Hija e një koalicioni të paralajmëruar

Hija e një koalicioni të paralajmëruar

Nga Ndriçim Kulla - 08/06/2017

Sot po luftohet qartësisht hapur por dhe nën dhe, duke tentuar të rrënjoset bindja publike për një koalicion të mundshëm PD –PS. Domethënë, se sipas promovuesve të këqijat e këtij vendi tashmë janë të shërueshme vetëm nëse përplasja apo lufta e ashpër politike, mes së majtës dhe së djathtës zhduket dhe tani të kundërtat tona bashkohen, ut unum sint. Nuk ka transparencë fare si mund të ketë lindur ky përfundim. Dikush pretendon se e kanë rekomanduar gjermanët, por e refuzojnë amerikanët.

Dikush hamendëson se është vendosur në një spontanitet gjat marrëveshjes Rama-Basha. Po tentohet me cdo mjet të glorifikohet heshturazi, kështu larg dhe larg domosdoshmëria e një kompromisi historik , një koalicion i ri , dicka mjaftë e rrezikshme për një demokraci si kjo e jona, ku mazhoranca e sotme është mbushur plot me skandale korruptive dhe kriminale. Çdo koalicion i krijuar me urdhër interesash si ky që po paralajmërohet me hijen e tij , i pa përtypur ose i pa absorbuar nga arsyeja dhe interesat e shumices se njerëzve edhe në kushtet e një demokraci normale e lere pastaj në kushtet e demokracisë sonë, është gjithmonë një rrugëdalje e prirur drejt paqëndrueshmërisë. Madje edhe përballë rreziqeve më të rënda (si terrorizmi, mafja apo autoritarizmi), siç na mëson filozofia politike, nuk janë koalicione të tilla ato që garantojnë stabilitetin social dhe historik të vendit dhe shoqërisë. Qenë gjithmonë të suksesshme p.sh. koalicionet e sotme të mëdha gjermane: reformat më të mëdha e më të thella u kryen dhe po kryhen nga të majtët e të djathtët ose të qendrës, kur këto forca arritën të qeverisin së bashku.Por nuk duhet të harrojme se këto patën truall sigurie standartin e demokracisë gjermane.

Qenë të brishta e plot sëmundje (të ethshme, në kuptimin psiko-mjeksor të termit) bashkëjetesat franceze mes mazhorancave presidenciale dhe parlamentarëve të papajtueshëm ideologjikisht mes tyre. Pasi nuk është e vërtetë, ashu siç na mëson historia e Europës dhe Amerikës, se sëmundjet e demokracisë shërohen domosdoshmërisht duke shuar konfliktin midis blloqeve kundërveprues politikë ose e kundërta. Aleanca të tilla të çuditshme PS-PD të pa konfirmuara formalisht, por realisht të diskutuara, ndoshta dhe të vendosura janë krejtësisht të pa përtypura nga arsyeja, ku “ qëndrueshmërinë” e tyre mund ta provojnë plotësisht se mbijetojnë vetëm nga interest e ngushta të kasatave drejtuese , të ashtuquajtura si bashkime historike , sepse ç’mobilizojnë politikën e një vendi dhe një ç’mobilizim i tillë është larg të qenit një stabilitet i vërtetë. Prioriteti i sotëm i mazhorancës qeverisëse është ky: të qëndrojmë në pushtet ,stabiliteti i shenjtëruar me çdo çmim. Mos vallë kjo është ngjizur dhe tek opozita? Shpresoj se jo, sepse opozitës në se fitonte nuk duhej ti interesonte të bënte koalicion me një kundërshtar politik me të cilin luftoi dhe u ndesh dhëmbë për dhëmbë me arrogancën e tij. Shpresoj të jetë largpamëse edhe për një arsye tjetër.

Edhe në rastë se nuk fitoi ajo nuk luftoi që të bëhet pjesë e një pushteti gjysmak me timon nga dikush tjetër që në fund të cdo mandate do marrë me vehte edhe konsumimin e qartë dhe të heshtur të partise. Përgjegjshmëria e nevojshme dhe thelbësore e politikës sot po masakrohet nga sofizmat e objektivitetit dhe moralit mbi këtë kualicion të mundshëm, dhe është fare e lehtë ta quash destabilitet i cili mund të vejë në rrezik të lartë paralizimi dhe zgaqshmërie të gjithë fibrat lëvizëse të shoqërisë dhe antikorpeve të demokracisë. Është një dëmi i madh që mund ti bëhet së ardhmes së një vendi kur zakoni i mos- përgjegjshmërisë po bëhet zemra e gjithë kësaj qeverisje, e kur të jepet përshtypja, siç po ndodh sot, se e gjithë shoqëria jonë duket sikur kërkon sot të shkoj në Mbretërinë e domosdoshmrisë së këtij këtij koalicioni, ose e thënë ndryshe, në mbretërinë e gjërave që qeverisë ja dikton stabiliteti i idhujtaruar d.m.th. stabiliteti i veshur me një vlerë supreme, jo të negociueshme, të cilin nëse do të duam ta ruajmë me çdo kusht, duhet ta shquajmë nga parime thelbësore demokratike të tilla si mbretërimi i ligjit, transparenca apo ndëshkueshmëria. Jetojmë sot në këtë vend në mbretërinë e gjumit dhe të inercisë, në vend të lirisë dhe ribërjes së vazhdueshme. Në librin e mirënjohur “ferma e kafshëve”, kasta triumfatore e derrave, ashtu siç rrëfehet nga shkrimtari Oruell, shpalli në një pikë të caktuar të bashkëjetesës se të gjitha kafshët janë të barabarta, por që ka disa kafshë më të barabarta se të tjerat.

Në aleancat e çuditshme dhe të rrezikshme që përshkruam në fillim, mund të ndodh pikërisht diçka analoge. Tashmë duket se udhëheqësit kryesore te politikës në të dyja spektret e saj, po i përgjigjen vetëm instikteve dhe impulsive të momentit . Janë një sërë skandalesh të vazhdueshme gjatë gjithë viteve të qeverisjes, që e vërtetojnë analogjinë e profecisë oruelliane me atë të koalicionit të mazhorancës së konfiguruar në hije nga një marrëveshje ; luani që shqyen gazelën vepron kështu i shtyrë nga nevoja e mbijetesës, ai nuk lipset t’i japë llogari askujt, qoftë gjykatës apo popullit votues që e ka zgjedhur etj. Drejt një perspektive të tillë priret koalicioni PD - PS , i cili mund të ketë si primare stabilitetin e tyre me cdo cmim , vetëm për të mbijetuar.

Por për shumë arsye gjithsejcili nga ne ka të drejtën që të dyshoj.Spse në se do të ndodh vërtet atëherë veçanërisht ata që kanë kontribuuar nëpërmjet Agorasë së Cadrës në bulevard por edhe në mënyra të tjera publike për vite me radhë mbeten që ti kërkojmë falje Edi Ramës për akuzat që i kanë bërë mbi korrupsionin e tenderave, koncesioneve dhe shpërdorimin e projekteve të ndryshme.Ata duhet që ti kërkojnë falje shtetit narkotrafikant , të cilin e akuzuan me sa kishim zërin për kërcënimin e rrezikut të sigurisë kombëtare. Ata duhet që ti kërkojnë falje ish ministrit Tahiri që e akuzuan për kanabizimin kapilar të Shqipërisë.Kjo do të thot se ne kemi luftuar fortë për një kauz qe e kemi sajuar vet si një legjendë mbasi ajo në të vërtet nuk ka ekzistuar. Kjo don të thot qeverisje me moton: Rilindje e Republikës së Re. A mund ta pranoj kush arsyen të përmbysur në këtë mënyrë ? Por unë sidoqoftë besoj dhe shpresoj përsëri se Partia Demokratike dhe e Djathta e Bashkuar për shkak të kauzës që kanë ndjekur do jenë fitimtare në këto zgjedhje, pavarësisht disa përzgjedhjeve të kalamenduara në kandidatura të veçanta për deputet. Dhe për rrjedhim , ose nuk do ketë fare nevojë për koalicion, ose do bëjnë një zgjedhje tjetër më të përshtatshme për të ruajtur demokracinë dhe imazhin e mandatit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Beshi09/06/2017 15:19

Si votues qe prej fillimit, qe gjithmone, i Partise Demokratike, une mund te pohoj lirshem se cdo koalicion me PS-ne ne kushtet kur sekmat e koalicioneve mundesojne edhe zgjidhje te tjera, eshte vija e kuqe qe jo elektorati, por historia i ka vene Partise Demokratike. Oferta e "Bishit" per vende pune, pastaj, eshte oferta tipike e Sigurimit qe u premtonte shume demokrateve ne vitin 1991 shtepi e makine nese pajtoheshin me PPSH (sot PS). "Jeta iken, njerezit plaken, nje jete kemi, sistemi ndryshoi, komunizmi vdiq, tani le te qeverisim bashke..." Dhe u krijua Aleanca Demokratike. Sot, kane kaluar 20 e kusur vjet dhe Sigurimi e ka ulur pazarin: ne betejen e shqiptareve per t'i rrembyer njeri-tjetrit vendet e punes ne shtet, ofron thjesht nje rroge. E jeta iken, njerezit plaken, e me pas historia eshte e pameshirshme dhe s'kane fytyre t'u tregojne niperve e mbesave se me c'pune jane marre dikur... Zoti e shpetofte e e meshirofte kete vend!

Bishi09/06/2017 09:54

Ik ore legen...
Po cte bejne demokratet te rine pa pune?
Ikni morre....
Po jeta iken....
Njerzit plaken...
Cna duhen neve analizat tuaja kilometrike, kotiiiii
Te bashkohen, shqiptare jane, cfare te keqe ka???

bert09/06/2017 05:45

6 rreshta e fundit jane llogjike e paster, TE TJERAT JANE KALAMENDJE

Shto koment

Denonco