Krimi i paramenduar në mes të ditës

Krimi i paramenduar në mes të ditës

Nga Edith Harxhi - 29/05/2024

Miq,

Në rradhë të parë lutem për shëndetin e Prof. Sokol Mëngjesit dhe jam pranë tij dhe familjes së tij në këto momente.

Dhuna ndaj Profesor Sokol Mëngjesi, Avokat i Liderit të Opozitës Z. Sali Berisha është një krim i paralajmëruar që prej goditjes ndaj Z. Berisha në Dhjetor 2022.

Ky është krim i paramenduar në mes të ditës, në mes të Tiranës, në zonën që gëlon nga qytetarët dhe pranë kopshtit të fëmijve, për të ndjell frikën dhe panikun tek qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ata që kundërshtojnë drejpërdrejtë ose tërthorazi Qeverinë dhe Edi Ramën në krijimin e diktaturës neo-komuniste në Shqipëri.

Ajo çfar ka ndodhur sot me avokatin e nderuar mund të ndodhë nesër me secilin prej nesh.

Ashtu siç është vepruar në kohën e Diktaturës së mërpashme me drejtësinë popullore dhe vendime ndalimi pa gjyq dhe akuzë ligjore, po veprohet edhe sot ndaj Liderit të

Opozitës me mbajtjen e tij në arrest politik.

Sulmi ndaj opozitës i nisur prej majit 2017 që më pas kulmoi në shtator 2021 dhe më pas delegjitimimi i Partisë më të madhe opozitare në vend, si dhe arrestimi politik i udhëheqësit të saj, dhunimi fizik dhe verbal i opozitarëve, dhunimi brutal i zgjedhjeve si dhe kapja e drejtësisë nga Partia shtet, kanë vetëm një pikësynim, shfarosjen e çdo lloj opozitarizmi në vend.

Kjo është tashmë alarmante pasi me të njëjtat mjete, mafia e lidhur me politikën, si më parë në jug të Italisë apo aktualisht në Meksikë dhe Ekuador, po mundohet të ndjellë panik nëpërmjet likuidimit fizik të njerëzve pranë opozitës.

Për këtë arsye duhet të reagojmë masivisht dhe fizikisht dhe të përballemi me krimin.
Kjo nis pikë së pari nga Opozita e cila duhet të frymëzojë dhe të ndjellë besimin tek qytetarët.

Prandaj në kushtet aktuale duhet një ridemensionim dhe riformatim i opozitës, me njerëz që nuk ndjellin mëri dhe mosbesim, jo me njerëz me dy fytyra që duan të shohin vetëm interesin personal dhe larg çdo artifice që synon bashkimin me ata të cilët nuk e duan atë por e përdorin si trompolinë për më tej apo për të rritur kuotat nëpër dyer ambasadash.

Partia Demokratike e Shqipërisë, Kryesia, Këshilli Kombëtar, Grupi i saj parlamentar dhe partitë aleate, duhet të dalin me një Rezolutë për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të Liderit të Opozitës dhe për ti dhënë një ultimatum KM-së të ndalë në mënyrë të menjëhershme dhunën dhe diktaturën e re ndaj shqiptarëve, në të kundërt radikalizimi i situatës do të jetë i pashmangshëm.

Kështu ulën kokën shqiptarët në ‘45-ën duke menduar se ai rregjim nuk do të zgjaste, madje indiferenca popullore edhe atëherë ndaj krimeve ishte ajo që vendosi rregjimin afatgjatë.

Ne duhet të ngrihemi në lartësinë e detyrës që na besuan shqiptarët me përkrahjen ndaj Rithemelimit dhe më tej dhe të rikthjemë sigurinë në vend, shpresën dhe besimin. Kjo nuk bëhet më thjeshtë me votë, FB, deklarata boshe në parlament.

Revoltë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco