Apolitizmi aktiv-shenjë pozitive

Apolitizmi aktiv-shenjë pozitive

Nga Dr. Erion Piciri - 25/06/2017

Apolitizmi aktiv apo mospjesmarrja e vullnetshme ne votime, si shenje kundershtie ndaj klases politike, duhet pare si nje mesazh i forte dhe shume pozitiv nga ana e qytetareve. Duket se Shqipëria po zgjohet.

Ndoshta kemi sinjalin e pare se qytetaret nuk pranojne me nje lidership joserioz, autoritar, përjashtues dhe me programe spekullative. Njerezit duan vertetesi, ndershmeri dhe perkushtim. Njerezit duan demokraci partiake, gara te ndershme, shperqendrim pushteti, liri te medias, nje vend te mundesive per te gjithe.

Ne kete kontekst do kemi humbes te medhenj dhe fitues te vegjel. Cdo qeveri qe del nga pjesemarrja e ulet ka legjitimitet te cunguar. Cdo pakenaqesi dhe proteste qytetare mund ta rrezoje apo detyroje te qendroje mire se mund te ndeshkohet. Nje qeveri me voten e 25% te qytetareve eshte e brishte dhe veshtire t'ia toleroje kush arrogancen.

Ne Rumani, ne 2016-en, moren pjese rreth 40% e qytetareve ne zgjedhjet parlamentare dhe ishin kryesisht jovotuesit qe dolen ne rruge sapo qeveria e re filloi te merrte vendime per t'iu shmangur drejtesise.

Per kete arsye nuk duhen lejuar te rrisin artificialisht numrin e votuesve dhe te trukojne rezultatet perfundimtare sepse kjo fitore e shqiptareve krijon hapesira neser, per nje reagim me te forte rruge ndaj cdo qeverie autoritar-korruptive...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp 26/06/2017 09:57

Jo vetem pjesemarrje e ulet ne votime, por edhe zgjedhje te diktuara nga droga dhe grupet kriminale.

Ajo26/06/2017 06:51

Keni te drejte, por megjithate jam e zhgenjyer nga injoranca e shqiptareve. Kurre me 'are ne keto 27 vjet nuk ka pasur Shqiperia nje qeveri dhekryeminister me kriminal, te paafte, arrogant, idiot, quaje si te duash. E cfare ben ky popull???
I jep voten Rames!!!!!
Po filloj te besoj se ky popull e meriton
Ramen!

Jam26/06/2017 00:24

Perle tjeter nga dr.Picir. Bravo

Arber25/06/2017 23:11

Bravo, me ne fund nje njeri i sinqerte qe flet se nuk duhet te votojme, si shenje mospajtimi me te gjithe horrat qe na ofrohen per ti votuar. Jam i sigurte qe do hedhin vota falso neper kuti qe te rrisin numrin e votuesve.

Shto koment

Denonco