Ju tregoj 'ëndrrën' e Lulit

Ju tregoj 'ëndrrën' e Lulit

Nga Astrit Patozi - 21/09/2017

Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka nisur betejën për reformën zgjedhore.

Ata që gënjehen nga ky aksion i "vrullshëm" politik i fillimshtatorit, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur kurrë "fitimtarin" e 22 korrikut.

Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon.

Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.

I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.

Sepse Mediu, Shehi, Ndoka dhe Dule tashmë janë edhe formalisht partnerët e Lulzim Bashës dhe, jo më deputetë të listës së tij.

Por, natyrisht, koha do të rrjedhë dhe dikur ai duhet të shprehet, nëse ka një ide se si e shikon të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Por ëndrra e tij nuk është e vështirë për t'u lexuar.

Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t'i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë.

Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtë botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toozi...26/09/2017 23:35

O tos.....le nam , boll. Kam pas respekt per ty.....Ti bashke me ato laviret qe flasin tani, e late vetem Bashen dhe Berishen ne cader. Bregu shkonte ne Bruxsel dhe ankohesh per bojkotin....Lat nam te gjithe ju pseudo demokrate interesaxhij....boll se eshte turp !!!!

Jemin Gjana23/09/2017 14:48

Kush ma cenon Lulin.........!

Daj Jaku23/09/2017 07:40

Sa "bukur" Lylyshi kopjon të zotin, gjëja e parë që po bën si "opozitar" është organizimi i "ushtrisë" së baltosjes së kundërshtarëve brenda partisë së vet. Por edhe në këtë pikë është kopje e keqe e të zotit (EDramës). EDrama paguan qindra "punonjës" kryeministrie për trajtimin e rrjeteve sociale. Ndërsa kopja e keqe e EDramës, LylyshBash ka nja 5-6 mjeranë që sokëllijnë banalitete dhe hiqen si të persekutuar nga komunistët. Po kur e keni ndegjuar qoftë edhe 1 herë të vetme të thotë qoftë edhe një herë një fjalë në mbrojtje të persekutuarve dhe "ish" pronarëve të vërtetë ky Lylysh? A përkrahu qoftë edhe 1 person të vetëm të asaj klase kur ishte kryekar bashkie? A e dini që nëna e tij ka punuar në bllokun famëkeq të "udhëheqsave"? Berisha sigurisht që e di sepse kot nuk e vuri në krie të PD-së. E keqja e popullit tonë është se dominohet nga lëpirësat e kryetarëve.

Nebil 22/09/2017 13:15

Pse ke fjetur ne nje krevat me Lulin apo i ke halucinacione nga drogat e forta te Kol Olldashit??

katoliku shkodrane21/09/2017 19:20

Sa here patozi rrin pa i ra bythes behet me nerva e kapet me Bashen.Patoz shko vrap ma mire te LGBT-ja se ta "kruan"bythen falas Kristi Penderi

azbiu21/09/2017 18:20

je bere i peshtire dhe i neveritshem me urrejtjen tende mos harro urrejtja eshte prodhimi i lire ne bote

G21/09/2017 16:54

MJAFT ME SE LE NAM U BERE DELIR I RAMES IK PUNO PËR BASHKIM TË SE DJATHTES LERI KAPRICLLUQET MOS U BE GAZI I KUMONISTAVE SE EDHE TI PATOZ EKE NE GJAK KUMONIZMIN TË PELQEN

krasasi tp21/09/2017 16:29

Urime grupit te gatshem.Atyre burrave ne fotografi ne te dy krahet e liderit, ne daten 17 Korrik z.Basha ju tha :" rrini ketu, qani per cadren, se une do shkoj ne shtrat me z.Rama".Propozimet per reformen zgjedhore jane te disfavorshme per te djathten.100 deputetet e zgjedhur me mazhoritar favorizojne mazhorancen.Zbehja e rolit te kryetarit te partise eshte nje perpjekje per ti shpetuar pergjegjesise pas humbjes se radhes, me justifikimin se ja, te gjithe beme ate qe e menduam dhe e vendosem se bashku.Votimi dhe numurimi elektronik ne rastin me te mire do jete ne dore te nderkombetareve dhe ne rastin me te keq do jete ne dore te rilindjes.Te presesh qe te ngopet me para A.Ahmetaj dhe me pushtet E.Rama dhe ti hapin rrugen z.Basha kjo eshte naivitet.L.Basha nuk eshte vene aty aksidentalisht,por me nje axhende te mire percaktuar ,i verselitur qe ne rini.Ai eshte nje lojtar qe gjuan me te dyja kembet.z.Rama shenon me te dyja duart.Topat shpesh autogol i nxjer z.Rama nga rrjeta dhe vrapon ta vendos topin ne mes fushe ne prtje te ndonji autogoli tjeter.Perzgjedhja e te dyve ne krye te politikes shqiptare eshte ne funksion te realizimit te projektit te Jugosllavise se Re, ku Serbija eshte perfituesja me e madhe nga kjo krushqi e re.Te kthehesh nga rruga per integrimin ne BE drejt Jugosllavise se Re eshte marrezi.Mund te degjeneroj e gjitha ne nje cintegrim.Megjithate per te gjitha detajet ka menduar edhe shoku Fyle.

gici21/09/2017 14:45

Po ku ishe deri dje o ti patoz kaq i zgjuar , sa te kuptosh kaq shpejt " endrrat " e Lul Bashes per reformen zgjedhore ...??!! Po ku ishe ti qe nuk ta degjuam njehere te vetme zerin ty dhe asaj tjetres kur ishte doktori i pare ne PD ....???!!!

Loran shehu21/09/2017 14:15

Po endrra jote kush esht apo te vjedhesh lek e te shkosh me no nje goc te bukur e kitaren se harrova

Jorgo21/09/2017 14:07

Shkrim me "vlere", po endrren tende te shkaterrohesh PD per inat te Lulit a do e tregosh Patoz? Luli humbi por te pakten morem vesh se kush jane krye-plehrat e PD.

O Pat-oz21/09/2017 13:23

Po si qenke kaq I ndritur dhe largpames madje ndonje profet I pa zbuluar qe ditke enderrat e Lulit. Pra vetem nje deshire paska luli ne kete bote qe qenka Te dale I dyti. Po enderra juaj kush eshte? Vetiu une si demokrat ( I PERSEKUTUAR) cfare Te the per ty qe Ti ke ne gen dhe gjak te vrasesh enderren tone duke percare PD. Perse nuk ke fol kunder Krenarise se kombit DR BERISHES. Domosdo, je nje bixhozxhi, lajkatar, lakic dhe pjeserisht I afte. Je pa ide, pa Horizont por qe ke eksperience Te ndash me dysh PD ne. Perse nuk more asnje pergjegjesi ne humbjen e 2013 as ti, as Topalli ( njeri me origjine te arte por qe Po zhgenjen, qe nuk po I afrohet as znj lesku e ps qe beri cmos te fitoje partia e pushteve) as imami nje burre kurve sa andej jetej, as rrul hajduti, bode I bonuseve apo Lavjerrja bregu. Juve jeni per Te vajtuar, dhe me Te drejte thote edver peder rama: vajmedet pd, dhe Po vajmedet juve x-at e pd. harram thothe populli qe ju votuam juve lakejte te grupit pleher-rrebel kunder PD. Ne Te semes te gjith juve qe shisni idealin, vuajtjen, sakrificen dhe vrasjen e aspirates tone demokrate.

O patozo21/09/2017 13:12

Ja rrufsh bythen Lulit, spiun i piset, tradhetor i ndyret,karierist i peshtire....

Shto koment

Denonco