Poshtërimi i Theresa May

Poshtërimi i Theresa May

Nga George Parker - 10/06/2017

Rreziku që ndërmori Theresa May duke shkuar në zgjedhje të menjëhershme është shndërruar në mënyrë dramatike në një bumerang. Kërkesa e saj për një "mandat më të fortë" përfundoi me poshtërim dhe një parlament të varur, duke e vënë të ardhmen e saj si kryeministre në dyshim.

Konservatorët u shfaqën si partia më e madhe, por parashikohen të bien me të paktën tetë vende nga shumica e përgjithshme, duke u detyruar të formojnë një qeveri pakice.

Zonja May tha gjatë natës se partia konservatore do të "përmbushë detyrën e saj" për të siguruar stabilitet, dhe se negociatat e “Brexit” do të fillojnë më vonë gjatë këtij muaji.

"Vendi ka nevojë për një periudhë stabiliteti", tha ajo pasi fitoi kandidaturën e saj në Maidenhead.

Megjithatë, figurat e larta konservatore thanë se ajo mund të detyrohet të largohet dhe deputetja  Anna Soubry deklaroi haptazi se kryeministrja duhet "të marrë në konsideratë pozicionin e saj" pas drejtimit të "një fushate shkatërrimtare".

Konservatorët e May-it fituan 318 vende, laburistët 261, Partia Kombëtare Skoceze 35 dhe Liberal Demokratët 13. Në parlamentin e kaluar konservatorët kishin 331 vende, por për të qeverisur sërish kanë nevojë për 326 nga 650 vendet e parlamentit britanik.

Përveç humbjes tronditëse të mandateve, humbja tjetër e madhe për May –in ishte në Skocia, ku SNP-ja pa rënie totale prej 54 vendesh, një natë dramatike ku partia humbi të gjitha vendet e saj.

Ruth Davidson, kreu i konservatorëve në Skoci, tha se humbjet e rënda të SNP-së nënkuptojnë se një referendum i dytë për pavarësisë ishte tashmë një cështje e "vdekur".

Kryeministria u duk e tronditur nga rezultati votimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Duke folur pasi fitoi vendin e saj të Maidenhead, zonjën May e ‘tradhëtoi’ disa herë zëri.

Ajo tha se konservatorët duket të kishin fituar më shumë vende dhe vota që të formonin qeverinë. Por udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn, festoi një natë të shënuar për partinë e tij dhe i bëri thirrje zonjës May të japë dorëheqjen.

Zonja May pritet të përpiqet të formojë një qeveri duke u mbështetur tek 10 deputetët e e e Irlandës së Veriut, duke ri-forcuar kështu pozitën e saj.

Arlene Foster, kryetarja e Partisë Bashkimi Demokratik, tha të premten në mëngjes se do të ishte "e vështirë" për zonjën May të mbijetonte si kryeministre. 10 vendet e DUP-it janë kritike për përpjekjet e zonjës May për formimin e një qeveri koalicioni dhe për të qëndruar në qeveri.

"Do të jetë e vështirë që May të mbijetojë, meqë ka prezumuar në fillim të fushatës se mund të fitonte me 100 deputetë më shumë", tha zonja Foster në një intervistë me  “BBC Radio Ulster”.

Partia sindikale, e cila mbështeti “Brexit” në kontrast me mbështetjen zyrtare në Ulster për të qëndruar në BE, tha se ishte "shumë shpejt" për të thënë se “DUP” do të negociojë për formimin e një koalicioni.

Rezultatet tronditëse të këtyre zgjedhjeve do të çojnë në një periudhë paqëndrueshmërie në Ëestminster, duke hedhur konfuzion mbi negociatat e “Brexit” të cilat do të fillojnë pas 10 ditësh.

Laburistët u morën konservatorëve një mori vendesh përfshirë Enfield Southgate, Gower, Croydon Central, Brighton Kemptoën dhe Bedford. Të paktën pesë ministra të konservatorë kanë humbur vendet e tyre, përfshirë Ben Gummer, një ministër i kabinetit qeveritar.

 John McDonnell tha se laburistët  do të kërkonin të formonin një qeveri pakice, duke hedhur poshtë mosmarrëveshjet e koalicionit.

"Ne do të vendosim t’i shërbejmë vendit  dhe do të formojmë një qeveri pakice -  tha ai - Partia Konservatore nuk është e qëndrueshme. Unë mendoj se May është një kryeministre e  dyshimtë. Unë nuk mund ta shoh tek mbijeton. "

Shumë nga mbështetësit e “UKIP” mbështetën laboristët në vend të konservatorëve, pavarësisht nga përpjekja e zonjës May për të prezantuar veten si i vetmi person i aftë për të ofruar një marrëveshje të kënaqshme për “ Brexit”.

Laburistët gjithashtu fituan selinë e  Nick Clegg, ish zëvendëskryeministër i Liberal Demokratëve.

Corbyn ishte kredituar për drejtimin e një fushate të pasionuar dhe autentike, e të stilit të vjetër socialist dhe ka forcuar pozicionin e tij si udhëheqës i partisë.

Pyetja me të cilën përballet Corbyn sot është nëse do të pranohej nga deputetët e moderuar laburistë që u përpoqën ta rrëzonin më pak se një vit më parë.

Fushata e May-it nga ana tjetër,  ishte e paorganizuar dhe u ndërpre dy herë nga incidentet terroriste. Pas sulmit të dytë, në Urën e Londrës, ajo u përball me pyetje rreth shkurtimeve të oficerëve të policisë gjatë kohës që ishte ministre e brendshme.

Strategia e kabinetit të May për të reformuar kujdesin social, u quajt si "taksa e çmendurisë" dhe tronditi besimin e deputetëve konservatorë si dhe nxiti një ministër ta quante një "gabim monstruoz”. / Financial Times  - Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco