Çfarë pres nga kryeministri i ardhshëm

Çfarë pres nga kryeministri i ardhshëm

Nga Artan Fuga - 04/06/2017

Unë dua për kryeministër atë që në program do të më paraqesë punime të mëdha publike!

Ato që punësojnë shqiptarë, që bëjnë vepra afatgjata e shekullore mbase, ato që kanë rendiment financiar nga outputet, ato që gjenerojnë krijimtari, sjellin investime të huaja dhe hapin rrugë për biznese private.

Po qe se Mali i Dajtit, psh, nuk planëzohet për pista gjigante skish, për infrastruktura ku shqiptarët të dimërojnë me sportivitet dhe të verojnë në mijëra kabina druri,

Po qe se Lana nuk menaxhohet dhe kthehet në një rrjedhje me shtrat të gjerë dhe e lundrueshme madje,

Po qe se kodrat e Tiranës nuk mbulohen me pyllëzime gjigante,

Po qe se treni elektrik dhe tramvajet nuk mbulojnë gjithë zonën Kavajë - Tiranë - Durrës - Fushë Krujë,

etj.

etj.

etj.

Lërini strategjitë impotente me taksa me më pak e më shumë për qind. Ato janë çështje konjukturale!

Çdo strategji tjetër është t'ua hedhësh lekët e shqiptarëve qenve!

Bëni atëherë në vend të tyre ca teshtima të vogla, ose çfarë të doni,

mbillni palma disa miliardashme që thahen vitin tjetër,

rregulloni gjoja ca sheshe qytetesh mbi baza vlerash estetike depresive dhe pa funksione ekonomike dhe sociale, ngrini kulla pa funksion si ajo e Korçës, ose vendosni helmeta ushtarësh nazistë anash rruge gjoja si urbanizim!

Hidhuani pra lekët e shqiptarëve qenve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

marjani05/06/2017 12:21

Ah profesor Fuga!
Medet!
Dr. Berisha ka vendosur te mos kthehet kurre me ne drejtimin e vendit!!!
Druaj se per do kohe, duhet te mesohemi me palma, me bojna, me leje pallatesh, me teshtima dhe po patem fat me gerrhitje nga nje gjume i thelle proverbial i ketij populli!!!

DWSAA05/06/2017 11:32

KY E KA NE TEREZI, 12 I RRI SAHATI

vetingu05/06/2017 00:24

profesor Artani ashtu sic thoni ju duhet te behet per kete vend po kush degjon duan sheshe qe te te duken se po bejne pune pavarsishte se fshatrat nuk kane rruge, per tu lidhur me qytetet mbjellin palma pavarsisht se nuk jemi vend tropikal,

cuf dabjoni04/06/2017 21:06

Aetan ! ato qe ti I quan helmeta jane "bolet " e pordhacit Artan Shkreli

Rei04/06/2017 20:36

Shume mire e ke me frazen "po qe se " por Le ta vene ne krye te programit te tyre keta qe duan te jene kryeministra dhe jo ne leter por ta zbatojne atehere do te themi bejme shtet jo si shteti I saje qorrit

Shto koment

Denonco