Pensionistët në feste! Çfarë të bëjmë me 700 lekë

Pensionistët në feste! Çfarë të bëjmë me 700 lekë

- 16/09/2024

Rritjen prej 700 lekë e pensioneve çdo pensionist po e ndjen thellë në kocka – dikush thotë  për shkak të artritit, por besoj që kjo vjen nga tronditja prej gezimit.

Po çfarë mund të bëjnë pensionistet me 700 lek?

Mund të mblidhen tre vetë dhe të sigurojne çdo ditë një kafe më shumë. Me short të caktojne se kush do ta vendose në buze i pari filxhanin dhe kush do të pije pikën e fundit të kafese. 

Me 700 lekë me shume i bie që 9 ditë të ketë siguruar një bilete autobuzi vajtje - ardhje në qytet. 
Por me 700 lekë mund të blihet një picë e vogël se kjo rritje pensionesh nuk parashikon shpenzime  luksi.

Pensionistët tani kanë një mundësi të madhe për të riorganizuar financat e tyre. Nëse i shpenzojnë këto 700 lekë me kujdes, mund të arrijnë të blejnë një pale çorape të reja për dimrin që po vjen. 

Dhe për ata që duan t’i përdorin këto para për diçka më të rëndësishme, siç është blerja e ushqimeve, qeveria sigurisht që do t’u kujtojë se mund të bashkojnë forcat dy shokë dhe të blejnë  një kg mish në muaj ose nje kilogram djathtë. Kush ti fal?!
Por me 700 lekë mund të bëhesh milionere. Ble dy bileta llotarie dhe me pak fat i thua: mirupafshim ëndrrës për të rritur pensionet. 

700 lekë nuk duhen parë  thjesht si para shtesë. Jo, këto janë simboli i një reforme të re dhe madhështore! Sepse në fund të fundit, jeta nuk matet me para, por me premtime dhe reforma.

Dhe mos harroni kjo rritje marramendëse po bëhet edhe pse nuk u zbulua nafta në Shpirag apo hidrogjeni në Bulqizë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco