Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Theresa May duhet të qëndrojë... për momentin

Theresa May duhet të qëndrojë... për momentin

Nga John Lloyd - 12/06/2017

"Ajo për të cilën Britania  ka nevojë më shumë se kurrë është siguria -  deklaroi May pasi siguroi numrin më të madh të votave dhe numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet e përgjithshme - Është e qartë se vetëm Partia Konservatore ka legjitimitetin dhe aftësinë për të ofruare këtë siguri".

Asnjë fjalë mbi rënien e votave për konservatorët, as për fushatën e udhëhequr nga ajo dhe ndihmësit, dhe sigurisht asgjë germë për rritjen e fuqishme të votave për laburistët e udhëhequr nga Jeremy Corbyn, të cilin ajo e ka tallur vazhdimisht që kur mori detyrën.

Ajo do të qëndrojë, do të krijojë një qeveri me "miqtë dhe aleatët e Partisë së Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut dhe pastaj do ta "udhëheqë vendin përmes bisedimeve të rëndësishme “Brexit” që fillojnë në vetëm 10 ditë".

Negocimi i saj i parë, para “Brexit” , do të jetë me një parti që ajo vështirë se njeh, por ka deklaruar se do të mundohet shumë për një marrëveshje të mirë. May ka nevojë për një koalicion të mirë, por marrëveshja nuk është nënshkruar ende.

Ajo ka treguar një ftohtësi të jashtëzakonshme ndaj raporteve mediatike për një katastrofë zgjedhore. Ajo është një grua që ka neveri ndaj gjesteve populiste, një oreks të pangopur për punë, dokumente dhe reforma.

Ajo duhet të qëndrojë, duhet të formojë një qeveri e cila mund të krijojë një strategji negociuese dhe duhet të qetësojë atmosferën politike në Britani . E vetëdijshme për këtë , May doli para medieve pa një shfaqje zhgënjimi, përulësi të rreme,   pendim, falje apo lot. Por kështu është ajo.

Por ftohtësia e saj u rikthye mbrapsh si një bumerang,  me pasoja të mëdha. Ashtu si me votimin e befasishëm të “Brexit” një vit më parë dhe zgjedhjen e presidentit Donald Trump nëntorin e kaluar, këto zgjedhje e panë një triumfues të papritur si Jeremy Corbyn, një njeri që është kundërshtar vazhdimisht nga partia e tij dhe një kritik i ashpër i BE-së dhe NATO-s. Rishfaqja  i tij si një njeri i dashur në interes të arritjes së paqes ishte një triumf.

Një sezon i pasigurie po afrohet në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet treguan që Konservatorët fituan 318 vende, por për të formuan shumicën parlamentare janë të nevojshme 326 vende. Ata janë fituesit dhe humbësit në të njëjtën kohë, janë në krye, por jo në pushtet. Laburistët, me 262 vende, janë gjithashtu humbës dhe fitues në të njëjtën kohë: Ata humbën zgjedhjet dhe u radhitën në vendin e dytë, por me një rezultat shumë më të mirë se sa pritej.

Shumica e partive të tjera,  Liberal Demokratët (12 vende), Nacionalistët Skocez (35), Nacionalistët e Uellsit (4) dhe të Gjelbrit (1), janë gjerësisht liberale të majtë dhe anti-Brexit. Ata mund të jenë pjesë e një "koalicioni progresiv", një rezultat që mbështetësit e labourstët dhe anëtarët e parlamentit propozuan gjerësisht

Nëse Konservatorët e May-t mund të mbështeten tek 10 vendet e fituara në Irlandën e Veriut nga Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik, ata do të kishin një shumicë të brishtë.

May tani mund të përballet me sfidën më të madhe para “Brexit”: Largimin e saj, qoftë përmes dorëheqjes ose me një sfidë të vazhdueshme nga një koleg i partisë. Boris Johnson, sekretar i jashtëm britanik është armiku kryesor i May. Nëse raportet janë të vërteta, Presidenti Trump do të ketë padyshim një konkurrent të fortë për titujt e skandaleve.

Negociatat e Brexit do të fillojnë më 19 qershor.

Partia Konservatore, e cila dëshiron një shkëputje sa më të shpejt nga BE-ja, mund të zbulojë se është shumë e dobët. Por ka të ngjarë që Britania  të kërkojë një dalje më të butë duke marrë kompetencat qeveritare nga BE-ja, ndërkohë që ende përpiqet të mbajë qasje në tregun e vetëm.

Për këtë, do të duhet të bëhet një marrëveshje për lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Evropian, një nga arsyet kryesore që shumica e britanikëve votuan për t'u larguar. Negociatorët e BE-së do të bënim mire të përqendroheshin në këtë pikë.  Jo për të detyruar Britaninë të marrë një vendim, por për të zbulua sa 27 shtetet e tjera të BE-së duan të zbatojnë lëvizjen e lirë. /Reuters – Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco