Menyja 'Rama', kokainë, mafie, shpopullim

Menyja 'Rama', kokainë, mafie, shpopullim

Nga Basir Çollaku - 06/07/2024

Ditën që Këshillit i Territorit nën hyqmin e Edi Ramës, shpërtheu në një lumë lejesh ndërtimi, ku spikasnin disa të tilla në Bashkinë e Himarës, sipas oreksit të kërkuar, Presidenti i Republikës teorikisht Begaj, por praktikisht po Edi Rama, caktoi 4 gushtin 2024, si datë zgjedhore për Bashkinë e Himarës.

Kjo, pasi miku i gjeneral Lisit, shpërblyesit nga Artur Shehu i botës së trafikut të drogës, i dërgoi ferman se duhet të nënshkruante.

E kush po pyet për ligjin! Kishte 30 ditë kohë ankimore. Duhej të mbyllej së paku udha procedurale.

Varja. Ç'e do! Sistemi është ndërtuar kundër ligjit. Shkeljet janë të dhunshme. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ku zbardhej dukshëm përgjegjësia e Veliajt, apo ai për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës strategjike, nuk janë zbatuar asnjë germë.

Qeveria ka dalë mbi to. Edi Rama i ka shpërfillur.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, ka pohuar se nuk i takon politikës të diskutojë vendimet e kësaj gjykate.

Njëherësh dhe moszbatimi më tej i vendimeve të Strasburgut po shkërmoq parimet e ndarjes dh funksionimit të pushteteve. Por përtej këtyre kundërshtive anemike, kemi një realitet kriminal të urdhëruar e kontrolluar hapur nga kryeministri.

Qeveria sundon parlamentin dhe drejtësinë, duke i kthyer dy pushtetet e tjera, legjislativin dhe gjyqësorin, në zgjatime të zyrave të saj partiake.

Pushteti i katërt, media, është një kapitullim borderosh ku dikton e financon kryeministri. Fatkeqësisht, 95 përqind e saj është medie qeveritare e korruptuar turpësisht.

Miliardat e kokainës kanë fituar mbi shtetin dhe pushtetin. Trafikantët shqiptarë janë fuqizuar ndërkombëtarisht, duke u renditur pas Ndranghetës në Evropë.

Nicola Grateri, prokurori i antimafias italiane, shprehu pakënaqësinë trishtuese të punës me autoritetet shqiptare të drejtësisë për dekonspirime.

Kartelet e drogës, Ndrangheta, Sinaloa, Cosa Nostra, Camorra, Sara Corona etj kanë degët e tyre mafioze në Shqipëri. Në qeli, arrati e të dënuar janë katër ministra. Erion Veliaj, nuk arrestohet ende, nga kapja e sistemit, ndonëse dosjet ku ai përfshihet janë mbushur me mafie.

Binjakëzimi me Kolumbinë ka dhënë efektet. Njëherësh jemi bërë parajsë fiskale.

Zgjedhjet janë nën administrimin e bandave të narkotikeve, karteleve në lidhje me Ramën përfitues kryesor. Ndërkombëtarët mbështetës janë të paguar.

Ndërkohë po bën marrëveshje me Indonezinë e Filipinet për punësime, duke shtuar bangladeshasve, ujgurë, afganë, iranianë, afrikanë.

Kaq jemi ne, vendi i vogël dhënë me koncesion Sorosit dhe mafias, të cilët kanë vënë administrator Edi Ramën.

Peng i lidhjeve e keqbërjes ekstreme dhe vëllait Olsi, që po rihetohet për lidhjet në një organizatë kokaine, KM nuk u bën asnjë rezistencë ortakëve të krimit.

Bizneset e mëdha përfitojnë në heshtje dhe duke pastruar produketet bashkë. Opozita e dëmtuar keq nga brenda dhe kundërshtari duhet të kapërcejë vetveten.

Gjithnjë nëse nuk e mbysin interesat lokale. Mjetin demokratik, nëse duan, ta gjejnë vetë shqiptarët..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco