Pronat në Vuno/ Vilma Nushi merr ‘kullotat e Gogos’ ndërton 9 vila në 20 mijë metra park natyror

Pronat në Vuno/ Vilma Nushi merr ‘kullotat e Gogos’ ndërton 9 vila në 20 mijë metra park natyror

Nga SYRI.NET - 08/09/2024

Në pjesën veriore të Vunoit, krahun e majtë mbi malin Mjegulllosh, një syri të vëmendshëm nuk do i shpëtonte një rrugë e cila të çon tek disa vila guri madhështore që bien në kontrast me pjesën tjetër të fshatit që janë ndërtime të fillimviteve 1900. Në rast se do afrohesh ose ti shohësh nga lart do vësh re se vilat janë moderne, të ndërtuara prej guri  dhe me pishina në një fshat që shumicën e kohës në verë nuk ka ujë. Janë vilat dhe një hotel i Vilma Nushit, sipërmarrëse e njohur për lidhjet e saj të ngushta direkte me Edi Ramën, dhe fituese e një koncensioni mjaft të përfolur siç është ai i ‘Check –Up’.

Image

FOTO - Vilat 

Image

FOTO - Harta e Google Maps sot ku shihen pishinat

Vetë fshati Vuno qendra e tij është zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore dhe historike sipas ligjit. Banorëve atje nuk u lejohet asnjë lloj ndërhyrje në shtëpitë e tyre, madje shumë prej tyre sidomos në pjesën e poshtme të fshatit nuk kanë  marrë ende pronësinë, megjithëse i kanë të ndërtura që më shumë se para një shekulli. Por me sa duket rregulli dhe ligji në fshatin i cili përbën një nga mrekullitë natyrore të këtij vendi, nuk qenka i njëjtë për të gjithë. Vilat e zonjës Nushi vërtet ndodhen në kufi të fshatit, por sipas hartës së Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit ( AKPT ), dhe këto duket se janë ndërtuar në një zonë e cila i përket kategorisë N5 zonë natyrore, shkëmbinjsh dhe vargmalesh në bregdet e cila ende sot e kësaj dite, nuk ka marrë statusin e tokës ose të zonës së urbanizuar truall mbi të cilat lejohet ndërtimi. Nga ana tjetër, për vetë afërsinë që ka me fshatin, vilat e ndërtuara atje duhet t’i përshtateshin infrastrukturën, ndërsa kontrasti i vilave dhe hotelit me pishina bie jo pak në sy me pjesën tjetër.

Por sa është sipërfaqja që i është dhënë bashkëshortit të zonjës Nushi, Drini Nushi në këtë zonë. Në mungesë të një vendimi të ATP në lidhje me kufijtë iu drejtuam sistemit ASIG  të Kadastrës, i cili është përdorur për të ndërtuar hartat e pronave dhe të ndërtesave. Vetëm në vendin ku janë ndërtuar vilat së bashku me disa vreshta ngjitur me to, kemi të bëjmë me një sipërfaqe rreth 20 mijë metra katrorë ose 2 hektarë. Megjithatë duket se konturet e rrugës së re që gjarpërojnë deri në thellësi të malit Mjegullosh shkojnë në sinkron me pronën e zhvilluar nga Nushët. Në rast se i shkojmë kësaj llogjike pasi rruga siç na thanë banorët është hapur në mal nga vetën zhvilluesit e objekteve dhe është shtruar me asfalt vitin e kaluar,  atëherë po sipas hartës së ASIG na del një pasuri që varion nga 40 deri në 48 mijë metra. 

Image

Harta 20 mije m2 katrore pjesa ku është ndërtuar

Image

Harta 48 mije m2 pjesa e investuar me hapjen e rrugës

Emri i Drini Nushit është i 14 në listën e vitit 2021, ku i bëhej thirrje për të aplikuar për marrjen e çertifikatës së pronësisë. Në këtë listë ishin dhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij, por dhe anëtarët e familjes Koleka, ku mes tyre dhe nëna e kryeministrit. Por me sa duket këtë tokë Nushët e kanë marrë më parë se sa të fillonte regjistrimi fillestar. Kjo bie në sy dhe nga fotografimi ajror i bërë nga Legalizimet, i cili i përket viteve 2017-2018, siç duket dhe nga imazheria ku nuk ka filluar ende ajo rilindja e famshme e 100 fshatrave në këtë zonë. Më e bukura e gjithë kësaj është se megjithëse po ndërtohej në një zonë natyrore të pamenaxhuar, dhe të pastudiuar, sërish nuk është ndërhyrë nga ana e organeve shtetërore, qoftë nga Bashkia Himarë, qoftë nga IKMT qoftë dhe nga agjensia e Legaliziemeve që drejtohej nga Artan Lame.

Image

Lista me emrat e ASHK ku ndodhet emri i Drini Nushit bashkëshort i Vilma Nushit 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco