Kryeministri i sondazheve

Kryeministri i sondazheve

Nga Enton Abilekaj - 20/06/2017

Shtrihet në podiume, ngre dy gishtat, vishet me çitjane, zgjedh ngjyrat kuqezi, thërret Erdoganin në ndihmë, përhap thashethemin për koalicion të madh, provokon PD dhe LSI, fajëson aleatët që me 30 për qind të pushtetit e kanë penguar të qeverisë. Një fushatë pa asnjë kufi etik apo politik, një komunikim që shpërfill median dhe fyen inteligjencën, një fushatë për të gënjyer ata që joshen nga pushteti dhe frymëzohen nga nacionalizmi. Kur e sfidojnë të tregojë programin, ai përgjigjet me batuta, kur i kërkojnë të japë llogari, përgjigjet me fajësimin e LSI-së, kur e kritikojnë për arrogancë, kërkon më shumë pushtet. Edi Rama ka zgjedhur populizmin e shfrenuar, si të vetmen zgjidhje për të fituar, pa u gjykuar për dështimet, pa konkurruar me programet.

Nuk është hera e parë që ndodh kështu. Në 2009 kërkoi votën pa program, vetëm me një këngë dhe me  thirrjen “përtej të majtës dhe të djathtës”, ashtu si sot me sloganin ‘voto kuqezi” kërkon votat e PD dhe LSI. Njësoj si atëherë hyri  në zgjedhje pas një marrëveshjeje me PD që ndryshoi kodin dhe Kushtetutën dhe vuri në shënjestër LSI-në, sakrifikoi aleancën e së majtës dhe mundësinë për të rrëzuar Berishën, vetëm që ta merrte pushtetin vetëm. Nuk ia arriti dhe në 2013 u detyrua të ndryshonte taktikën. Tani është rikthyer atje ku e la. Ndryshe nga 2009, këtë herë është në pushtet, ka nën kontroll gjithë massmedian, komandon strukturat shtetërore që lidhen me zgjedhjet, dikton KQZ.

Këtë herë, kapriçoja e tij për pushtet të pakontrolluar është vërtet e rrezikshme. Ndërsa para mediave Rama  ankohet për Ilir Metën në terren struktura policore dhe politike dhunojnë dhe kërcënojnë anëtarët dhe aktivistët e LSI, drejtues institucionesh bëjnë mbledhje të paligjshme me votuesit e PD dhe LSI dhe i paralajmërojnë se në 26 nuk do jenë në punë, nëse nuk e kthejnë votën, kandidati për deputet provokon në Sarandë duke hyrë në zyrat elektorale të PD dhe LSI, në emër të “votës kuqezi”. Shkarkon shefin e komisariatit dhe e emëron prapë pas dy javësh, se ia kërkon i deleguari i partisë, ndërkohë që ka krijuar idenë që policinë e drejton opozita.

Mund të bëhet edhe Kreshnik, edhe i fortë, edhe humorist, edhe këngëtar, për të marrë pushtetin i vetëm. Pikërisht 100 vjet më parë, në 1917, ndërsa pushteti i Carit në Rusi binte për shkak të revolucionit dhe qeveritë tranzitore pluraliste po bënin tranzicionin, bolshevikët dolën me parrullën “gjithë pushtetin sovjetëve”, që ishin këshillat popullorë të krijuara nga mbështetësit e revolucionit. Për një vit, vendi u përfshi nga kaosi derisa pushteti u kaloi sovjetëve. Më pas dihet çfarë ndodhi, jo vetëm në Rusi.

Sot, ndërsa njerëzit po presin të flasin, të kërkojnë llogari, të akuzojnë për gënjeshtra, janë zënë në befasi nga fushata e Edi Ramës. Ai jo vetëm nuk u jep të drejtën për të folur, por edhe i fajëson që nuk i dhanë më shumë pushtet, jo vetëm nuk shpjegon lulëzimin e kanabisit, qindra milionë eurot e zhdukura nëpër dogana e tatime, konçesionet gjysmë miliardi euro për miqtë, prokurimet pa tender me gjysmë miliard të tjera euro etj, por i fajëson se e detyruan të qeverisë me LSI-në.

Strategjia “gjithë pushtetin rilindësve”, duket se e ka ndihmuar Ramën, jo vetëm të shmangë llogaridhënien, jo vetëm të çorodisë elektoratin, por edhe të fshehë pamundësinë për të bërë qeverinë pas zgjedhjeve. Pas deklaratave të Bashës se nuk do të ketë koalicion të madh dhe të LSI se nuk do të ketë  qeveri me Rilindjen, varianti më i sigurtë që Rama të bëhet prapë Kryeministër janë sondazhet. Vetëm ato i japin një mandat tjetër.

Shkruar për SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ceca21/06/2017 14:51

Exelente kjo analize .

populli21/06/2017 14:40

Shikoni se cberi populli Grek dhe tani populli Francez i shporren Partite e vjetera qe i kishin provuar e pare me syte e tyre qe e kishin privatizuar pushtetin . Keshtu duhet te veproje edhe populli Shqipetar : Votoni Partite e vogela qe nuk jane provuar. Nese votoni tre Partite qe krijoi Ramizi me ish komunist (PD, PS, LSI - Saliu, Nano, Iliri, Rama) ato do vazhdijne te vjedhin e te mashtrojne, nuk bejne veting per vete , por vetem per fshatarin me gomar qe '' vodhi " florine e Krrabes, nuk e zbardhin Gerdecin, 21 janarin, vrasjet e tjera, vjedhjen e pronave e korrupsionin gjifaresh, etj, etj etj, Prandaj JO, JO, JO PARTITE E MEDHA.

Populli21/06/2017 14:27

Shikoni se cberi populli Grek dhe tani populli Francez i shporren Partite e vjetera qe i kishin provuar e pare me syte e tyre qe e kishin privatizuar pushtetin . Keshtu duhet te veproje edhe populli Shqipetar : Votoni Partite e vogela qe nuk jane provuar. Nese votoni tre Partite qe krijoi Ramizi me ish komunist (PD, PS, LSI - Saliu, Nano, Iliri, Rama) ato do vazhdijne te vjedhin e te mashtrojne, nuk bejne veting per vete , por vetem per fshatarin me gomar qe '' vodhi " florine e Krrabes, nuk e zbardhin Gerdecin, 21 janarin, vrasjet e tjera, vjedhjen e pronave e korrupsionin gjifaresh, etj, etj etj, Prandaj JO, JO, JO PARTITE E MEDHA.

stela21/06/2017 09:37

Po kujt ti besojme nuk e dime. Eshte keq djathtas, e keq e me keq majtas.
Po a mund te harrojme kur mori e majta ne 2013 pushtetin? Me besimin se dicka do te behej? Po cu be?????
U prish Lungomare per inat te se djathes. U prishen ato objekte qe rilindja donte ti prishte, ai qe paguante mire, nuk i prishej objekti.
U munduan te na bindnin se tani te gjithe do paguanin energjine, duke futur ne burg ata qe nuk kishin mundesine, se per ata me vila shume kateshe e biznese te medha vazhdon te vidhet energjia edhe sot.
U fillua lufta kunder informalitetit? ????// Po cu be ne te vertete, vecse futen ne burg ndonje parukiere e berbere e ndonje inspektore tatimesh i cili u leshua pas ca ditesh. Ku qendron problemi? Se "pjeshka e portokallise" Drejtoresha tatimeve qe nuk i ka ngelur as nam e as nishan se ku eshte, u pasurua nga kjo lufte, pasi " u hapen 100 subjekte e pas pak kohesh u mbyllen 1000 biznese. Deshtim i plote. Askush nuk ndihet.
U hoqen furgonat. Ta besojme kete? kur cdo dite shohim te levizin furgona.
U vendos qe cdo makine te mbante kutine e ndihmes se shpejte me detyrim. U be terror nga policia po te mos ishe pajisur. Po sot pse nuk i kerkojne? Sepse u shiten kutite, biznesi u krye me sukses.
Po ato jeleket i mbani mend? Jo jo polici nuk i kerkon me, u shiten dhe ato.
Po keto lulishtet qe behen cdo dite i keni pare? U prishen ato qe ishin, se pemet ishin rritur e duhej te zevendesoheshin me peme te reja e lodra plastike per femije, qe te prishen shpejt e te zevendesohe.
A ju kujtohet lufta kunder kanabisit qe u be ne Lazarat? Lufte kunder Lazaratit, se kanabisi u perhap si virus ne gjithe Shqiperine. E jo vetem nga toka, por dhe nga ajri e deti. E ne ate kohe LSI-ja thoshte ishte per sperkatje avioni. Por vec nje avion ra? Jooooo, u bene avionet si zogj shtegtare.
Po prisni se nuk keni pare gje akoma. Kur te fitojne zgjedhjet perseri do ta shikoni se cdo bejne. Pa program e pa premtime, kane se cte bejne. Neser te thone qe ne nuk ju kemi thene e premtuar asgje. E ky popull ska se cfare te kerkoje. Te rrije urte aty.
Po kujt tja japi ky popull i shkrete voten, LSI-se apo leshelise. Qe militantet e tij zune te gjitha vendet e punes se ishin me LSI-ne. Qe nese burgosej inspektori per mos kryerje detyre ata te LSI-se korrnin e shinin.
Po kujt tja japi voten ky popull PD-se, qe kater vitet e fundit te pushtetit cberi, vecse vune te paaftet e te pashkollet ne krye se ata nuk kishin frike nga ligji e vidhnin e sypatrembur e keto si mbanin te gjitha per vete por i shperndanin. Por kishin lene dhe ca menjane qe kur te vinte partia tjeter te paguanin e te dilnin pa lagur.
E ne besuam si budallenj se kur te vinte RILINDJA do behej shtet. Se ata do ndeshkonin te gjithe ata qe kishin vjedhur. Po cbene ata? Ata pushuan njerezit e ndershem, profesioniste e punesuan militante, njesoj si ata qe iken.
Me thoni pra per ke te votoj?

Korabi21/06/2017 09:07

Vota per rilindjen eshte tradhti komtare.Te votoshe Edi Ramen eshte njesoj si te votoshe Vucicin.

macja21/06/2017 08:54

Miu ..mi ngelet gje e peshtire dhe qe si duhet njeriu..por vetem ushqim per macen dhe asgje me shume.. Votoni ke te doni por jo kthim mbrapa..

bureto20/06/2017 19:33

Shikoni kush beri Gerdecin,shikoni kush vrau ne bulevard,shikoni kush vrau Remzi Hoxhen dhe shume te tjere si Remziu,shikoni kush fali territorin tone,shikoni vidion Meta Prifti,kujtoni kur u vodh floriri ne Kerrabe kush ishte kryeminister e pastaj vendosni per te votuar.

KOMISARI MEMO20/06/2017 18:08

Te na falin redaksia e syri se nuk dime kujte ti besojme dhe ti drejtohemi. Ne Berat po ndodh cudia e cmenduris se vemjeve dhe rjepesve te Rama.com. Po perdhosin kulturen dhe tjetersojne historin, me nje aroganc dhe injoranc te pa shoqe qe nuk e ka bere as pushtuesi ne 2427 vjet. Por cfare po ndodh.. Berati ka pasur nje ambjent sherbimi tregetar i quajtur Markato, ndertuar nga vitet 1960.Ky objekt ndodhet ne zonen e brojtur dhe ketu fillon supriza e logjikes se cunguar. Objekti jepet me kocesion per 99 vjet pa u pyetur pronaret e truallit, privat dhe institucion kulti. Apsurdi shkon ne kufijte e cmenduris,prishet objekti me nje aroganc te pa shoq ku ligji ikoncesioneve e ndalon ate .Behen punime nentokesore ne nje zone A mbi 6m ne thellesi pa projekt te miratuar nga I.K.M.T. theksojme se punimet jan kryer naten . Prishen vellimet e ndertimit dhe volumet ezones TAMPON.Objekti ishte 2 kate po behet 5 katesh,dhe mbi te gjitha UNESKO eshte shprehur ne menyre taksative per kete zone, te kthehet ne identitet. Per heqjen e ujrave nen tokesore punonte me turne zjarfiksia e qytetit.

miu20/06/2017 15:53

Vota kunder Rilindjes eshte vote pre shqiperine Europiane . Mos votoni nr. 2 . Mos e hani sapunin per djathe.

Shto koment

Denonco