Kryeministri foli në Asamblenë e Rilindjes pardje , sikur diçka e kishte pickuar forte .
Foli më gjatë se të gjitha herët e tjera për opozitën.
Me siguri që diçka po kombinon me Spak.
Por veçse kishte një ndryshim thelbësor në fjalimin e tij përpara tufës së tij në vathë.
Për herë të parë , si rrallë herë , ai u mor me karakterizimin e regjimit të tijë si Diktaturë.
Kjo duket e qartë, se tashti po i prish punë diktatura që ka ndërtuar dhe po e ndjen se presionet e mëdha të skandaleve , me te cilat ai eshte i “mbytur” kerkojne te tjera strategji presioni, manipulimi dhe genjeshtrash.
Por jo reflektim për ndryshuar , por thjesht për tu mbrojtur.
Në të gjithë fjalimin e tij, ai dukej si nje kapadai i trembur, ku duhet te kishte marre disa “plumba në të ndënjura e tij”.
Nga kush mund ti kete i marrë këta “plumba “ende nuk e dimë, por tymin do shohim në vijim, ne betejat e ardhshme.
Ndërprerja e shikimeve në mes të çdo vështrimi kur fliste , tregon se impuls presioni po e shtërngonin thelle nga brënda. Gjuha e trupit, në të gjitha shprehjet e saj , shprehte pafuqi dhe urrejtje , për të përballuar sfidat e mëdha dhe të forta që do ketë përpara .
Me këtë rast, kreut të regjimit iu desh që të hipte në majën e një kulle, që ka ndërtuar me parat e pista të drogës, madje tek më e larta fare , duke lakmuar nje piace te larte ,per tiu thene shqiptareve , se lartësitë e kullave do e përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Synimi , për të mbrojtjur trukun e radhës te grabitjes se zgjedhjeve,proces qe e ka nisur me rezultatet e sondazheve të tij gjoja shkencre , ku sipas
mesazheve te tyre do jete fitues.
Fitues, me të gjithë opozitën me gjyqe dhe procese gjyqësore politike!
Fitues me trafiqe droge të cilat shtohen dhe nuk kanë fund.
Fitues me skandale të pa imagjinueshme korruptive.
Fitues me luften e klasave, ndaj te gjithe qytetareve qe kundershtojne politikat antipopullore te tij.
Fitues me trafiqe helmesh të rrezikshme etj etj.
Për monstrën politike , ne Tirane e cila ka rikthyer diktaturën e etërve të tij, opozita ka mbetur armike tejpërtej në të gjitha horizontet,ku ajo kryen veprimtarinë kushtëtuese për vëndin. Në çdo fjalë që ajo thotë , në çdo të vërtet që opozita ekspozon, në parlament, në media , në aktivitete ndërkombëtare, në veprimtari të ndryshme shoqërore dhe takime me popullin, ajo per diktatirin mbetet e mallkuar.
Per opoziten tashme , duket e qartë dhe më qartë, se kë ka përballë , jo thjesht një pushtet normal ,por një regjim .
Dhe lufta me këtë regjim duhet të jetë më krijuese , me intensive dhe më vetëmohuese.
Ajo duhet të dëshmojë tashmë, me akte të gjalla dhe gjithë-besueshme politike, pse do të jetë e ndryshme nëse vjen në pushtet.
Ajo duhet të kristalizojë dhe fuqizojë në ekstrem aksionin e saj, sipas sjelljes së këtij pushteti . Ajo duhet të dëshmojë me akte të gjalla dhe gjithë-besueshme politike, pse do të jetë e ndryshme, nëse vjen në pushtet, me njerëz të rinj, me interpretime të nivelit të lartë, me qëndrestarë të provuar , me njerëz që dinë të japin ide , pse nuk do të sillet po kështu me krimin dhe kundërshtarin politik dhe s’do të flirtojë po njëlloj me oligarkët. Në këtë mënyrë duhet të luftohet me veprime konkrete, ideja e ardhjes në pushtet jo për vetveten, as për interesat e kastës, dhe të ngulitet ajo e ardhjes në pushtet për të mirën e përbashkët.
E para, opozita duhet të argumentojmë me forcë mendimi se ç’dimë e ç’mund të bëjmë ne më mirë e më bukur, se kjo mostër e rrezikshme e shekullit që i ka hipur mbi zverk Shqipërisë, popullit, individit shqiptar, familjes shqiptare, egërsisht dhe në mënyrë të papërfytyrueshme, që vetëm rrjep e sundon nëpërmjet bandave të krimit në pushtet në të gjitha qelizat e jetës. Duhet mision i pa ndalur nga të gjithë, që besimi kurajua dhe ndryshimi të skaliten tek çdo njeri. Dhe guximi , triumfon mbi frikën, mbi apatinë ,duke u udhëhequr nga dashuria për ardhmen e gjithësejcilit dhe atdheut, vendosmërisht, me forcë, vullnet, energji të paepur, me qartësi e kthjelltësi brilante, ndershmërisht, vendosmërisht dhe me personalitet.
E dyta, le të fillojmë me veprime konkrete. Po ato opozitarizmi vdes. Veprimet konkrete kundërshtuese, aksioni i gjerë politik, shikimi me zgjuarsi të thellë i çdo mase e veprimi qeveritar, se dihet që djalli shpik edhe atë që ka harruar perëndia, duke pasur shqisën e intrigës, dhelpërisë dhe të shfaqura me banalitet dhe egërsi. Pikërisht mbi këtë zverk të trashur nga vjedhjet e zullumet e marrëzishme, duket ta vëmë shqelmin tonë popullor e të tmerrshëm, duke e groposur njëherë e përgjithnjë, të mbytur brenda llumit të tyre, krijuar me gjakun e popullit të vjedhur e nëpërkëmbur, të burgosur, të larguar e të rrënuar përbindshëm...
Dhe e treta, me fuqinë dhe energjinë pozitive , që të fal e drejta duhet të gjejmë nervin kryengritës me prioritet , të Tiranës,Durrësit,Elbasanit,Shkodrës pa nënvleftësuar asnjë qytet dhe fshatë të Shqipërisë . Nervin kryengritës të intelektualëve, të studentëve, duke gjallëruar ngrohtësinë e saj, freskinë dhe ndershmërinë, forcën gjigante që zotëron, para zullumeve legjendare e përrallore të bashkisë dhe kryebashkiakut socialisto-rilindas të Mjaftit të dikurshëm, injorant dhe të mallkuar. Tirana do të duhet të marshojë në këmbë netëve dhe ditëve të vjeshtës dhe e të dimrit, duke përmbysur sundimin narko-fashist të shtetit, duke e vënë atë nën këmbë, duke e vjedhur e rrjepur si mos më keq, në mënyrë gjigante të paimagjinueshme! Tirana, që do tridhjetë komandantë kryengritës të paepur, se pa prishur rendin e drogës, të pastrimit të parave, të mafies, s’mund të ndreqet dot asgjë. Rendin dhe demokracinë e ka në dorë më së shumti Tirana, afrimi i çdo intelektuali, i çdo të riu dhe i çdo pensionisti.
Ndërkohë, ne duhet të jemi në kontakt me çdo shqiptar , jashtë vendit, në emigrim, me çdo forcë intelektuale. Çdo ditë njerëzveduhet tu jepen në dorë edhe në formë fletushkash, po edhe nëpërmjet WhatsApp-it dhe Facebook-ut apo formave të tjera, gjithë mizoritë e pushtetit aktual, pa lënë mënjanë edhe qelizën më të vogël të së keqes mizore... Që nesër, të dalim me një THIRRJE TË FUQISHME para popullit të Tiranës e të Shqipërisë PËR T’U NGRITUR KUNDËR NEODIKTATURËS SË TANISHME.
Ndërkaq s’duhet të lëmë në mëshirën e fatit takimet e drejtpërdrejta me të gjithë bashkëpunëtorët dhe ndjekësit edhe një i vetëm qoftë nga ata të Bashës, sepse ata janë demokratë, qytetarë dhe mbi të gjitha që vuajnë thundrën e shtypjes së egër së regjimit .
© SYRI.net