Ndriçim Kulla
I humbi zgjedhjet e 14 majit një vitë më pare në Bashkinë e Himarës me gjithë represionin e pa shembullt . Ishte një shokë i rëndë përball interesave të mëdha që kishte . Ai duhej ti fitonte patjetër.
Duhej ti fitonte pa tjetër sepse pikërisht nga fitorja e këtyre zgjedhjeve varej fati i skemës së marimanges që ai kishte endur vete për shumë e shumë projekte që lidheshin me interesat e tij familjare, por interesat e shume dhurimevetë bëra prej tij për njerëz me influenca pushteti.
Ai ka gjetur një Shqipëri në rrugë dhe për atë nuk është atdhe i askujt ku për këdo që njehë dhe që ia vlen për pushtetin e tij ka një dhurat, ka një konçesion ose diçka tjetër të ngjashme.Një “bamirësi” që nuk e kam lexuar kurrë dhe as që e kam dëgjuar.
Kam një siguri të arsyeshme, se Edi Rama ka bërë rrugën me të gjatë me këto zgjedhje të cilat i bëri të përsëritura vetë ai me urdhërat që u ka dhënë të gjitha instucioneve ti hapnin rrugë, duke i kërcënuar hezituesit me” goditje bërthamore”.
Katrahurën e zgjedhjeve të 14 majit Rama po e përsërit me një katrahurë tjetër sot, që është më mafioze dhe më antidemokratike se e para , në cdo drejtim të fillimit dhe të mbarimit të procesit.
Zgjedhjet e përsëritura të Himarës me të gjithë treguesët e tyre politik, ligjor dhe demokratik janë imazhi i kopjuar i zgjedhjeve të përgjithshme lokale të bëra në të gjithë teritorin e Shqipërisë në 14 maj 2023
Është ajo filozofi, është ai motiv, është ajo babëzi që kërkon fitore me cdo kusht dhe me çdo çmim .
Ka vajtur shteti në Himarë thonë njerëzit të habitur nga do!
I gjithi.
Me kuç e me maç thonë në zonën e labërisë.
Po Himara cnjë qytezë është cfarë rëndësi ka ?!
Gjëja është e thjeshtë por e rendësishme për atë. Për atë që kemi në krye, ku shumica tashmë i thonë diktator.
Sepse këto zgjedhje i duhen me pa tjetër , për dy arsye themelore:
E para i duhen për ti treguar mundësisht opinionit europiano- perëdimore, se ai është i pa zvëndësueshëm për shqiptarët. Nuk ka udhëheqës europian si ai . Atë e do gjithë populli , në cdo qytet, në çdo krahinë.Në çdo metër katror e votojnë.
Rrofsh o zoti ynë që na e fale!.
Natyrish që ky imazh i duhet edhe për Blinkenin ,Melonin dhe Macronin, të cilët i viziton hera herës, duke iu propozuar si dhuratë nga një copë Shqipërie po tiu pëlqej, të cilën e ka kthyer si pa të keq në atdhe bakshishesh.
Dhe kur diktatori mendon se i duhet ajo qe është e nevojshme për ta bërë e bën ,duke komanduar nga dhoma e tij e butonave. Të gjitha instucionet i ka në mënyrë kapulare nën kontrollin e dorës dhe mëndjes së tij.
Kështu, në këtë nivel ka zbritur gjendja e demokracisë në këtë vend.
E dyta dhe kjo ka një rëndësi speciale për interesat e tij personale, lidhet me projektet e tij të ndërthurura korruptive në hapsirat turistike të kësaj zone bregdetare.
Dikush duhet tia sjell në kushte të përdorshme në dorë ato që ai ka endur në rrjetën e merimangës. ? Dikush duhet tia legalizoj.
Bejleri e refuzoi dhe hë për hë po provon burgun politikë të tij , me gjasa që gjykata e Strazburgut ta liroj nga akuza, por ai me pushtetin dhe padrejtësinë ka fituar kohën dhe pasuritë.
Besoj se me këto kushte do ta ketë nisur rrugën e rekrutimit të Vangjel Tavos, i cili e kishte akuzuar dikur si hajdut votash. Brënda një afere, më jep të jap ndihmën e pushtetit me pashe.Kështu ka vazhduar rrugën plani për grabitjen e Bashkisë së Himarës , i cili ka një mal të madh me kapërxime ,që tregojnë qartë se as këto zgjedhje të fituara nga dikush tjetër më parë nuk duheshin anulluar e persëritur, por as Vangjel Tavo nuk kishte pse të katapuktohej në Himarë.
Por ndërsa Vangjel Tavo mbetet si risia e pare e zgjedhjeve të përsëritura me force në Himarë, kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Çelibashi mbetet risia e dytë dhe më e nxira e këtyre zgjedhjeve.
Kryekomisioneri i zgjedhjeve ishte njeriu i parë që duhej të reagonrte fortë kur Tavo dhe zyrtarët e lartë shtetëror shpërndanin certifikata pronësie në Himarë në valën e fushatës elektorale.Por nuk e bëri.
Madje harroi se ka përgjegjësi etike dhe ligjore, si ndaj rekomandimeve problematike OSBE- ODIR, ashtu dhe ndaj ligjit shqiptarë.
Perfytëro se cfare të pa besueshme po ndodhin !
Një njëqindjvjecari i mohohet vota në Himarë . E pse? Se i ka mbaruar koha fizike e afatit të kartës.Dhe pretendohet se në Himarë ka 100 të tillë.
Me me mijëra i janë shtuar listës që rezultojnë të mos jenë banor por pushues ose përfaqësues të oligarkëve me të cilat Rama parashikon që të stolis në prespektivë të ardhmen e pronave të tij.
Mbi 6000 qytetar të Himarës u ndaluan qëllimisht me truk shtetëror nga e drejta për te votuar, sepse iu ka mbaruar afati i kartës. Dhe kjo ka ndodhur në një popullsi me 22 mij votues nga .. ku vetem 8000 kanë shprehur votë.
Në një kohë kur të gjitha veprimet janë kryer normalisht në bank dhe kodo me këtë kartë identiteti nga këta njerëz ,me urdhër shtetëror janë ndaluar të votojnë.
Në një kohë kur shteti i bëri të vlefshme këto karta thjesht me një urdhër të ministrit të brëndëshm një vitë më pare, sot ndëroritet arsyetimi mëtejshëm. Shteti zbulohet më qartë sa nuk ka më ku të vej, se nuk i ka dashur këta votues të shprehnin vullnetin e tyre.Tek pavlefshmëria e këtyre kartave të pa vlefshme gjëndet manipulimi i pushtetit dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se bashku ,me në krye Ilirjan Çelibashin.
Kryekomisioneri Çelibashi ,i cili duhej ta aktivizonte instucionalisht alarmin dhe të gjendej një zgjidhje çka në cdo kohë do ishte e mundur ,qëllimisht ka heshtur.
Ndërsa zvëndës kryeministria Belinda Balluku me urdhër të dhomës së butonave ndryshe nga viti kaluar e ndaloi zyrtarisht votimin me këto dokumente, që në bank dhe në cdo veprim administrative vlejnë.
Ndërsa ju interesonte që problemi që mbi 6000 votues të mos e shprehnin votën e tyre, tashti autorin e fajit e gjejnë tek ligji dhe tek viktima që është ndaluar qëllimsht për të votuar.
Çfarë paradoksi grabitqarësh !
Zgjedhjet që u përsëritën dje në Bashkinë e Himarës përfunduan me rezultatin e parashikuar prej kreut të regjimit. Ai i fitoi këto zgjedhje si Putini ,si Lukashenko madje edhe shumë keq se Erdogani , ndërsa të gjithë i thonë”ndale marrëzinë!”
Himara dje ishte në një vjedhje të programuar nga regjimi vetëm për fitore
Zgjedhjet e përsëritura me dhunë , duke kapërxyer çdo normalitet të ligjit u projektuan sipas idesë së tij “madhështore”, që unë jam gjithcka dhe ketu bëhet sipas interesit dhe vullnetit tim, ku përtej kërij vullneti qoftë edhe populli vetë i bie gurit me kokë . Pra, nuk ka shanse që të më kundërshtoj dote.
Këtë zgjedhje në gjithë shëmbëlltirën e tyre nuk ishin gjë tjetër vecse një ritual dëshpërues hajdutërie.
Tërë procesi i këtyre zgjedhjeve ishte një leshë i tjerrur me furkën e intrigës së ustait që po qe se i bëjmë një retrospektiv fillimit dhe mbarimit të këtij procesi nisi me burgosjen e Fredi Bejlerit.
Përfundimisht duhet ta dimë mire të gjithë , se këto zgjedhje ishin një tjetër dëshmi e forët, që ky rezultat do na pres në të gjitha zgjedhjet e mundshme me këtë sistem manipulimi që ka krijuar regjimi, në se nuk e përmbysim dhe njerzve tiu jepet mundësia të shprehin vullnetin e lirë të votës vetëm nëpërmjet një qeverie teknike.
Pushteti i korruptuar i krimit drogës dhe hajnisë jeton me përfytërinin faraonik të vazhdimësisë së tij, por në se ne ngrihemi dhe përballemi, siç duhet të përballemi vërtet , do çuditemi edhe vetë në dobësinëe e përmbysjes së tij.
© SYRI.net