Mëkati i Shkrelit nuk ishte se shkeli të sëmurët, por se mashtroi të pasurit

Mëkati i Shkrelit nuk ishte se shkeli të sëmurët, por se mashtroi të pasurit

Nga James Moore - 14/09/2017

Do të vijë dita që do të shohim ndonjë film për Martin Shkrelin, i ashtuquajturi “pharma bro”, i cili është përshkruar si “njeriu më i urryer në Amerikë”.

Një biografi e kombinuar me tragjikomedi, filmi me siguri që do të paraqesë ndonjë aktor të ri karizmatik që synon të provojë se mund të luajë më tepër se rolet e heronjve të filmave me aksion apo të komedive romantike. Në duart e duhura, mund të jetë vërtet një hit i madh.

Këto fjalë të miat ndoshta zemërojnë shumë njerëz. Shkreli u bë i famshëm pasi rriti me 5000% çmimin e një ilaçi të domosdoshëm për të sëmurët e prekur nga HIV dhe gratë shtatzëna.

Akti më i fundit i një liste të gjatë ishte oferta për t’i paguar 5000 mijë dollarë atij që i sillte një fije floku nga Hillary Clinton, me lëkurën të ngjitur. Kjo gjë e futi në burg. Aktualisht është në pritje të dënimit për mashtrimin e investuesve në dy fonde mashtrues që ngriti.

Mund të kalojë ca kohë deri sa Shkreli ta shijojë jetën jashtë qelisë. Ai përballet me deri në 20 vjet burgim për akuzat për të cilat është gjetur fajtor. Dhe nuk ka ndonjë arsye që gjyqtarët të tregohen të butë me të.

Megjithatë, ka një treg të qëndrueshëm filmash e librash rreth mashtruesve karizmatikë dhe financierëve amoralë të Wall Street. Për shembull, The Wolf of Wall Street (Ujku i Wall Street), biografia me moral të diskutueshëm e regjisorit Martin Scorsese e fokusuar mbi Jordan Belfort, i keqi teatral i një epoke më të hershme, që tani fiton para si folës motivues. Në fund të fundit, Amerika është një vend i mundësive të dyta. Nëse lexoni ato që kanë shkruar disa nga viktimat e tij, do ta kuptoni që ai ndoshta nuk e meriton një shans të dytë.

Jo më tepër nga sa e meriton Shkreli, mund të thotë dikush. Ky është personi që bëri një komentues anonim në Reddit të shkruante “Vdeksh në vend mor mut”, duke përmbledhur ndjenjat e një vendit, ndoshta edhe të një bote, të tërë.

E megjithatë, historia e Shkrelit nuk është kaq bardh e zi sa mund të duket. Ky njeri ka më tepër nga sa mund të imagjinoni pas një vështrimi të shpejtë në profilin e tij publik.

Nuk është se dua ta justifikoj. Thjesht vras mendjen nëse po na rrëshqet diçka nga historia e tij, duke u përqendruar thjesht tek ai si një i poshtër zemërkatran.

Rritja e çmimit të ilaçit nga ana e Shkreliit ishte, siç e ka përsëritur vazhdimisht, e ligjshme. Duke e bërë atë, ai hodhi dritë mbi praktikat e pista që ndeshen në industritë farmaceutike dhe bioteknike. Nuk është absolutisht ai i pari që përfiton nga mbajtja e një monopoli teksa rregullatorët tërheqin këmbët zvarrë mbi konkurrentët. Është një strategji e njohur biznesi që ka sjellë shumë pará për shumë njerëz më pak të njohur.

Mëkati i tij – gabimi fatal – nuk ishte shfrytëzimi i njerëzve të që vuajnë nga SIDA. Ishte proçka që i bëri Wall Street-it. Të sëmurët mund t’i shkelësh me këmbë. Por gjej vend e futu nëse mashtron të pasurit.

Merrni për shembull ofertën që bëri në Twitter për flokët e Clinton. Duke e quajtur si thjesht një shaka pa kripë, një nga avokatët e Shkrelit tha se komenti i Shkrelit ishte i krahasueshëm me disa nga komentet e Presidentit Donald Trump. Dhe a nuk është vërtet?

Nuk po mbroj Shkrelin këtu dhe nuk besoj se ishte thjesht një shaka pa kripë. Nëse sheh kanalin e tij në YouTube, do ta shihni se ai vërtet i beson disa nga teoritë më të egra konspirative për Hillary Clinton.

Por është gjithashtu e vërtetë që do të gjeni plot komente të tillë në Twitter dhe forume të tjerë të medias sociale. Dhe nëse Shkreli nxite dhunë, a nuk ka bërë edhe Trump të njëjtën gjë? Disa herë?

Pas hekurave, ylli i publicitetit të Shkrelit do të shkojë pashmangshëm drejt shuarjes. Nuk do të kalojë shumë kohë kur shumë njerëz nga ata që e urrejnë do të të përgjigjen me një “Kush?” kur t’u përmendni emrin e tij.

Por ai është një personazh tepër tërheqës dhe, në shumë mënyra, tepër shqetësues për ta lënë të zbehet. Do të ketë një libër, pastaj një film dhe, në duart e regjisorit të duhur – dhe me aktorin e duhur – mund të konkurrojë për çmime, njësoj si filmi i Scorseses për Belfortin.

Problemi është se fokusi do të jetë mbi Shkrelin si person dhe jo mbi atë çka ai bëri. Gjërat për të cilat duhet të meditojmë lidhur me ngjitjen e tij dhe rënien jo më pak spektakolare, mësimet që do të nxjerrim, zor se do të preken.

Shkreli është një fabul shumë moderne dhe fatkeqësisht një që është treguar më parë dhe do të tregohet përsëri.

Fare mirë mund të jetë ai njeriu që qesh i fundit. Nëse kam të drejtë për filmin, një zagar publiciteti si Martin Shkreli do të jetë në parajsë, me shumë gjasa duke kërkuar agjentin e Belfortit para turit të paevitueshëm të fjalimeve promovuese kur të dalë nga burgu.

Marrë nga The Independent-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ka hyp maloku ne mal14/09/2017 16:54

Ky esht si ato doktorrat ne shqiperi qe te morin shpirtin po ishalla c i a ja injekton hiv dhe ta shohi ky pleher malok pederast

Shto koment

Denonco