15:47

Bashkohem me shqetsimin e ish Presidentit te Republikes, sa me par te goditet krimi i organizuar,ndryshe krimi do e minde shtetin.

Guri kombinat22/09/2017 15:44

Hajde cbohet u bo ky paska marr e poz mir e ke thon byrazer si jul cezari i romes po cezari i arriti vet tgjitha ha ti ske as nje merit ti dhan dhurat

Roni22/09/2017 15:05

Ahahahaha po ky pse ka dal foto si Jul Cezari cfar merite ka ky si tip

Shto koment

Denonco