Tradhtia ndaj integrimit europian!

Tradhtia ndaj integrimit europian!

Nga Artan Fuga - 16/06/2017

Unë jam ai brez që kënga e Totos na ngjethte mishin. Besuam se Shqipëria do të integrohej në Bashkimin Europian. Kanë kaluar 27 ose 30 vjet qysh atëhere, një jetë e tërë, Bashkimi Europian po kalon sfida, dhe ne jemi ende jashtë tij.

Se emigrantët në fakt, shqiptarët, shkuan nëpër Europë dhe u integruan atje plotësisht, po Shqipëria mbeti jashtë. E izoluar kulturalisht, politikisht, shkencërisht, mediatikisht.

Një ëndër e hedhur në kosh!

Nuk është pajisja me të drejtën e udhëtimeve pa vizë për tre muaj që realizon integripin europian. Eshtë një e drejtë përsëri e frymëzuar nga një rregjim getoje. Nuk e ka fajin Europa, fajin e kemi ne dhe politikat që na kanë udhëhequr.

Madje as plotësim kriteresh nuk është. Sa për kriteret ne pas tridhjet vjetësh përsëri me thënë të drejtën nuk plotësojmë asnjë. Cfarë të plotësojmë? Të drejtat politike? Punësimin? Zhvillimin e qendrueshëm mjedisor? Të drejtat në punë? Trajtimin e pensionistëve? Të drejtat e minoriteteve?

Ne nuk gjejmë dot asnjë jurist ta cojmë në Strazburg dhe të na e pranojnë në gjykatën e atjeshme.

Eshtë fjala për integrimin kulturor europian që ka dështuar tërësisht, plotësisht, dhe na ka izoluar.

Nuk besoni?

Mirë faktet tani!

Mund të më thotë ministria e arsimit se sa grupe nxënësish kanë udhëtuar me trena dhe autobuza për vizita kulturore nëpër vende europiane për të parë atje muzetë, sheshet, urbanizmin, mjedisin, kulturën rurale? Prindërit e shkretë mbledhin ndonjë lek për të çuar fëmijët deri në Mal të Zi a deri në Kroaci. Pêr një ditë. Bëjnë një mbrëmje në ndonjë hotel atje dhe kaq.

Rinia e Europës me torbë në krah bredh vend më vend në njohjen e kulturave europiane, në shkëmbime, kurse të rinjtë tanë nuk i ndih kush.

Dëgjova një ditë dhe nuk dija cfarë të bëja, të qeshja apo të qaja, kur në fushatë elektorale dikush tha se nxënësit tanë mësojnë me tekste të shkollave europiane. O Zot, thashë, këtë e gënjejnë ditën për diell !. Nuk kanë faj të rinjtë kur ngrenë supet kur i pyet se çfarë është sistemi i vasalitetit në Mesjetën Europiane, kur kërkon të dish prej tyre se cilat janë gazetat kryesore në Europën e sotme, se nga dallon qytetërimi helen nga ai romak, se çfarë lidhje ka midis filozofisë së Niçes dhe muzikës të Wagnerit, etj., etj., dhe këta më flasin për tekste europiane.

Mirë, e lemë me kaq këtë pikë. Po ndonjë gazetë europiane a gjen në kioskat tona? Nuk po them revistat kryesore! A ka statistika ministria e kulturës se sa shkrimtarë europianë, piktorë, muzikantë europianë kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë performuar në skenat apo institucionet tona artistike?

Kërkoj nëpër media ndonjë vështrim kritik apo promovues ndaj romaneve, dramave, këngës europiane, dhe është e pamundur të gjesh gjë. Veç këshilla për seksin nga një psikologe angleze!!!

Pêtkthimet e politologëve, sociologëve, filozofëve, shkrimtarëve të sotëm europianë në ditë të hallit. Asnjë politikë mbështetëse për ta.

Sa studentë në vit përfitojnë nga bursa Erazmus për të shkuar në universitete perëndimore dhe kryer atje studime semestrale? Si është që asnjë universitet perëndimor nuk ka hapur ndonjë filial të tijin në vendin tonë? Kush i lejon? Ligji ka izoluar shkollën shqiptare nga Europa. Pyetini pak studentêt shqiptarë, se sa leksione në vit i dëgjojnë nga lektorë të shquar ose më pak të shquar europianë të ardhur profesorë të ftuar?

Në vend të tyre ka politikanë që shkojnë e dhunojnë aulat universitare duke folur broçkulla korr e mos lidh, ose që bëjnë propagandë të ndyrë politike.

Vec fasonëve, ndonjë banke, kompanie celulare dhe call center-ave, ku janë sipërmarrjet perëndimore me teknologji të lartë që të punësojnë krahun e punës dhe mendjet shqiptare?

Kërkoj ndonjë emision enciklopedik në mbrëmje në televizon për kulturën, gjeografinë, traditat europiane. Cfarë thua? Aty ka vetëm analistë dhe psikanalistë që debatojnë se kush mblodhi më shumë vetë në miting, partia social - agrare apo ajo e menshevikëve të rinj ?

Shqipëria e izoluar kulturalisht.

Europa dy hapa larg në hapësirë, në kulturë ngjan si ndonjë planet tjetër.

Ëndëra e frymëzuar nga Toto krej e tradhëtuar.

Eh, Toto, Toto, ç'na gënjeve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

bekim19/06/2017 17:38

:( trishtueshtim dhe hillerim per keete komb te stervuajtur

lirim begollari19/06/2017 15:16

Shqiperine e kane sjelle ne keto dite politika e dy partive kryesore te vendit.Nje vend qe te zhvillohet duhet te jete i lire dhe te kete institucione politike demokratike.Partite e medha jane Institucionet Kryesore Politike te venedit,ato gjate ketyre 27 vjeteve nuk kane qene demokratike nuk kane bere zgjedhje demokratike per organet dhe lideret e tyre.Nje vend nuk ka progres kur nuk respektohen standartet demokratike ne jeten e partive politikeDHE ZGJEDHJET E LIRA.

Konti i Monte Kristos @19/06/2017 13:15

Shkrim interesant @

Konti i Monte Kristos @19/06/2017 11:37

Shkrim interesan @

Arber19/06/2017 09:40

Pse nuk thuhet hapur qe "integrim Europian" do te thote dorezimi i sovranitetit te vendit te burokratet komuniste te BE. Shqiperia do kthehet ne nje "rajon/krahine" e Europes, pa asnje lloj identiteti. Ato do te sjellin nje si tipi i Jakomonit ose Vllahutinit qe do te jete guvernatori. Institucionet e Shtetit shqiptar do jene thjeshte varura nga cfaredolloj debili "efendem" qe do caktojne ata. A nuk eshte e qarte se BE po ktheht ne nje lloj Bashkimi Sovietik? A nuk duket qarte se do jene te gjithe nen urdherat e Gjermanise? Nuk e kuptoj kete "deshire" te madhe per tu kthyer ne koloni komuniste, sikur nuk jetuam 50 vjet ne komunizem.

fery17/06/2017 18:03

...si gjithmone , profesor Fuga preke tema aktuale por , s besoje se ky shkrim do të shkoje deri ne veshet e atyre ku duhet të shkoje sepse , kame krijuar bindjen se gjitha ato per të cilat flete me të drejte prof. Fuga dhe qe ai me të drejte i quan endrra. , disa forca si duket ishin kujdesrare nder shqiptaret qe endrrat e tyre të prishen , jo vetem ne Shqiperi por edhe cdokund ku jetojne shqiptaret , ne Kosove , Maqedoni, Mal. të Zi .Kure isha student dhe studjoja ne Univerzitetin e Zagrebit, me kishte bere pershtypje nji takim të cilin e kisha patur rastesisht me ambasadorin e Gjermanise Lindore ne Tirane , ne nji shesh të kryeqytetit kroat, takim i cili kishte ndodhur ne veren e vitit 1974.Ne fillim mendova se ishte nga Shqipëria sepse flilste bukur dhe rrjedheshem gjuhen shqipe , andaj dhe e pyeta se nga cili qytet i Shqipërisë ishte personi qe e kisha perballe. Nga Gjermania Lindore ma ktheu dhe pa u ndalur me tregoi gjithe historine e tije të qendrimit per 12 vite si ambasador i Gjermanise Demokratike ne Shqiperi.Atebote , ne vitet e 70-ta por , edhe me heret dhe pase ketyre viteve ne , të rijve shqiptar të Kosoves por edhe shume të tjereve na interesante gjendja ne shtetin ame Shqiperine . Pasoi pyetja per bashkebiseduesin shume miqesor dhe i gareshem të pergjigjet ne cdo pyetje qe do të i? beja.
A ju pelqeu Shqipëria dhe cka ku lane me shume pershtypje gjate kohes sa shperbyet ne Tirane ..?..Pa u hamende ma ktheu se me shume i kishte lene mbrese pershendetja ne mese shqiptareve , fjala TNGJATJETA, perzemertsija se si shqiptaret e shqiptojne kete fjale ne takimet e tyre dhe kure ata ndahen nga njeri tjetri i urojne njeri - tjetrit jete të gjate , duke vazhduar , ky gjest i tyre ( i yni ) eshte impresionues pastaj , madheshtia dhe domethenha e fjales pershendetese TUNGJATJETA kur , shqiptari shqiptarit i uron jete të gjate ishte per mua shume mbreselenese vazhdoi ambasadori.Gjate gjithe kohes deri sa e degjoja , kisha mbetur pa tekst sepse e mendoja ujdine me të cilen kishin ra markesistet , lenimistet e enveristet e Kosoves me titistet Kosoves pikrisht per deform?in e kesaje fjale të madhe pershendetese shqipe pase prishjes se maredhenjeve të Shqipërisë me Kinem nga TUNGJATJETA ne shkurtesen hibride tung, qe tani s kishte asnji domethenje dhe kuptim , tani nga nji fjale plote jete dhe shprese u shendrue ne nji dicka qe s kishte kuptim , njisoje sikur s kane kuptim fjalet pershendetese të francezeve (sava ) , anglezeve ( haj) , gjermaneve ( quzz) ose italianeve ( Qao )
Kuptohet , per kete deform?in të qellimesh?m të fjalese sone të Madhe pershendetese TUNGJATJETA inuciativa kishte ardhur nga qarqet antishqiptare të njohura per ne , e qe quhet Beograd dhe i cili kontrolon dhe orjenton rjedhat shqiptare ne forma të ndryshme z.Fuga. Dhe pa u shkeputur nga kjo varshmeri nga Bg , nga kjo mendesi idioteske edhe 1000 vite do të jemi jashte , per fat të keqe i nderuar prof . Fuga

Daj Jaku17/06/2017 12:13

Dakord si gjithmonë me Ju, Profesor. Flisni shumë bukur, por vetëm majtas. Tek të drejtat e njeriut bëjnë pjesë edhe liria e munguar nga lufta e klasave dhe prona e rrëmbyer nga kjo luftë. Është kusht për pranimin në BE mbyllja e këtij kapitulli. Dëmshpërblimet e të vrarëve dhe të burgosurve e të internuarve si dhe kthimi i plotë i pronave ose kompensimi me vlerë tregu. A e dini Ju Profesor sa u dëmshpërblyen 4 të vrarët e 21 Janarit që nuk dihet kush i vrau por që dihet se u vranë në "betejë" kundër Presidentit Ilir Meta? Dhe i morën lekët familjarët. A e dini Ju Profesor sa dëmshpërblim kanë marrë familjet e martirëve të provokacionit komunist mbi ambasadën sovjetike? Ato dihet që i vrau shteti shqiptar dhe që i vrau kot fare, pa lidhje me ngjarjen, terror komunist. Ky vazhdim i luftës së klsave a duhet të marrë fund Profesor? Bijtë e tyre u plakën në internime dhe nuk patën "fatin" të studjojnë në Francë. A nuk meritojnë drejtësi socjale dhe dëmshpërblimin për pleqërinë e varfër ku i katandisën forcërisht? Boll me demagogjit? rinore. A ka ndonjë filozofi që të drejtat e njeriut qënkan më të shumta për të rinjtë se sa për pleqtë? Edhe ata pleq të sakatosur nga lufta e klasave, ato dëmshpërblime i duan ti investojnë në të ardhmen e bijve ose nipërve për ti afruar paksa tek starti i bijëve të komunistëve që sot janë të privilegjuarit, njëlloj si dje. Edhe pleqtë kan? nevojë ti shohin ato gjërat e bukura që spjegoni Ju Profesor në shkrimin tuaj, të integrohen. Pse jo?

Shto koment

Denonco