Rëndësia jetike e rrëzimit të Ramës

Rëndësia jetike e rrëzimit të Ramës

Nga Armand Maho - 22/06/2024

Ardhja e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013 ishte një aksident fatkeq për shqiptarët. Natyrisht, këtu nuk duhet hequr faji dhe një pjese të administratës së lartë të asaj kohe, e cila me arrogancën e saj kishte ngjallur jo pak pakënaqësi brenda shoqërisë. Por pavarësisht kësaj, Rama kurrsesi nuk duhet të vinte në pushtet. Ne e dinim të gjithë kush ishte. Arroganca dhe hajdutllëku i tij ishin përfolur e përmendur sa e sa herë në qarqet mediatike, shoqërore apo politike, që nga koha kur ishte ministër i Kulturës dhe më pas si kryetar bashkie.

Rama do ishte i pari që do fuste kulturën e kapjes së medieve, bashkëpunimin e ngushtë me bandat kriminale, kulturën e korrupsionit me 20% e lejeve të ndërtimit, refuzimit të sistemit të sistemit, cilësimin e kundërshtarit politik si armik dhe futjen e gjuhës së urrejtjes. Pra kishte të gjitha tiparet e një autokrati hajdut dhe ardhja e tij në pushtet nuk do sillte asgjë të mirë.

Tashmë ai është në fund të mandatit të tretë dhe aspiron për të katërtin. Të tria këto mandate janë të mbushura me skandale dhe dështime si asnjwherë më parë. Sot kemi një vend të ngërthyer nga Mcgonigalë e Coldea që ose paguhen me para korruptive për lobingje po aq korruptive, ose paguhen si këshilltarë Ramës nga kartelet e drogës në Amerikën Latine, ku pasojat i shohim fare qartë duke filluar nga çmimi i banesave.

Shqipëria dalwngadalë po kthehet në pikën e nisjes, si në vigjilje të viteve 90-të. Shqiptarët janë sot më të pasigurt se kurrë për të ardhmen e tyre. Rama nuk e cilëson veten si administrator të shtetit, por si pronar të tij. Në këtë inkursion të neveritshëm vjedhjeje dhe goditje të demokracisë ai ka pasur natyrisht dhe përkrahjen e disa dinsëzve mercenarë që na shiten si ndërkombëtarë, që duhet pranuar se detyrën e tyre kundrejt shpërblimin e kanë bërë më së miri. Kemi parë këtu dhe ndërkombëtarë të flasin me gjuhën e Elisa Spiropalit dhe kjo është e dhimbshme.

Rrëzimi i Ramës nga pushteti është jetik. Këtë e dinë shumë mirë ata që janë kundërshtarët e tij, por e po aq mirë e dinë dhe ata që janë përkrahës të së majtës. Madje po aq mirë e dinë në sistem makro dhe ata birbot që kanë pas vetes, që përfitojnë tendera, leje ndërtimi, PPP e të tjera me radhë. Them në sistem makro, pasi e njohin mirë, ndërsa në atë mikro janë të detyruar t’i bëjnë lëpirjet dhe shërbimet e radhës pasi e dinë fort mirë se në një konkurrencë të lirë janë të marrë fund.

Ata që akoma janë të pavendosur, ose nën amnezinë e propagandës duhet ta dinë se çdo ditë që ky individ shkel në atë zyrë është një dëm që na bëhet të gjithëve. Ramës i duhet dhe një katër vjeçar tjetër për dy gjëra. E para çka është më e rëndësishme, për ti shpëtuar gjykimit nga drejtësia që e mban peng me pushtetin e tij, dhe e dyta për të rrëmbyer atë çka mbetur nga rrënimi pa fund që i ka bërë vendit. Shpresa që ai të ndryshojë diçka në shtetbërje është më e vogël se zero, pra në rast se do kemi Ramën sërish do vijojmë me rritjen çmimesh, largime të atyre që kanë mbetur, me mungesën e shërbimeve dhe me këtë propagandë të bajatshme tash 11 vjet. Me pak fjalë dhe katër vite të tjera në këtë halenë e qelbur do rikthehemi sërish në pikën e nisjes ne vitin 90.

Pastaj ato përrallat që tregon Elisa, Balla, Lali Eri, që vjedhin si derrat nga mëngjesi në darkë, se kush janë pro perëndimorët dhe kush jo,  janë pordhët e aromatizuara që lëshon pushteti për zgjatjen e kësaj amnezie që po e vdes dalëngadalë këtë shoqëri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco