Jo, Edi Rama nuk e shkeli marrëveshjen

Jo, Edi Rama nuk e shkeli marrëveshjen

Nga Andi Bushati - 19/09/2017

Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe Bashën lidhur me vazhdimsinë ose jo të marrëveshjes që të dy nënshkruan fshehtas në natën e 18 majit. Pas propozimit të fundit të opozitës për të nxituar që tani drejt një reforme zgjedhore, kryeministri u përgjigj se ajo do të bëhet në kuadrin e paktit që ai firmosi me kreun e PD.

Ndërsa Basha i pyetur këtë të martë nga gazetarët, i konsideroi këto deklarata si cirk, duke këmbëngulur se marrveshja vdiq, pasi Rama vodhi dhe rrëmbeu vota.

Në fakt, pavarësisht nga retorika e palëve politike (Sot Ramës i intereson si lideri kuqezi i të gjithë shqiptarëve të pretendojë një pakt permanent me pakicën, ndërsa Basha i vënë në pozicionin e fëmijës që e gënjyen do ta varrosë këtë kapitull) pyetjet e ngritura mbeten: A ka vdekur pakti i 18 majit? A e prishi Rama marrëveshjen? A e shpërdoroi ai besimin që i’u dha?

Po të dëgjosh se ç’thotë sot Basha mbi këto pyetje, nuk ka më asnjë dilemë. Sipas tij thelbi i kompromisit të tyre ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe deri sa këto nuk u realizuan, pasi Rama bleu dhe dhunoi votën e shqiptarëve, tani është e kotë të flasësh për një zgjatim të 18 majit.

Fatkeqësisht Basha gënjen. Deri më tani, as ai dhe as PD, nuk kanë dhënë asnjë provë bindëse se në 25 qershor, u bë gjëma. Basha kishte të gjitha ministritë, drejtoritë dhe garancitë që kërkoi dhe sot ai nuk mund të thotë asnjë gjysëm fjale.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak se zgjedhjet në Shqipëri ishin korrekte.

Paradoksi është se në momentin kur Basha vendosi të mbyllë çadrën dhe të puthet me Ramën, historia e tyre kishte përfunduar. Oligarkët i kishin paguar paratë, mediat e kishin kryer procesin e lavazhit të trurit, krimi i kishte marrë masat me kohë. Në këtë pikë as Ramës nuk i betej gjë për të rrëmbyer, as Bashës për të ruajtur.

Ishte pikërisht ky kalkulim i gabuar, që i dha mundësinë kryeministrit të vriste me të njëtin gur të dy zogjtë: edhe të fuste zgjedhjet në xhep, dhe të respektonte atë për të cilën u angazhua.

Ndaj ne sot nuk kemi asnjë provë (e mbani mend opozitën memece të 25 qershorit që nuk bëri asnjë deklaratë për parregullsi?) se Rama nuk i ka qëndruar korrekt paktit që nënshkroi. Avantazhi i tij qe se gjeti një partner që e joshi me disa ministra fallco dhe me disa drejtori me lekë dhe arriti ta fusë në zgjedhje. Ai garën e fitoi aty. Pastaj 25 qershori qe thjeshtë një formalitet që i dha alibinë e kriminelit që nuk gjendet në vendin e krimit.

Prandaj, Basha sot nuk mund të përdorë  vjedhen e zgjdhjeve si shkak për prishjen e paktit, se ai e pranoi atë, i ndërgjegjshëm për çfarë do të ndodhte më pas. /Lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari21/09/2017 10:30

Basha i shiti zgjedhjet tek Rama! Basha e privatizoi PD-ne! Basha, paturpesisht, i vodhi zgjedhjet per kryetar!!! Basha nuk me as moral dhe asnje te drejte qe te drejtoje PD-ne!!! Doktori e di mire kete, e ka kuptuar, e ka deklaruar dhe e ndjen thelle zhgenjimin ndaj beniaminit te tij te papjekur dhe te pabese, prandaj duhet te ushtroje fuqishem autoritetin e tij per riorganizimin e PD-se mbi baza demokratike. Kjo eshte analiza. Kaq! Te tjerat jane llogje Kavaje!!!! Kur nje pakt politik me interes publik brenda vendit behet i fshehte, naten dhe pa pranine e medias, atehere ai nuk mund te quhet pakt por pazar i ndyre!!! Basha i zhgenjeu dhe i dhjeu brenda 3 oresh edhe cadren, edhe kauzen per te cilen u ngrit, edhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme, edhe PD-ne, edhe demokratet, edhe opoziten!!! Ai paturpesisht u fut ne krevatin e ngrote te Rames, te krimit, te droges dhe korrupsionit duke injoruar paturpesisht te gjithe demokratet e ndershem! Prandaj PD-ja nuk vjen kurre me ne pushtet per sa kohe eshte Basha ne krye te PD-se. Kete e di mire edhe doktori!!! Dy gabime fatale jane bere ne Shqiperi: Fatos Nano qe solli Ramen nga gjirizet e Parisit dhe Sali Berisha qe solli Bashen nga kopshtet me tulipane te Hollandes!!!! Rama shkaterroi Shqiperine dhe Basha shkaterroi partine!!!!! Basha IK! Basha LARGOHU! Te ribehen urgjentisht zgjedhjet ne PD duke filluar nga baza!!! Te filloje urgjent procesi i ringritjes se PD, te filloje urgjentisht procesi i demokratizimit te PD-se. Procesi te perfundoje ne Mars 2018 me zgjedhjen e kryetarit te PD-se!

Shqiptari21/09/2017 10:13

Kur nje pakt politik me interes publik brenda vendit behet i fshehte, naten dhe pa pranine e medias, atehere ai nuk mund te quhet pakt por pazar i ndyre!!! Basha i zhgenjeu dhe i dhjeu brenda 3 oresh edhe cadren, edhe kauzen per te cilen u ngrit, edhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme, edhe PD-ne, edhe demokratet, edhe opoziten!!! Ai paturpesisht u fut ne krevatin e ngrote te Rames, te krimit, te droges dhe korrupsionit duke injoruar paturpesisht te gjithe demokratet e ndershem! Prandaj PD-ja nuk vjen kurre me ne pushtet per sa kohe eshte Basha ne krye te PD-se. Kete e di mire edhe doktori!!! Dy gabime fatale jane bere ne Shqiperi: Fatos Nano qe solli Ramen nga gjirizet e Parisit dhe Sali Berisha qe solli Bashen nga kopshtet me tulipane te Hollandes!!!! Rama shkaterroi Shqiperine dhe Basha shkaterroi partine!!!!!

zaho20/09/2017 20:44

Per deri sa pakti eshte i fshehte, o Bushtat ai nuk ka legjitimitet dhe si i tille nuk egsiston! Pavaresisht nga tradhetia e Bashes, ky i fundit nuk i ka asnje detyrim ndaj Rrames, sepse kur arrihet nje pakt ne mes dy pseudo liderve politike dhe masat e zgedhesve qe ato parti perfaqesojne nuk informohen por mbahen ne padije nuk ka anje emer tjetr peveç se tradheti nga te dy anet ! Nje verre ne uje ne demin konstant te shqiptareve!

BUSHATOVIC I VITO BAXHELLES19/09/2017 18:31

Ti te mbush mendjen kete analize. Ti je kembe dhe koke kunder Bashes(ne te semes edhe ketij) por qe je nje kancer derivate I gjyshit tend je. Qe je biri I bijes se bijes qe eshte dashuruar dhe shkerdhyer me vicet e serbise. Besoj qe cdo shqipetare e ka tashme te qarte qe kur Vitua molepsej me vicet ne Beograd e gjetke e ndersa hordhite masakronin eliten patriote shqipetare. Nuk harrohen masakrat e Mehmet Shehut (vdiq si qen me gjithe familjen e tij) Edveri pederi e beri Zoti te leh si qen dhe me pas ardhes drogaxhi kancerogjen, e me radhe perfshi rracen kancerogjene qe kemi ne kryeministri. Je specie e kontaminua ore ibiri se bijes se bushttres.

Shto koment

Denonco