Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një këshillë për Edi Ramën!

Një këshillë për Edi Ramën!

Nga Enver Bytyçi - 13/06/2017

Zoti kryeministër, Ju ishit sot në Vaun e Dejës dhe deklaruat se hipoteka e Shkodrës është bërë si konsullata austro-hungareze. Nga përdorimi i togfjalëshit “austro-hungareze” kuptohet se e keni fjalën për konsullatën e fillimshekullit të kaluar të Vjenës në qytetin e kulturës shqiptare e perendimore, Shkodrës.

Sa për dijeni, administrimi i Shqipërisë së Veriut në kohën e Austro-Hungarisë dhe administrata civile e asaj kohe ishin modeli perendimor i udhtrimit të pushtetit civil në Shqipëri. Prandaj ju këshilloj të lexoni librat dhe monografitë që i kushtohen kësaj periudhe dhe do të mësoni se administrata e sotme e juaja është shumë larg administratës shqiptare të kohës së administrimit austro-hungarez gjatë Luftës së Parë Botërore.

Nëse nuk keni mundësi t’i gjeni këto botime, kërkoni ju lutem ndihmën e shkodranit Gjergj Lejqeza, njëkohësisht konsull nderi i Austrisë në Shkodër! Dhe më pas nuk keni pse i referoheni konsullatave austro-hungareze në Shqipëri, përfshirë asaj të Shkodrës, sepse veprimtaria e tyre është shënuar në histori si një veprimtari e ndihmës së pakursyer për çeshtjen shqiptare e në mbrojtje të interesave tona në Ballkan.

Ndoshta jam gabim, por ndaj përceptimin se në këtë aspekt veprimtaria juaj dhe e qeverisë tuaj në këto katër vite ishte larg së qeni në nivelin e përkushtimit austro-hungarez në dobi të interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Krahasimi i hipotekave të sotme të Shkodrës me konsullatën Austro_Hungareze është i pavend dhe më duket se dëshmon për oshilacione në qëndrimet dhe fiksionet tuaja! Me respekt për ju dhe me dhimbje për dekratën tuaj të papërgjegjshme, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp14/06/2017 13:18

Po z.Bytyci .Ne vitin 1917 Austro-Hungarezet ne teritorin e pushtuar qe perfshinte nga veriu deri ne jug perfshi Mallakastren dhe Tepelenen,ne krahun nga ketej lumit, deri ne Barmash, kane kryer rregjistrimin e popullsise ne bashkepunim te ngushte me pushtetin komunal te kohes.Jane munduar te ndihmojne me ushqime dhe veshmbathje popullsine civile.Kane krijuar keshilla per faljen e gjaqeve,me perberje civilesh, njerezish me ndikim ne zone, por dhe ushtarak.Po te studjohet praktika e ndjekur ,serioziteti dhe dokumentacioni i mbajtur,shtetaret tane mund te perfitonin shume.Ndoshta do komentoji dikush te me kujtoje pushtimin e te na jap leksione patriotike, por shkrimi nuk po analizon luften, por nivelin e kryeministrit ne kohe paqe.

Atdhetari 13/06/2017 21:59

O z Bytyci se emrin spo ta them dot se me kujton diktatorin,une qe po shkruai jam nje i ri nga veriu nga i njejti rreth ku ju punoni si istruktor partie dhe regjimi komunist me la pa u arsimuar.Dhe ne kohen e demokracis emigrova drejt perendimit si gjithe rimia shqiptare por prap kan kaluar me shum se dy dekada edhe mendja dhe zemra me rri tek venelinja ime,por kur shoh kryeministerin e vendit tim nje piktor te deshtuar me qane zemra.Une vij shpeshe ne shqiperi por shoh qe vendi ime bene nje hape para e tre hapa pase ,i bashkohem mendimit te plote gazetarve mbyllrni ne psikiatri ket piktor deshtak,me respekte nje djale nga kukesi!!!!!

Shto koment

Denonco