Radari? Avaz i vjetër...

Radari? Avaz i vjetër...

Nga Ylli Dylgjeri - 06/09/2017

U zbulua një letër njoftojnë mediat! Letra e zbuluar tregon se Drejtori i Përgjithshëm Çako njoftonte Ministrin e Brendshëm se nuk punon Radari i kontrollit të hapësirës detare! Pasojat? Skafet e drogës venë e vinë... Pa hyrë në analizën se kush e nxori letrën, apo kush e kërkon këtë ping - pong përgjegjësie, sepse ky avaz është aq i vjetër sa tregohet edhe një humor në vite....

Në kohën e Xhaxhit Enverit, kur marrëdhëniet me Kinën Popullore ishin më shumë se vëllazërore, gatishmërinë për ndezjen e Radarit të kontrollit të hapësirës detare në Pashaliman e mbanin shokët kinez. Shoku Li ishte përgjegjës për të. Dihet edhe disiplina e shokëve kinezë në punë. Por një ditë Li-u u sëmurë dhe i riu Xeng e zëvendësonte. Mirpo Xëngu nuk kish mësuar akoma shqip dhe kur u dha një alarm për shkelje të hapësirës detare te Radari u ndodh Xëng-u në këmbë. Komandanti i bazës i tensionuar nga shkelja kërkonte kinezin Li, dhe kur sheh aty Xëng-un, i nxehur i kërkon llogari:

Ku është Li ?

Xëngu, i emocionuar, me gjysma fjalë shqipe, i përgjigjet:

Liu sëmurë. Barku dhemb. Mut s'ka! (dmth Liu ishte zënë kaps e nuk kish dalë në punë)...

Por Radari punonte. Kinezi tjetër ishte në punë.

Po sot? Sot gatishmëri s'ka. Barku nuk dhemb. M...ka. Radari nuk punon...

Kush mban përgjegjësi?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco