Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Sheshi dhe historia e Ferrarit

Sheshi dhe historia e Ferrarit

Nga Enton Abilekaj - 11/06/2017

Vërshimi i dhjetëra mijë qytetarëve të shtunën në mbrëmje dhe të dielën gjithë ditën, komentet e panumërta në media dhe rrjetet sociale, fotografitë që qarkullojnë, e shndërruan Sheshin “Skënderbej” në një fushëbetejë elektorale. Me aq shumë risi, sheshi kontraston me atë të Lulzim Bashës, opinionet pozitive për cilësinë dominojnë.

Ia ka arritur qëllimit për të qenë populist dhe elektoral. Mund të japë rezultatet e tij në 25 qershor, tek populli që ashtu si në histori është sugjestionuar nga veprat e mëdha, edhe sot, ulet nëpër stolat e rinj, në hije pemësh apo strehash betoni dhe adhuron sheshin. Duket si një shtëpi e madhe luksoze, si një makinë e shtrenjtë që do t’u shërbejë të gjithëve nganjëherë.

Është herët të mendohet nga shumica, se si do të mbahet shtëpia luksoze, apo makina e shtrenjtë. Si një i varfër nuk mund të jetojë në një vilë luksoze, sepse vetëm përdorimi i ujit dhe i energjisë i kalon mundësitë e tij, apo nuk mund të blejë një makinë luksoze, se nuk e mban dot me karburant, nuk i bën dot shërbimet dhe nuk i blen dot pjesët e këmbimit. Kështu funksionon edhe me qytetin dhe pjesët e tij. Më saktë, kështu funksionon në Perëndim.

Ai quhet studim Fizibiliteti dhe llogarit shpenzimin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen dhe të ardhurat që mund të vijnë nga një vepër. Nëse Shpenzimet janë më të larta se të ardhurat për një periudhë 20 – vjeçare, vepra nuk ndërtohet. Pa këtë studim është ndërtuar bulevardi Zogu i Parë. Me kalldrëmin që nuk mund të mirëmbahet me taksat e qytetarëve apo bizneseve në atë pjesë të qytetit. Ata që kalojnë aty mallkojnë kë të munden për gjendjen e rrugës.

Apo pedonalja tek Teatri Kombëtar, ku ndriçimi nga poshtë tashmë është rrezik aksidenti me zgavrat që ka krijuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Apo parku i lodrave te Liqeni, që sa mbushi 1 vit dhe gjysmat e lodrave janë shkatërruar. Këtu hyn edhe Rruga e Kombit, që mori 1 miliardë euro për shkak të mungesës së projektit dhe po kërkon miliona të tjera për mungesën e studimit të Fizibilitetit. Sepse nëse këto vepra nuk do mbahen duke rritur taksat, duke shtrydhur një ekonomi të varfër, do të shndërrohen në gërmadha.

Sheshi me shatërvanët, me pllakat, me lulet, me parqet, do të kërkojë shumë para. Erion Veliaj, në vend që të bënte transparencën e shpenzimeve dhe të tregonte rrugët e financimit të sheshit jashtë buxhetit të Bashkisë, premtoi se këto para do të vijnë nga parking nëntokësor që, me të ardhurat që do të nxjerrë do të paguajë edhe koston 13 milionë euro pa tvsh, ose rreth 15 milionë euro me TVSH. Kjo është një llogari që nuk e pranon askush që di tabelën e shumëzimit. Sepse maksimumi i të ardhurave bruto nga parkimi është 400 mijë euro në vit. Duhen 40 vjet që parkimi të shlyejë vetëm shpenzimin e ndërtimit edhe sikur të ardhurat,ashtu bruto,të shkojnë vetëm për të.

Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një vatër të pastudiuar, me një vrapim elektoral, me një shpenzim marramendës të parave që vijnë nga taksat lokale. Qytetarët paguajnë taksën e rrugës, të mjedisit, të apartamentit dhe nuk marrin mjedis më të mirë, apo rrugë më të mirë në lagjen e tyre, por marrin një Shesh, që do të kërkojë akoma më shumë taksa për t’u mirëmbajtur, sekse kostoja e mirëmbajtjes së qytetit do të rritet ndjeshëm. Financimi do të gjendet nga buxheti i shtetit, që në vend të prodhojë ekonomi, prodhon Rilindjen Urbane, që i merr frymën ekonomisë. Sheshit të Kuçove, Beratit, Shijakut, Kukësit etj., janë investime nga buxheti i Shtetit, sepse të ardhurat e Bashkisë, jo vetëm nuk mund t’i ndërtojnë dot, por as t’i mirëmbajnë. Për mirëmbajtjen e tyre, do të rriten taksat, apo do të shkojë një pjesë e mirë e buxhetit. Ekonomia, në vend që t’i shërbejë vetes, duke përmirësuar infrastrukturën, kualifikuar punonjësit, rritur vendet e punës, do t’i shërbejë shatërvanëve dhe betonit të derdhur pa kursim nga Rilindja Urbane.

Sa më shumë të shkojnë paratë dëm, aq më e dobët do të bëhet ekonomia, aq më pak para do të ketë dhe aq më shumë pjesë do të marrë mirëmbajtja e veprave të Rilindjes Urbane. Nuk është rastësi që, ndërsa ndërtohen sheshe, varfëria në vend është rritur me 50 për qind.

Nëse 3 për qind e shqiptarëve në 2013 ishin në varfëri absolute, sot janë 4.5 për qind. Këto shifra të Bankës Botërore tregojnë se Sheshi dhe gjithë Rilindja Urbane është si të blesh një Ferrari, të shpenzosh të gjitha paratë për të mbajtur makinën dhe të vdesësh nga uria.

Këtë e kanë bërë vetëm ekonomitë e centralizuara komuniste apo fashiste me taksat e qytetarëve, duke i lënë financuesit e vërtetë, qytetarët në varfëri të plotë. E kanë bërë edhe shtetet Perandorake, por me taksat e qytetarëve të pushtuar. Me këto vepra në Shqipëri, Rilindja urbane do të prodhojë ose varfëri më të madhe, ose gërmadha të ardhshme.

Festa në shesh vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku13/06/2017 12:05

Ju zoti Enton mire shkruani, por ka ketu tek syri.net edhe opinionist te tjere me cilesore se ju qe i bejne nder ketij portali me bagazhin e vet. Ka doktore dhe profesore qe te mesojne shume gjera dhe te frymezojne me tere mend, dhe pse analiza juaj mund te renditet si mesatare. Ju mungojn ende shume pune per te arritur atje ku te tjeret kane arritur prej kohesh sepse eshte dhunti nuk behet dot me zor.

Elvira e vertete12/06/2017 23:12

Sheshi Skenderbej eshte perdhosja e fundit qe i behet shqiptareve nga krijesat e rilindjes!

dcxzmzx12/06/2017 10:50

Qe sheshi duhej, kjo s'do mend., Dikujt i pelqen dikujt jo. Por kjo analize mbi shpenzimet dhe mirembajtjen eshte absolutisht e argumentuar, te ben te mendohesh dy here perpara se te brohorisesh.,.

albshare12/06/2017 04:28

100% e vërtetë

osumi11/06/2017 23:48

Enton e ka bere analizen per sheshin para teje Doktori sot ne nje editorial tek Rilindja Demokratike. Ai e quan ashtu sic edhe eshte sheshi shemti dhe makuteri e oligarkeve. Se ku qendron bukuria e tij vetem Lali Dhjeri dhe Edvin Kristulla Suma e dine. Sigurisht e dine edhe koperativistet qe kane mbushur qytetin e Tiranes pas 97 qe nuk kane pare bote me sy.

Shto koment

Denonco