Ishte viti 1990. Europa Lindore kishte filluar lëvizjet për më shumë demokraci... Zienin revoltat dhe përplasjet popullore kudo... Është rrëzuar Çaushesku në Rumani.
Në Shqipëri, vendi kishte marrë tatëpjetën. Ekonomia ishte në krizë. Emigron shkrimtari i madh Ismail Kadare. Organizatat e Partisë ishin pothuajse inekzistente.
Në këtë situatë krize ekonomike dhe politike, Ramiz Alia mbledh Plenumin e 9-të të KQ të PPSH, dhe vendos për herë të parë disa masa drastike, ndër to: mbledhjet e organizatave të partisë të bëhen të hapura, të marrin pjesë kushdo dhe të flasë pa frikë për zgjerimin e demokracisë së brendshme, për pjesëmarrjen më të madhe të shtypit dhe anëtarëve të KQ të PPSH në media dhe kontakte me popullin etj.
Në këtë klimë debati në gjithë vendin, vetëm në organizatën e partisë së Institutit të Lartë të Arteve ishin mbledhur vetëm 2 vetë... gjë e cila i kish bëre përshtypje vetë shokut Ramiz...
34 vjet më pas:
Viti 2024, vendi ndodhet në një krizë të gjithanshme ekonomike, politike dhe shoqërore. Pakënaqësitë kanë përfshirë tërë shtresat e popullsisë. Vendi ka PPB më të ulëtin në Europë. Korrupsion masiv i Qeverisë dhe administratës, drejtësia në krizë, rinia masivisht ka marrë rrugët e Europës e
Edi Rama mbledh në Durrës Asamblenë e PS dhe individualisht vendos për rinovimin e forumeve drejtuese, hapjen e partisë, pjesëmarrje në rrjetet sociale të deputetëve, rritjen e pensioneve, dhe në fund vendos “Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura...” deri në bërjen dhe mbrojtjen e një projektligji dhe prezantim në media të gjithsecilit.
Në fund, Rama na rikujtoi edhe një herë mesazhin se “Shqipëria do bëhet” pa mbylljen: lëmsh, siç është aktualisht.
A duhet ndryshim?
© SYRI.net