Një shuplakë në formë Z-je, mbi fletën e votimit

Një shuplakë në formë Z-je, mbi fletën e votimit

Nga Nga Poli Hoxha - 03/06/2017

Te kryevepra  e Gëtes, “Fausti”, personazhi me të njëjtin emër i nderuar nga populli i tij sepse kërkonte që ta çlironte nga vargonjtë e injorancës dhe varfërisë njëkohësisht, gjithsesi ishte i pakënaqur me kufizimet që kishte për të ndryshuar realitetin. Por pavarësisht vështirësive, ai ishte i vendosur në rrugën e drejtë. Prandaj e donin dhe ngjallte shpresa të mëdha. Ai ishte idhulli dhe fryma e të nëpërkëmburve, deri në ditën kur Mefistofeli, ose një prej djajve të shumtë që vërtiten në qiell dhe tokë, vuri një bast me Zotin për ta vënë në provë Faustin; se sa i vendosur ishte për të mos devijuar nga rruga e tij.

Në një prej shëtitjeve të përditshme me Vagnerin, Faustit i afrohet dhe nis ti fërkohet te këmbët, një qen “i përvuajtur” rruge. Si idealist dhe shpirtmadh që ishte, ai e merr dhe e fut në shtëpinë e tij. Qeni ishte vetë Mefistofeli, i cili më pas i kërkon Faustit, që nëse do që të jenë përherë bashkë, të nënshkruajnë një Marrëveshje. Sipas saj Mefistofeli zotohej, se do ti shërbente në këtë botë Faustit, për të ndriçuar dhe ndihmuar popullin, kurse ai të bëhej shërbëtori i tij në botën tjetër pas vdekjes.

Pasi Fausti e nënshkroi këtë marrëveshje duke qenë i bindur se po sakrifikonte jetën e dytë, të ardhmen, për hir të së tashmes dhe njerëzve që e adhuronin, Mefistofeli e çoi në një pijetore ku i tregoi në realitet, se çfarë është “jeta e vërtetë”. Se idealet e mëdha janë një lugë bosh, për ëndërrimtarët budallenj.

Pastaj kësaj, Mefistofeli e mori për dore Faustin e trullosur dhe e çoi në bodrumin e pijetores, ku i dha për të pirë eliksirin e jetës, që ai të shijonte sa më gjatë, përfitimet dhe kënaqësitë materiale.

Kjo fabul gjeniale e Gëtes, më është kujtuar shpesh pas marrëveshjes Basha-Rama. Pragmatizmi i asaj marrëveshjeje, që shoqëroi mbylljen e kauzës për zgjedhje të lira dhe rrëzimin e sistemit që ka drobitur këtë vend për 27 vite, të kujton eliksirin e Mefistofelit.

Nuk dihen ende arsyet e vërteta, se përse Basha e piu atë në “bodrumet” e Kuvendit, por një gjë tashmë është e sigurt; përfitimet, të mirat e jetës reale janë të garantuara, kushedi edhe për sa kohë. Lufta tani bëhet, për sasinë dhe cilësinë e shpërndarjes së këtyre “kënaqësive të jetës”. E ardhmja “në parajsë” u shit dhe ata që besonin se “Fausti” do të ndërtonte një digë gjigante për të ndryshuar njëherë e mirë këtë tokë të helmuar nga batakçinjtë, e gjejnë veten si pula të trullosura.

Fryma që shpërndau për 3 muaj rresht “Çadra”, u katandis në betejë listash dhe “hajde debato në TV, po ta mbajti”. Kurse Republika e Vjetër u modifikua, në Republikën e Batutave.

Në pikën e fundit të marrëveshjes u vendos një karrem, për ata “Faust” që janë në dilemë, apo ende refuzojnë të pranojnë, se e gjitha ishte një lojë-pazar.

“Palët premtojnë të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve, për të hartuar: Reformë Kushtetuese; Reformë Zgjedhore, përfshi futjen e teknologjisë elektronike”, thuhet aty.

 Premtojnë? Cilat janë këto pale, që po premtokan? Ato që 24 orë përpara se të shtrëngonin duart, ju përbetoheshin shqiptarëve se do të zhduknin njëri tjetrin nga skena politike, si “e keqja e madhe”?!

Asnjë afat kohor, se kur do të bëhen këto reforma. Zero detaje, se mbi çfarë modeli dhe parimesh do të realizohen.

Kjo mjegull e lënë enkas kështu për thelbin e asaj që bëri popullin të ëndërr ojë, po bën që për herë të parë në historinë plurale të këtij vendi, dita e zgjedhjeve të afrohet nën një atmosferë hutimi dhe zhgënjimi. Beteja e ndryshimeve radikale është katandisur në një skenë, ku dy të mëdhenj kanë vendosur një butak më të vogël në mes dhe po i zhvasin dhjamin, që ja shtuan vetë për 8 vite; për ta rikthyer te palat e barqeve të tyre të stërmëdhenj.

 Pas marrëveshjes Rama-Basha, 45.5% e shqiptarëve (Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Botërore) do të vazhdojnë të jetojnë, edhe për një kohë që nuk i duket fundi, me më pak se 5 dollarë në ditë. Ndërkohë edhe vende si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë në nivele shumë herë më të ulëta të varfërisë, krahasuar me ne që nga ana tjetër jua kalojmë me një shtresë të vogël por tejet të dhjamur, milionerësh. 

Në këtë situatë, dje u shfaq si rrufe në qiell të hapu Koço Kokëdhima, me një propozim për militantët-pula të trullosura, idealistët, skeptikët, të zhgënjyerit dhe dilematikët. Ai jep një alternativë, se si duhet të veprojë populli votues me këtë klasë politike, që vazhdon të tallet pafundësisht.

“Si duhet të veprojnë këta njerëz? I ftoj të gjithë këta qytetarë që shkojnë në zgjedhje të detyruar t’i vënë një Z të madhe fletës së votimit. Një Z që e mbulon gjithë fletën. Ajo Z-ja mund të lexohet në shumë mënyra si p.sh. Zero, Zuzar, Zullumqar, Zagar etj. Dikush tjetër mund ta lexojë si Zorro. Unë ju këshilloj ta lexoni si ZGJIDHJA. Një Z të plotë në fletën e votimit dhe ta bëjnë të pavlefshme atë. Të japin një votë refuzimi dhe një votë proteste”, shpall Kokëdhima një alternativë, që duket se këto ditë po e mendon shumica e shqiptarëve.

Ne do të shtonim; që edhe të fikin telefonat për koordinatorët e partive që kur të qepen nuk të ndahen me oferta si përgërja pas këpuce; të mos dalin fare nga shtëpia, të shohin një film aty me fëmijët, apo ta kthejnë të dielën e 25 Qershorit, në ekskursion relaksues.

Kokëdhima propozon një Z të madhe mbi logot e partive, në fletën e votimit si; Zuzar, Zullumqar, Zagar apo Zorro...Por ajo mund të jetë, edhe M e madhe si Mosmirënjohës, H si Hajdut, K si Kriminelë e të Korruptuar, apo një ZH shumë e madhe, tej e tej faqes si; Zhdukuni.

Sipas shifrave zyrtare të marra nga KQZ, në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vitin 2015-s, morën pjesë vetëm 47 për qind e votuesve, ose rreth 200 mijë votues më pak se në ato të vitit 2013.

Kjo lëvizja e Kokëdhimës; një shuplakë në formë Z-je mbi fletën e votimit në fakt ka kohë që ka filluar nga vetë populli, në mënyrë të paorganizuar. Ata në shumicë, zgjedhje pas zgjedhjesh, refuzojnë në mënyrën e tyre individuale këtë klasë politike.

 Me Z apo ZH mbi fletën e votimit; duke qëndruar në shtëpi, apo duke shëtitur si në një ditë të zakonshme pushimi, ata gjithsesi janë shumica.

Veçse pas 25 Qershorit kjo lloj shuplake duhet numëruar mirë, sepse sipas të gjitha gjasave do të jetë uragan. Kur Rama me Bashën të kujtohen për Kushtetutën e Re, kjo “votë” duhet të përfshihet aty me një nen të thjeshtë:

Zgjedhjet kur më shumë se 50% e votuesve refuzojnë të shkojnë, apo prishin fletën e votimit, cilësohen të dështuara dhe të pavlefshme.

Nuk përfaqësojnë shumicën e popullit dhe pikë!

/SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

SHKODRA05/06/2017 07:23

Durim se po vjen!

krasasi tp04/06/2017 12:56

Tradita, ju e keni sigurisht me brendine, e jo me gjatesine.Kur une qe prej tre vjetesh postoja komente duke qene ne krah te opozites,ju, nuk ju bezdiste as gjatesija e as brendija.Une i bije gjate se jam budalla dhe nuk i koncentroji dot mendimet si ju.Jam ne "profesion" te lire shoku dhe shkruaj si mendoj.Jo partite, por "syri.net" mund te me kufizoj.

Arber04/06/2017 11:27

Kohet e deshperuara kerkojne zgjidhje te deshperuara. Eshte e vetmja gje qe mund te beje ky popull te bojkotoje votimet.

edvin04/06/2017 04:56

100 vjet "pavarsi",100 vjet te veteburgosur!Nuk qeveriset mire nje vend,as si Shqiperia,me lider "Made in Osmanllia";"Made in Italia";"Made in Farnce";Made in Ygoslavia";"Made in China" apo "Made in Pordhikali"!
Bejme mire qe te veteshpallemi protektoriat i USA-s apo i Kuvajtit,se vetem ne keto rrethana,shqiptaret mund te zhdukin egon personale,per pasuri te trashegueshme e te mjaftueshme edhe ne boten tjeter.

Tradita04/06/2017 04:25

Krasas nga Tepelena, beji komentet pak me te shkurtera se nuk kemi nge te lexojme budallalleqet e tua.

Tiku04/06/2017 02:07

Autori Poli Hoxha, me sa e kam ndjekur une ne shume media ku ka shkruar e ka drejtuar, ka mbajtur gjithmone qendrime te forta kunder te gjitha paleve. Ka shkruar zakonisht kunder cdo qeverie. Ketu te Syri vitin e fundit ka bere analizat me te sakta per te zberthyer Rilindjen. Shume kohe me perpara opozites kur kjo flinte gjume. Shkrimet e tij dhe te syrit ne pergjithesi, kane qene baza e artikulimit te Bashes ne Cader. Eshte normale te jene te zhgenjyer si vajten punet dhe kjo ska lidhje me lista e deputetllek. Edhe ideja e refuzimit te ketyre zgjedhjeve eshte ne linjen qe ai dhe syri ka qene gjithmone. Ajo qe ka ndryshuar eshte linja e Bashes. Edhe rama njesoj eshte sic ka qene dhe ashtu paraqitet edhe ne kete shkrim...kthjellohuni, urime autorit.

krasasi tp03/06/2017 20:06

O Tradita.Po cfare thua o tu befsha.Po pse amerikanet e detyrojne L.Bashen te beje qeveri te perbashket me E.Ramen.Amerikanet vleresuan PD per dekriminalizimin, antikanabizimin dhe luften kunder korrupsionit dhe rekomanduan futjen ne zgjedhje se ne te kundert Ne "do ti njohim zgjedhjet".Po pse amerikanet i thane z.Basha te beje nje liste per deputet pa pj..ur per "njeri" mjafton qe ate ta miratoj z.Rama.Po pse amerikanet e instruktojne z.Basha qe ashtu si ne 2008, te komplotojne kunder LSI dhe te bejne ndryshime ,per ta definuar Reformen ne Drejtesi ne nje seksion te te dy te medhenjve e per te rujt b...en e tyre e klientelat respektive.Qeveri PS+PD si ne Gjermani, ha..ha..ha,per te realizuar Jugosllavine e RE me Shqiperine aneks ku "miqte" serbe do na mesojne se si te ndertojme shtet, ne shkembim te nja dy rrugeve qe do ti financojne flekeshtejnet, vlautinckat e kocijancinckat e vari lesht ketij projekti.Ketij projekti do ja japin shuplaken e pare vlonjatet, duke e lene z.Rama i listuar i 6-ti , jashte parlamentit shqiptar.Jam shume kurioz te shikoj nese z.Rama do mbledh grate dhe vajzat e Vlores dhe ashtu si u shpreh ne nje takim ne nje qytet, e tu thote "sdi nga ti hedhesh syte me pare", fasadat dhe batutat nuk do ta mundesojne krijimin e nje qeverije fasade.Vlonjatet shajne babain nga nena, po tu shesesh po...dh, e po tu mundohesh tu shesesh sapunin per djath.

Lesh Arapi03/06/2017 18:12

Ky Kokedhima si ka mbiemrin mut nxjerr nga goja.....

Demokrati03/06/2017 17:59

Ah keto listat! Te gjithe keta opinionistet nuk po kuptojne se cfare po ndodh. Jane te coroditur. Kane mbetur shume mbrapa. Kujtonin se duke shkruar ne perkrahje te ndonje partie, do te futeshin ne listat per deputete te asaj partie. Ah keto listat! Na i terbuan opinionistet. E ka mire Basha qe kerkon ti zhduke keto listat e qelbura me kushtetute. Nese duan opinionistet te behen deputete le te provojne sa u vlen lekura e te zgjidhen nga populli e jo nga listat e kryetareve.

Soll Lili03/06/2017 17:23

Ik beji shurren baçes(LSI) tani. Heren tjeter ne liste edhe ti

KOMENTUESI03/06/2017 17:03

Nje sugjerim per shokun Poli : Ne se e ke tendin " prpozimin " e " Z " ne fleten e votimit , ngrihu heret ne mengjez , shko e voto i pari , fotokopjoje fleten tende te votimit , postoje ne " F "qe te jeshe i besueshem per ate qe thua , sepse mos po ben sic thote nje fjele e urte : " Beni sic them une e mos beni si bej une " Per " shkelje te ligjit , ja vlen te " denohesh " per " KAUZEN "e madhe " qe po mbron , sepse ne kete menyre do te mbahesh mend si Don Kishoti i shkullit 21.

Tradita03/06/2017 16:54

eshte e pakuptueshme se sa shpejt ndryshoj politika editoriale pas publikimit te listave ne kete gazete qe ishte me opoziten. Puna juaj. Sa per marreveshjen Basha ishte i detyruar nga amerikanet. Kot maskoheni pas saj. Dikush nga ju ose disa nuk jane ne lista per deputet. Kjo eshte e gjitha. Politika dhe interesi nuk eshte vetem deputetlleku se 50-60 jane te shkretet. Politika eshte shume me e gjere.

Jana03/06/2017 16:50

"...Ku is he zotrote bej efendi...''a besohet ''vllau''Koco???

tosi03/06/2017 16:23

autori drejt e ka ,por harron se ne votim mund te mos shkojne ose te prishin fleten e votimit ne pergjithsi ata qe kane mbeshtetur te djathten dhe qe jane zhgenjyer,kurse ata qe kane mbeshtetur te majten shkojne ne zgjedhje si ne kohen e komunizmit .pevc kesaj ka mundesi qe nje pjese e te zhgenjyerve te pd mund te vazhdojne te shkojne te votojne per lsi sic bene ne zgjedhjet e fundit

Miri03/06/2017 16:18

Poli nuk e di arsyen e vertete ??? Po qe presioni amerikan mbi Bashen o Pol . O Poli shume mire po e ndihmon ramen dhe meten .

Muzapopullore03/06/2017 16:13

E hidhur po e vertetë. Këto zgjedhje duhen perfundimisht te behen te pavlefshme.

Jimmy !03/06/2017 16:10

Me duket se propagandon Kocon , mundesh por beje ndershmerisht e jo me Faust !

Muzapopullore03/06/2017 16:00

E hidhur po e vertetë. Këto zgjedhje duhen perfundimisht te behen te pavlefshme.

Artion03/06/2017 15:48

Bravo! Duhen refuzuar dhe prishur flete e votimit. Koha ka vertetuar se ky popull nuk ngrihet. Te pakten te "protestoje" duke ndejtur ne divan me femijet dhe mos perdoret me si kavje nga miliarderet e politike.

Shto koment

Denonco