Arrestimi politik i Berishes nga SPAK, është dizenjuar të ndaloj  opozitën  për tu rikthyer në pushtet.

Arrestimi politik i Berishes nga SPAK, është dizenjuar të ndaloj opozitën për tu rikthyer në pushtet.

Nga Nga Ndriçim Kulla - 13/09/2024

Spak dje vazhdoi serialin e radhës  me liderin e opozitës Dr Sali Berisha ,gjoja për ti komunikuar akuzë  që është një  hiç akuze .Mbas  më shumë se katër vite duke shkelur ekstremisht çdo procedurë ligjore po e thërret në zyrat e hetimit vetëm për herë të dytë.

Sjellja juridikë e organit të akuzës i ka kapërcyer për nga fuqia e represionit edhe metodat më staliniste të praktikave të sigurimit të shtetit shqiptar,ku dënimi ishte i përcaktuar që përpara kohës së arrestimit. Çdo detaj i këtij procesi  ligjor kundra ish presidentit, ish kryeministrit  dhe reformatorit të  një periudhe mbi 30  vjeçare të demokracisë në Shqipëri shkëlqen në qiell të pastër se është përpjekje për ta heq me force nga konkurenca e zgjedhjeve të 2025.

Ky proces ligjor kundra kryetarit të opozitës shqiptare  ,ndonse ka qënë i inskenuar me mbështetje e Xhorxh Sorrosit  i cili ka përdorur hapur Departamentin e Shtetit dhe fuqine e tijë të madhe , ka dalur nga të gjitha linjat e skenarit dhe regjimi me pararojën e tij Spak po ndjen efektet e boumerangut. Gjykimin e Sali Berishës nuk do shume mënd për të kuptuar, se ekspertët e regjimit që jane shtrirë  në të gjitha gjykatat ,duke përfshirë edhe Gjykatën  Kushtetuese, e cila është kthyer në një gjykat politike  ,e kanë gjykuar dhe stërgjykuar me çdo lente zmadhimi, por  nuk kanë gjetur asgjë.

Dhe tashti duke u përpëlitur brënda kurthit të vetvetes, po përpiqen që ti bëjne akuzën më jo serioze  që  mund të ketë patur ndonjëherë në histori: Cila është adn z.Berisha , ose pse  je marrë me politikë, ose  pse ke jetuar dhe të  të tjera absurditete të kësaj natyre, që janë fenoneneve,  përkatësie të gjykatave politike të Vkadimir Putinit, Nikolla Manduros ose Akeksandër Lukashenkos.

Vetë procesi hetimor i kryetarit të opozitës shqiptare, sot është në vetvete  është një turp që nuk mund ti gjëndet vëndi në asnjë cep të një shoqërie demokratike, madje as në Turqinë e Erdoganit e akuzuar botërisht  për mungesë demokracie dhe keqëtrajtim të opozites.

Kjo histori e tmerrshme  që po ndodh me procesin e montuar politikë të kreut të opozitës shqiptare ka trazuar tërë shoqerinë shqiptare duke lënë mbresa shumë pesimiste në raportë me prespektivën e të ardhmes së së demokracisë në këtë vend.

Drejtësia e re me SPAK-un pararojë, pro qeverisë për shkatërrimin e opozitës.

 

Si ka mundësi që inceneratorët ku kanë firmosur gati të gjitha ministritë të jetë çështje individesh dhe jo sistemi, qeverisje dhe regjimi?!

Askush me mend në kokë se beson dhe pranon, përveç SPAK që jo vetëm nuk e çon çështjen deri në fund, por bën dhe makinacione për ta mbyllur.

Pse e themi këtë?! - Të mos harrojmë se gjithçka që SPAK bëri për inceneratorët erdhi si pasojë e rrëfimit publik dhe cilësisë së komisionit parlamentar të kryer nga opozita, që ia përplasi faktet në fytyrë të gjithë popullit, për vjedhjen e shekullit nga e gjithë administrata e qeverisë, me Edi Ramën në krye si përgjegjësin kryesor. Po si u soll SPAK? - Si garanti i kryeministrit! Të dënohen të gjithë, përveç tij.

A ka krim më të madh që mund të bëjë drejtësia përveç kësaj?!

Si mund t’i besojmë atëherë kësaj drejtësie, që nuk është hakmarrëse, që nuk sillet si revanshiste e historisë ?!

 E si mund të presim ne që ajo të guxojë të godasë të pagoditshmin, kokën e regjimit?

Jo, nuk është tamam kështu. SPAK di të trimërohet e të godasë pabesisht, pamoralisht, veç për show, një person që nuk ka kurrfarë me akuzat që po i bëhen  Jo, SPAK di dhe të hiqet si premtimi i madh i drejtësisë së re përpara popullit shqiptar dhe të ndalojë politikisht kryetarin e opozitës Sali

Berisha është vërtet njëra nga figurat qendrore të politikës shqiptare të gjithë këtyre 30 e ca viteve, por ama nuk duhet harruar se ka 10 e ca vjet që nuk ka rol në pushtet.

Pse nuk heton Spak dhjetra dosje të krimit zgjedhor që i rrëmbyen me force opozitës  zgjedhjet e pushtetit lokal   që kanë shkatërruar demokracinë ?!

 Pse nuk ka ngut SPAK për aferën e inceneratorëve që është gati 1miliard dollarë ose çereku i Buxhetit të Shtetit, për  portin e Durrësit, për “Sky ECC” etj, etj. por  krijon kapituj hakmarrjeje politike për dhëndrin e Berishës, me histori të konfirmuara nga drejtësia shumë vite më pare?!

Akuza ndaj dhëndrit të Berishës,  z. Malltezi, është thjesht një represion politik dhe asgjë më tepër. Nuk do shumë argumente për të kuptuar mjegullën e burgosjes dhe izolimit të tij politik që po të krijon regjimi autokratik me drejtësinë që ka plotësisht nën tutelë, qëllimi e veprimeve të së cilës është të prishë imazhin e mire të luftës politike që ka nisur opozita e vërtetë me  qëllimin final, zgjedhjet e 2025-ës.

Z. Malltezi në këtë histeri hakmarrjeje nuk ka fare dallim nga kundërshtarët politikë që burgos dhe dënon Putini në Rusi apo Llukashenko në Bjellorusi.

 Besuam shumë se drejtësia e re do të ishte ndryshimi, por tani çdo ditë e më tepër ajo po shfaq si fytyrë të saj tiparet e njërës palë.

Nuk mund të kishim asnjë pritshmëri të skajshme ose revolucionare prej saj, as që do të katapultonte menjëherë botën shqiptare në barazi, por që të na zhyste akoma dhe më keq në pabarazi dhe të na shërbente përkundrazi, si instrument për mbylljen dhe anashkalimin e dosjeve më të nxehta, këtë jo, nuk na e kishte pritur mendja

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco