Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Përse nuk jam me Lulzim Bashën

Përse nuk jam me Lulzim Bashën

Nga Arbiola Halimi - 15/07/2017

Në fillim dëshiroj të saktësoj se të mos jesh me dikë, jo domosdoshmërisht nënkupton se je me dikë tjetër. Ka njerëz që në jetë udhëhiqen nga parime në gjykimet e vendimet e tyre e jo nga klane. Plus që, kjo akuza e klaneve është, mendoj, pikërisht e atyre që ushqehen sot nga një klan, ai i vrasjes së PD, sekti sorosian.

Kur u bëra në fillim pjesë e Parlamentit Shqiptar (rreth 2 vite e gjysëm më parë), kishte diçka që më binte në sy. Shqetësimi kishte të bënte me faktin (e kam ndarë shpesh me kolegët e mi) se pothuajse në asnjë rast të vetëm (me përjashtim të atij momenti kur u bë rrëmuja e madhe në Parlament, ku jemi takuar rreth 5 min) nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurrë si deputetë, për problematika që shqetësojnë zonën ose edhe partiake, në zyrën e Lulzim Bashës. Kujtoj se Deputeti është një njeri i veshur me pushtet jo tëpakët, që i duhet partisë për të forcuar pozitën e kredencialet e saj gjatë jetës politike, sidomos në opozitë dhe se përfaqëson përafërsisht rreth 12 mijë zgjedhës, ndaj injorimi i tij është injorimi i tyre.

Së dyti gjykoj se Partia Demokratike është goditur në shpirtin e saj. Shpirti i PD-s janë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj. Sigurisht edhe ne të rinjve na dhemb. Aq me tepër kur djallëzisht cilësohesh Republike e vjetër. Kujtoj se elitat qarkullohen, nderohen, nuk dëmtohen nga komplekse inferioriteti.

Se treti, por jo për fatin tim politik, më ka tronditur tej mase tradhëtia për të hequr nga lista njerëz me vlera e kontribut profesional e politik, për ti zëvendësuar me njerëz pa cilësi, pa formim, pa jetë publike, analfabete, të tjerë pa lidhje me të djathtën, anonimë, etj, etj.

Sigurisht që nuk kam qëndruar për këtë 3 muaj në çadër. As unë, as kolegët e mi, as njerëzit të cilët te shokuar na telefonuan për më shume se dy jave më rradhë, në përpjekje për të kuptuar se çfarë mund të kishte ndodhur.

Promovim Çilian e Sorosian. Ajo që dhemb këtu është se këta nuk janë demokratë. Kjo dhemb shumë. Ndaj, unë besoj se urgjenca sot është të shpëtojmë Partinë Demokratike.

I bëj thirrje çdo demokrati që të hulumtojë e të jetë i thellë në gjykim. Të mos dorëzohen për një copëz pushteti që gjithashtu nuk ka për të ardhur. Demokratët që njoha unë në çadër, e jo pak, të gjithë demokratët që kam takuar, nuk janë të tillë. Të bashkohemi për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe të bëjmë zgjedhje të vërteta demokratike.

Së fundi një sqarim. Shpesh ne media është qarkulluar lajmi se nuk kemi dale në fushatë. Paturpësisht e pavërtetë. Kemi dalë. Më saktë, kemi bërë përpjekje për të dalë kundrejt të gjitha djallëzive për të mos na njoftuar, për të na injoruar edhe kur ishim prezentë, etj, etj.

Në mbyllje diçka që nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditësh një zonje pa brumë as partiak, as vetiak, e me një status më shumë mediatik sesa politik, mori guximin të fliste për një tjetër zonjë së cilës i qëndron tejet larg për atë se çfarë përfaqeson jo vetëm politikisht, por edhe për historinë tonë të disa viteve.

Shkurt, më ku e ku më shumë vlera e elitë, pavarësisht se kudo mund të gjenden kritika e së askush nuk është perfekt. I them kësaj zonjës të shkojë të derdhë pak mund, djersë, e pastaj të guxojë.

*’Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce’

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dajkaku16/07/2017 00:24

Po pse moj, deputete te perjetshem kemi nevoje te shohim duke vegjetuar ne parlament?! pse moj, PPSH do perseritim tere kohen me te njejtet!?! A nuk ka Njerez te tjere te afte dhe te rinj? ceshte kjologjike?Edhe analizen e ke shume te dobet, vetem interes lexoj ne TE! Basha do fitoje dhe pastrimi ishte me se i nevojshem! Edhe tani mbrapa, sic rezulton, LLumin dhe Armiqte paska pastruar; nuk behen reformat dhe progresi me hileqare dhe tradhetare, ta dish! Kurse ty Daj Jaku, Kina ti shkerdhefte tere robte e shtepise se na cave K....!

Elbasani.16/07/2017 00:09

Pse ke qene ne parlament ti.
Shko moj ti, bej ndonje pune tjeter c'te duhet ty politika. Sistemohu vete njehere, pastaj. ku ke tru ti te japesh mend te tjereve. Ti je e mbaruar.

afrim 15/07/2017 18:24

Te iku karrikja ,te iku edhe mendja moj shalegjate

Iliri15/07/2017 18:12

Bravo!

lecka e lagur e Rames15/07/2017 18:07

tani u kujtove tja thuash Grides?! e kishe nje vit e gjysem aty mikja ime, e kishe aty. Tani ajo thirmeshte e kot. partine e moren ata/ato dhe neser me ata qe permende bej nje te re...qofte edhe me emrin e vjter
besome. tani je me keq se ajo lecka e lagur qe i hodhe kryeministrit. me pa vlere se ajo

Daj Jaku15/07/2017 15:39

Artikull shumë i saktë. Por mos bëni gabim të ikni, përzeni Bashën me gjith klan e me gjith kunatin e shokut Xhemal. 40 vjet prapa.

Kevinjon15/07/2017 15:34

Se pari moj torrollake, kur deshiron te shkruash ne Media si Deputete nuk te shkon te flasesh me anonimitete, vete thua se deputeti ka pushtet te madh. Se dyti, Jozefina, Patosi apo Selami nuk u perjashtuan nga Partia qe thua u "vra" shpirti i PDse. Ata nuk u llogariten me si deputet sepse gjithe jeten edhe nuk shkon. Se treti, pse tu dashkan takime partiake ty per problemet e elektoratit tend? Çfare fuqie ke ti si opozitare? Pse u dashka qe deputeti te sillet si punojnes social? Je deputete dhe ben politike ne ligje moj truthare dhe jo ti thuash shefit kepucari ka problem me dritat!

Shto koment

Denonco