Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Unë sot votoj, se përndryshe do të isha budalla, leshko dhe trap

Unë sot votoj, se përndryshe do të isha budalla, leshko dhe trap

Nga Artan Fuga - 25/06/2017
Une sot votoj!
Une sot votoj sipas ndergjegjes sime.
Ndonese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te duhej qe cdo shqiptari t'i kishte derguar thirrje zyrtare te personalizuar per ta ftuar ne votime duke i treguar daten, oraret, dhe vendin e tij te votimit.
Pavaresisht se cdo qytetari duhej t'i kishte derguar listen me partite dhe kandidatet perkates 
Pavaresisht se duhej te kishte bere rregjistrimin e popullsise qe voton dhe qe jeton ne Shqiperi. Te ndante pra shapin nga sheqeri.
Pavaresisht se duhej t'i dergonte cdo votuesi per here te pare udhezimet e votimit dhe thirrjen per te votuar si detyre qytetare.
Ne vend te ketyre, ata bejne show televizive, kercenojne kot kete apo ate dhe nuk bejne detyren baze parazgjedhore.
Po te ishte parti politike KQZ do ta merrte tulle voten time kunder!
Kuptohen arsyet. Por nuk po i them sot, neser do i them.
Por. I fyer, i perbuzur si qytetar, i trajtuar si leshko une perseri do votoj sot.
Patjeter. 
Se neser nuk ka me votime.
Se per mua nuk ka kush voton tjeter.
Se votimet nuk jane dhurate, por e drejta ime qe nuk ma ka dhuruar askush.
Se ata qe me pengojne ne KQZ me shtyjne edhe me shume qe te votoj.
Se ky rast vjen vetem pas 4 x 365 ditesh te gjata.
Se une zgjidhjet nuk i gjej as te intelektualet as te politikanet, por vetem te vetja ime. Jo cfare bejne te tjeret per mua, por cfare bej une per veten time.
Une sot votoj se perndryshe do te isha budalla, leshko dhe trap.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber25/06/2017 23:07

Per cil te votojne per Lolin apo Colin? Keta te gjithe jane njelloj. Pazaret per te na vjedhur i kane bashke. Vetem kur te bojkotohen totalisht votimet, populli ka filluar te ndergjegjesohet, ndryshe do rrime te votojme po ato plehra qe i kane nxire jeten popullit per 25 vjet. Keta jane te gjithe ndyresira edhe ti qe ben thirrje per te votuar ndyresirat je pjese e tyre.

Qytetari 22 vjec25/06/2017 14:28

Z.Fuga keni shume te drejte kur flisni qe duhet te shkojme per te votuar. Plotesisht te drejte NE PARIM.
Problemi im si qytetar eshte se nuk kam per ke te votoj. E keqja me e vogel tashme eshte nje nocion i gabuar, pa vlere, pa ndryshim esencial.
Basha qe mund te ishte zgjedhja e vetme eshte i kapue tashme.
Basha = Rama = Blushi = SOROS (OSF)

Po presim vetem falimentimin e vendit tani , qe me pas ta blejne po keta qe e falimentuan.

Anila25/06/2017 13:03

Ajo dihet qe ti Budalla, Leshko dhe Trap je, bile me shkronja te medha. Ik zhduku, njeri destruktiv, xheloz dhe cmirezi!

koment25/06/2017 12:42

Nuk mund te votoj qe te dukem qe jam qytetar apo se duhet votuar sepse eshte e drejte e cdo qytetari te votoj. Vota duhet pare dhe cfare keto qeveri kane me te ardhurat dhe benefitet e perbashketa dhe jo ckane politikanet per vete apo familjen e tyre me fondet publike.

UNE NUK JAM PER KETE LLOJ VOTE DHE PER TE PARE SESI POLITIKANET DHE FEMIJET E TYRE DALIN BUKUR ME MAKINA DHE BEJNE NJE SUPER JETE.

FLM . JO

Alban25/06/2017 11:14

Profesor fjalia e parafundit duhet të bëhet moto për çdo shqiptar: "Se une zgjidhjet nuk i gjej as te intelektualet as te politikanet, por vetem te vetja ime. Jo cfare bejne te tjeret per mua, por cfare bej une per veten time."

Kjo është e vërteta Profesor i nderuar, që shqiptarët nuk kanë arritur ta kuptojnë por ushkojnë si langaraqë pas partive me politikanë mediokër.

Shto koment

Denonco